GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

A do të kandidojë për Tiranën? Alimehmeti: Gara e vërtetë e PD në 2027, objektiv të mos jetë karrigia

22:29 - 11/09/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
A do të kandidojë për Tiranën? Alimehmeti: Gara e vërtetë e PD në 2027, objektiv të mos jetë karrigia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilir Alimehmeti ka folur rreth përbërjes së kabinetit të ri qeveritar që u prezantuar mesditën e së mërkurës nga kryeministri i njohur. I ftuar në A2 Alimehmeti u shpreh se nuk priste asnjë risi nga kabineti i ri, pasi mandatet e mëparshmë të Ramës kanë treguar se i komandon ai të gjitha. Më tej, Alimehmeti foli dhe për zgjedhjet që pritet të mbahen për bashkinë e Tiranës dhe mundësinë që ai të jetë kandidati i opozitës përballë Ogerta Manastirliut të shpallur sot nga kryeministri në Asamblenë e Përgjithshme të PS.

“Pak rëndësi ka kush emër është ministër, Rama i komandon të gjitha. Pastaj janë dhe zëvendësit. Edhe me ligjin e ri, firmat e vejnë drejtorët. Pamë dhe reagimet që askush nuk dinte asgjë. Vota politike ka rënë. Gjysma e ministrave duhet ta dinin ku ishin. Ky është një format bëje mirë bëje vetë. Kemi një situatë kur kryeministri e la Tiranën në ilegjitimet dhe nuk e shkarkoi një kryetar bashkie që u fut në burg, kështu e ka ligji.

Ai i dha urdhër këshillit bashkiak që të nisë procedurat. Ligjin duhet ta interpretojë gjykata. Këshilli Bashkiak propozon, nuk e bëri sepse priste ok e Ramës. Çfarë i ndryshoi Ramës sot që e shkarkoi, ndryshoi ndonjë akuzë, jo. Erdhi ndokush nga jashtë? Do flasim dhe ne brenda për brenda. Do kemi dhe ne forumet tona ku do të diskutojmë. Unë nuk flas asgjë përpara se të diskutoj në shtëpi. Besoj se dhe Berisha është me këtë qëndrim që në fillim diskutohet në shtëpi. Unë nuk punoj për lajme,” tha Alimehmeti.

 

“A ka bërë gabime Partia Demokratike? Patjetër që ka bërë. Një parti që bën gabime ndëshkohet, një parti që bën mirë meriton më shumë. Por të mos kujtojmë se çfarë ka bërë PS-ja. 48 përqind kanë marrë pjesë në votime, nga ato 52 përqind me ashtu siç i ka bërë zgjedhjet dhe për këtë do të flasim me raportin përfundimtar të OSBE/ODIHER.

Kur të vijë, do të kuptojmë se është diku 24-25përqind, me para, me diasporën, me të gjitha. Është pakicë e pakicës. Kryeministri del thotë në televizor mos dilni me votu, duke minuar themelin e demokracisë”, tha Alimehmeti.

“Qeveria e re, bëje mirë, bëje vet”, Alimehmeti zbulon nëse do të garojë për Tiranën 

Demokrati Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në “Off the Record” me gazetarin Andrea Dangllin, ku foli rreth përbërjes së kabinetit të ri qeveritar që u prezantuar mesditën e së mërkurës nga kryeministri i njohur.

Mjeku i njohur u shpreh se nuk priste asnjë risi nga kabineti i ri, pasi mandatet e mëparshmë të Ramës kanë treguar se i komandon ai të gjitha.

“Pak rëndësi ka kush emër është ministër, Rama i komandon të gjitha. Pastaj janë dhe zëvendësit. Edhe me ligjin e ri, firmat e vejnë drejtorët. Pamë dhe reagimet që askush nuk dinte asgjë. Vota politike ka rënë. Gjysma e ministrave duhet ta dinin ku ishin. Ky është një format bëje mirë bëje vetë”, tha Alimehmeti.

