GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A duhej SPAK t’i drejtohej Kuvendit për masën e sigurisë ndaj Berishës? Ja ç’thonë avokatët

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shantazhonte bizneset, SPAK mbyll hetimet për inspektorin shëndetësor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” ndaj Sali Berishës dhe marrja e pasaportës duke i hequr mundësinë për të lëvizur jashtë vendit, i ka ndarë në dy kampe juristët dhe avokatët.

A do duhet që procedura të kalonte nga Kuvendi, cilit nen i është referuar GJKKO… Këto pyetje janë ngritur në opinionin publik, ndërsa në emisioni “Debat” në A2 CNN, Isuf Shehu, avokat dhe jurist ka sjellë në vëmendje dy nene të Kushtetutës, për rastin Berisha, nenin 27 dhe 72 që kanë të bëjë me heqje lirie dhe kufizim lirie dhe ka argumentuar se ky qëndron ndryshimi mes tyre.

“Lidhur me nenin 27 që flet për lirinë personale të individit, që do të thotë që në situatën ku ndodhet Berisha, interpretimi nenit 72 mund të jetë objekt i shqyrtimit dhe i vlerësimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Unë e konsideroj me nenin 27, të Kushtetutës, që ka të bëjë me kufizimin e lirisë personale, pra izolimi, arrestimi në shtëpi, ndalimi mund të konceptohet si liri, si cenim i lirisë, por që në të tilla raste interpretimet mund të jetë si precedent krahasimore për të përcaktuar se çfarë përcakton lirinë, në kuptim të nenit 72 lidhur me pozitën e subjektit, që është përfaqësuesi i publikut në Kuvend.

Nëse flasim për nenin 72, thuhet se nuk mund të kufizohet liria çfarë do lloj forme, ka një sërë lirish, por duke parë kontekstin e nenit 72, unë e shoh të lidhur me nenin 27 që flet me lirinë personale, me ndalimin, arrestimin. Liria e personit nuk mund të kufizohet përveç se në rastet e mëposhtmeve, në rast se është dënuar me burgim, për moszbatimin e urdhrave të gjykatës. Ka precedentë, dhe vendime të tjera gjykate në vende të tjera duke pasur cilësinë e subjektit dhe me kuptim të lirisë në bazë të nenit 72, ne mund të kuptojmë ficka më të gjerë, si liria e lëvizjes jashtë shtetit, për të ushtruar funksionet e veta, pra nuk bëhet fjalë vetëm për lirinë personale”, tha Isuf Shehu, avokat dhe jurist.

Nga ana tjetër Julian Kola, avokat tha me bindje se për sa kohë që është një masë “Detyrim Paraqitje” nuk ka pse GJKKO t’i drejtohet Kuvendit, Do duhet të kishte vepruar ndryshe në rast se do të kishte një masë më të fortë si arresti me burg, por në rastin konkret, sipas tij nuk gjen arsye se përse procedura të niste nga Kuvendi.

“Duke u nisur nga cilësia e subjektit, ish president, kryeministër dhe kryetar i opozitës, dhe duke interpretuar dispozitat, mendoj që kufizimi i lirisë apo vendimi i GJKKO nuk ka pse t’i drejtohet Kuvendit, për detyrim paraqitje sepse nisur nga interpretimi individual, nuk kemi të bëjmë me kufizim të lirisë, por të lëvizjes, se nëse ne e detyrojmë që të qëndrojmë në një vend brenda masave shtrënguese, është një masë që për momentin nuk ka nevojë që t’i drejtohet Kuvendit. Ligji parashikon heqjen e lirisë ose kufizimin e lëvizjes, juridikisht nuk janë e njëjta gjë. Kuvendi duhet të marrë në shqyrtim vetëm nëse i është hequr liria, por i është kufizuar”, tha ai në A2 CNN.

Aktualisht Sali Berisha është nën masën detyrim paraqitje dhe nuk mund të largohet nga vendi në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Sipas SPAK, ish-kryeministri me veprime konkrete ka ndikuar në miratimin e ligjeve apo akteve nënligjore të cilat u përshtatën me kërkesat e 5 pronarëve, mes të cilëve përfitues ishte dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Etiketa: avokatetberishaSpak

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Para
U nxorr jashtë salle, avokati i Berishës: Ja si qëndron e vërteta

U nxorr jashtë salle, avokati i Berishës: Ja si qëndron e vërteta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com