GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

A do të ruajnë demokratët shumicën? SHBA drejt zgjedhjeve për në Kongres

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
A do të ruajnë demokratët shumicën? SHBA drejt zgjedhjeve për në Kongres
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka mbetur vetëm një javë deri në zgjedhjet për Kongresin në Shtetet e Bashkuara. Ato do të përcaktojnë nëse demokratët ruajnë shumicën ose nëse republikanët marrin drejtimin në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi, disa çështje të brendshme — përfshirë të drejtën për abort — janë në mendjen e shumë votuesve.

Votimi i hershëm është duke u zhvilluar në shumicën e Shteteve të Bashkuara përpara zgjedhjeve të tetë nëntorit. Javën e kaluar, presidenti Joe Biden dhe mbesa e tij Natalie votuan në shtetin Delaëare. Shumica e shteteve konsiderohen të sigurta për kandidatët në pushtet, duke lënë vetëm një pjesë të vogël shtetesh, për të përcaktuar balancën e pushtetit në Uashington. Xhorxhia është në mesin e atyre shteteve…ku Senatori demokrat Raphael Ëarnock është në një garë të ngushtë me ish-yllin e futbollit Herschel Ëalker. Ashtu si në shumë gara këtë vit, e drejta për abort, mbetet shqetësim i madh.

“Ju e dini, unë jam i krishterë. Besoj në jetë. Dhe u them njerëzve këtë: Xhorxhia është një shtet që respekton jetën dhe unë do të jem një senator që mbron jetën”, thotë kandidati republikan Herschel Ëalker.

Dy gra kanë akuzuar kandidatin Ëalker se ka paguar për to për të kryer procedurën. Senatori Ëarnock thotë se qeveria nuk ka nevojë të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes.

“Dhoma e pacientit është shumë e vogël për një grua, mjekun e saj dhe qeverinë amerikane. Ne jemi dëshmitarë të asaj që ndodh kur politikanët – shumica e tyre burra – marrin vendime për pacientët”, thotë senatori Ëarnock.

Demokratët kanë frikë se po e humbasin Xhorxhian, pasi një mikrofon i hapur kapi së fundmi udhëheqësin e shumicës në Senat, Chuck Schumer, duke i thënë Presidentit Biden se partia e tyre rrezikon të humbasë në këtë shtet. Udhëheqësit republikanë thonë se kanë gjasa të mira për të fituar.

“Mendoj se demokratët do të kuptojnë më tetë nëntor se inflacioni i lartë, krimi i lartë dhe kufijtë e hapur nuk janë ato që dëshiron publiku amerikan. Shpresoj se republikanët do të miratojnë një legjislacion të mirë dhe Joe Biden do ta nënshkruajë atë”, thotë senatori republikan Rick Scott.

Demokratët thonë se e drejta për abort, të cilën Partia Republikane e kundërshton gjerësisht në një sërë rrethanash, do t’i shtyjë votuesit në qendrat e votimit dhe do të ndihmojë në mbajtjen e partisë së tyre në pushtet.

“Aborti është një çështje vërtetë e madhe dhe ka të bëjë me liritë tona themelore – kush e merr vendimin? Një grua dhe mjeku i saj, apo politikanë në Uashington?” thotë kandidatja demokrate për në Senat, Cheri Beasley.

Historikisht, partia e një presidenti në detyrë humbet dhjetëra vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një pjesë të vogël në Senat… mjaftueshëm për të ndryshuar balancën e pushtetit në Uashington nëse kjo prirje vazhdon. /Voa/

Etiketa: kongresiSHBAZgjedhjet

Lajme të lidhura

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran
Botë

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

09:44 - 30/10/26
Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima
Botë

Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima

10:39 - 28/10/26
Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut
Botë

Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

22:42 - 27/10/26
Para
“I bëra propozim grupit të Berishës”, Bardhi zbulon detajet: Më jepni edhe 24 orë kohë

“I bëra propozim grupit të Berishës”, Bardhi zbulon detajet: Më jepni edhe 24 orë kohë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen ‘porositë’ e Ramës
Aktualitet

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen ‘porositë’ e Ramës

11:51 - 30/10/26

Ka përfunduar pas rreth 1 orë e 30 minutash mbledhja e socialistëve, e zhvilluar në Kryeministri. Raportohet se në fokus...

Lexo më shumë
Ndahet nga jeta diplomati i njohur dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

Ndahet nga jeta diplomati i njohur dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

11:37 - 30/10/26
Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetë të tjerë të PD nga seancat

Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetë të tjerë të PD nga seancat

11:26 - 30/10/26
“Veliaj, me 4 akuza të rënda”, Muçollari akuza SPAK-ut

Muçollari: Njerëzit tashmë janë të gatshëm të përballen, për të larguar Ramën një orë e më parë

11:22 - 30/10/26
Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

11:05 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com