Më tej, Alimehmeti foli dhe për zgjedhjet që pritet të mbahen për bashkinë e Tiranës dhe mundësinë që ai të jetë kandidati i opozitës përballë Ogerta Manastirliut të shpallur sot nga kryeministri në Asamblenë e Përgjithshme të PS.

“Kemi një situatë kur kryeministri e la Tiranën në ilegjitimet dhe nuk e shkarkoi një kryetar bashkie që u fut në burg, kështu e ka ligji. Ai i dha urdhër këshillit bashkiak që të nisë procedurat. Ligjin duhet ta interpretojë gjykata. Këshilli Bashkiak propozon, nuk e bëri sepse priste ok e Ramës. Çfarë i ndryshoi Ramës sot që e shkarkoi, ndryshoi ndonjë akuzë, jo. Erdhi ndokush nga jashtë? Do flasim dhe ne brenda për brenda. Do kemi dhe ne forumet tona ku do të diskutojmë. Unë nuk flas asgjë përpara se të diskutoj në shtëpi. Besoj se dhe Berisha është me këtë qëndrim që në fillim diskutohet në shtëpi. Unë nuk punoj për lajme”, deklaroi mjeku i njohur në A2 CNN.

“Sa për ta korrigjuar pak zotin Qafoku, se tha është Këlliçi më i votuari, por në fakt është zonja Tabaku më e votuara në zgjedhjet e 11 majit. Ai nuk është votuar se ishte në listë të mbyllur. Në listë të hapur është zonja Tabaku. Atëherë i bie që të gjithë drejtuesit politikë janë të parët, por sa i përket votave është Tabaku”.

Kështu u shpreh në emisionin Off the Record nga Andrea Danglli në A2 CNN, Ilir Alimehmeti, ish-kandidat për deputet nga radhët e PD-së. Ai tha më tej se PD ka bërë gabime, por sipas tij, problemi qëndron te vjedhja që ka bërë Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

“A ka bërë gabime Partia Demokratike? Patjetër që ka bërë. Një parti që bën gabime ndëshkohet, një parti që bën mirë meriton më shumë. Por të mos kujtojmë se çfarë ka bërë PS-ja. 48 përqind kanë marrë pjesë në votime, nga ato 52 përqind me ashtu siç i ka bërë zgjedhjet dhe për këtë do të flasim me raportin përfundimtar të OSBE/ODIHER.

Kur të vijë, do të kuptojmë se është diku 24-25përqind, me para, me diasporën, me të gjitha. Është pakicë e pakicës. Kryeministri del thotë në televizor mos dilni me votu, duke minuar themelin e demokracisë”, tha Alimehmeti.

 

Për Alimehmeti, opozita do e ketë të vështirë të organizohet për këto zgjedhje për shkak të kohës së shkurtër, teksa shtoi se subjekti ku ai merr pjesë duhet të riorganizohet sa më shpejt.

Alimehmeti gjithashtu shtoi se objektivi i opozitës nuk duhet të jetë karrigia por suksesi i forcës.

“Gara e vërtetë politike e PD është 2027. Jo se nuk kanë rëndësi zgjedhjet e parakohshme. Por që të bësh riorganizim do kohën e vet. Bajrami Begaj kaq priste dhe dekreton zgjedhjet dhe për 45 ditë je në fushatë. Koha mungon këtu.

Të gjitha strukturat në prill maj hyjnë në proces votimi. Ka pas një ndarje mes trupës në parlament dhe trupën që organizon forcën politike. Duhet të ketë një trupë të veçantë që merret me riorganizimin. Nuk mendoj se do ketë një parlament të lehtë këto vite.

Po nuk bëmë riorganizimin në zgjedhje nuk hyjmë të përgatitur. Objektiv nuk duhet të jetë karrigia, por mundësia për të pasur shansin e suksesit”, tha Alimehmeti

 

Etiketa: Ilir AlimehmetiKryesore1

Lajme të lidhura

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Para
“Më vdiq djali nga kokaina”, rrëfimi prekës i ish-trajnerit të Partizanit

“Më vdiq djali nga kokaina”, rrëfimi prekës i ish-trajnerit të Partizanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se...

Lexo më shumë
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com