GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A do të rritet çmimi i energjisë? Ja çfarë thotë Balluku

16:33 - 31/05/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasi përhapi panik, Balluku: Nuk i kemi detyruar qytetarët të kursejnë energji
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria nuk po planifikon asnjë rritje të çmimeve të energjisë elektrike.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një intervistë për A2 CNN, ka reaguar pas akuzave për planifikimin e një shtrenjtimi të tarifave, si pamundësi e buxhetit për të përballuar rritjen e pagave.

“Kryeministri nuk tha që do të diskutohet tarifa, pasi tarifën ne e kemi deklaruar në vitin më të zi për energjinë në mbarë botën, 2022, dhe treguam që ndryshe nga vendet e tjera europiane tarifa familjare dhe për bizneset e vogla dhe të mesme nuk u prek. Dhe kur nuk u prek vjet, imagjinoni sa mund të preket sivjet”, deklaroi Balluku për A2 CNN.

Zv/kryeministrja deklaroi se me ardhjen e sezonit veror, situata energjetike përkeqësohet për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit që mbështeten mbi prodhimin nga hidrocentralet. Ky moment, do të shtyjë qeverinë të nisë një analizë të situatës dhe të shqyrtojë nëse do të aplikojë fashat. Edhe pse sipas Ballukut, të gjithë treguesit flasin për një probabilitet të ulët që kjo të ndodhë.

“Pavarësisht se kemi pasur prurje të mira, sot e kemi 296 metra nivelin e Fierzës, por nga ana tjetër, dihet që gjatë verës e gjithë zona e Ballkanit perëndimor fillon të vuajë sa i përket prodhimit të hidrocentraleve. Dhe kryeministri tha diçka që e kemi thënë edhe një vit më parë, që nëse kemi një moment vështirësie, do të na duhet të rishikojmë dhe të analizojmë çështjen e fashës. Në rast se tregu energjetik do të fillojë prapë të aplikojë çmime të çmendura. Por gjasat janë që këtë vit të jetë i qëndrueshëm”, tha Balluku.

Pesë ditë më parë, gjatë seancës parlamentare, Kryeministri deklaroi se me ardhjen verës konsumi do të rritet dhe do të duhet të rihapim diskutimin e fashës përsa i takon energjisë.

Deklarata e Ramës u komentua si një paralajmërim për rritjen e çmimit të energjisë për kilovatët që do të harxhoheshin nga konsumatorët mbi fashën.

Por duket se ky paralajmërim i Ramës më shumë ishte një presion ndaj qytetarëve për të mos shtuar konsumin e energjisë, edhe pse nuk në Shqipëri nuk ka alternativa të tjera.

Çmimi i blerjes së energjisë në bursat pranë Shqipërisë varion sot nga 76 deri në 100 euro për megavat orë, teksa një vit më parë çmimi më i ulët niste nga 208 euro për njësi.

Etiketa: Ballukucmimienergjia

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Admirali Munsch zbarkon në Kosovë, jep porositë për veriun

Admirali Munsch zbarkon në Kosovë, jep porositë për veriun

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com