GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

A do të kandidojë për deputete? Malltezi: Mund ta bëj si reagim

22:59 - 23/09/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
A do të kandidojë për deputete? Malltezi: Mund ta bëj si reagim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për “Drejt” nga Luan Rama, Argita Malltezi Berisha tha se njeriu duhet ta provojë vetën në raport me votuesit kur u pyet nëse do të kandidojë për deputet.

Ajo shtoi se momentalisht nuk kam asnjë ambicie për tu futur në politikë dhe se sigurisht që politika ka qenë pjesë e saj gjithmonë.

Malltezi: Kam thënë një gjë, që nuk kam në plan të garoj vetëm nëse do ta bëj këtë si një reagim. Pastaj unë jam dhe mendoj se njeriu duhet ta provojë vetën në raport me votuesit. Nuk e di se si funksionin me detaje dhe nuk kam asnjëlloj kompleksi në këtë aspekti.

Më nderon kjo luftë dhe ambicia që mund të  marr. Momentalisht nuk kam asnjë ambicie për tu futur në politikë. Sigurisht që politika ka qenë pjesë e imja gjithmonë. Unë mbetem aktiviste e PD-së. Çështja e angazhimit në politikë do ta marrë kur me qetësi të plotë.

Ajo u shprej se në dosjen Partizani prokurorët kanë falsifikuar dokumente.

Malltezi: Së pari jo vetëm Rama në asamblenë e PS-së, në prill dhe në maj të 2022 por më herët dhe më vonë Juri Kim dhe Escobar kanë bërë thirrje për të njëjtën gjë, ndërkohë që kanë premtuar që do sillnin provat.

Qartazi provat nuk i kanë sjellë se prova nuk kanë. Ky hetim nisi me kallëzim të rremë të Taulant Ballës.

Kjo çështje nuk ka një fakt penal. Është një çështje që është montuar duke falsifikuar dokumente.

Në momentin që prokurori falsifikon dokumente bëhet e pabesueshme për tjetrin.

Se ky është krim i rëndë, falsifikimi i një dokumenti zyrtar. Të falsifikosh një dokument tjetër për ta future në akuzë ky është dyfish krim.

Padisktuim prokurorët kanë falsifikuar dokumenta. Aludojnë se kam blerë shtëpi në Gjermani, por nuk është e vërtetë.

Gjithë jetën, Jamarbëri dhe unë nuk kemi bërë biznes por kemi blerë apartamente dhe i kemi dhënë me qera dhe nga këto i kemi nxjerrë të ardhura. Nuk kam blerë shtëpi në Gjermani.

Burimi i parave ka qenë krejtesisht të deklaruara, i kam çuar me bankë. Të gjitha këto janë blerje që ka bërë Jamarbëri me të ardhurat e tij.

Vite më parë I kam bërë një shkresë ILDKP kur nuk kishte lindur ky problem ku e pyesja nëse isha e detyruar të deklaroja pasurinë e bashkëshortit dhe përgjigja ishte jo dhe keni deklaruar në rregull deri tani.

Unë kam deklaruar rregullisht burimin e të ardhurave të mia.

E bën politike manipulimi dhe falsifikimi.

Hetimi është i plotë dhe kjo duket nga aktet që kanë bërë. Kanë çuar letra për pasuritë e fëmijëve të mi që në ‘94 ndërkohë vajzën e madhe e kam të ditëlindjes ’96. Kanë çuar letra kudo ku kanë mundur.

Argita Malltezi Berisha tha se është e vërtetë që qëndrimi që ka pasur PD-ja është se zgjedhje të lirë me Ramën nuk ka

Malltezi: I besoj votës së shqiptarëve kur i jep vota edhe pa pasur logo dhe nën pushtetin e bandave, apo pa komisionerë e emër, pa pasur financime për zgjedhje. Votës së shqiptarëve që i arrin me gjithë presionin e bandave që janë të filmuara për vjedhjen e zgjedhjeve.

Është e vërtetë që qëndrimi që ka pasur PD-ja është se zgjedhje të lirë me Ramën nuk ka. Prandaj kemi kërkuar qeveri teknike para zgjedhjeve.

Aho tha se krerët e qarqeve në PD janë si vendime që janë marrë në kushte kur pushteti bëri çdo gjë për të goditur PD-në.

Mallatezi: Sa u takon të emëruarve në qarqe sigurisht që vendimmarrja në PD është prezente. Këto janë vendime që janë marrë në kushte kur pushteti bëri çdo gjë për të goditur PD-në. A ishte bashkimi, me gjithë këto figura që mund të mos jenë të gjithë të pëlqyeshëm, a ishte bashkimi gjëja më e mirë për PD-në? Sigurisht që ishte!

Etiketa: Argita MallteziKryesore1

Lajme të lidhura

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë
Aktualitet

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26
SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar
Botë

SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

22:25 - 17/01/26
Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

22:24 - 17/01/26
Para
“Ka tradhtuar kombin”, pastor Pano kundër projektit për krijimin e Shtetit Bektashi

“Ka tradhtuar kombin”, pastor Pano kundër projektit për krijimin e Shtetit Bektashi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë
Aktualitet

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26

Një 42-vjeçar është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim...

Lexo më shumë
SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

22:25 - 17/01/26
Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

22:24 - 17/01/26
Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

21:31 - 17/01/26
Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

21:06 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com