GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

A duhen transmetuar live gjyqet ndaj Donald Trump?

18:50 - 10/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykatësi refuzon të bllokojë hetimin zgjedhor ndaj Donald Trump

Former US president Donald Trump appears in court at the Manhattan Criminal Court in New York on April 4, 2023. - Former US president Donald Trump arrived for a historic court appearance in New York on Tuesday, facing criminal charges that threaten to upend the 2024 White House race. (Photo by Steven HIRSCH / POOL / AFP) (Photo by STEVEN HIRSCH/POOL/AFP via Getty Images)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shumë shtete në SHBA lejojnë transmetimin e seancave nga salla e gjyqit, por gjykatat federale nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Disa ligjvënës amerikanë po përpiqen ta ndryshojnë këtë gjë për gjyqet e pritshme federale të ish-presidentit Donald Trump.

Transmetimi në televizion i gjyqeve të ish-presidentit amerikan Donald Trump, do të ngjallte interes masiv.

Por meqenëse kamerat janë të ndaluara në gjykatat federale, skicat nga seancat janë të vetmet që përshkruajnë paraqitjet e tij të fundit në Uashington dhe Majami.

Ndryshimi i rregullave kundër procedurave televizive do të ishte një proces kompleks, por disa ligjvënës demokratë dhe madje edhe avokati i zotit Trump, John Lauro, argumentojnë se kamerat në gjykatë do të përmirësonin transparencën.

Por disa të tjerë, përfshirë bordin editorial të gazetës The Wall Street Journal, druhen se prania e kamerave mund të ndikojë negativisht në procedurat e gjykimit. Ish-prokurori federal Mark MacDougall është dakord.

‘Mendoj se bëhet fjalë për ndikimin që mund të ketë tek pjesëmarrësit në gjyq, gjykatësit, avokatët, dëshmitarët e kështu me radhë’, thotë ai.

Të tjerë argumentojnë se në politikën tejet të polarizuar të Amerikës, ku debatohet edhe për faktet bazë, transmetimi me kamera mund të jetë kritik për llogaridhënien, siç thotë analisti politik Calvin Dark.

‘Nëse nuk ka kamera në sallën e gjyqit, ekziston mundësia e keqinformimit ose dikush që ndodhet në sallën e gjyqit mund të keqinterpretojë ose të nxjerrë jashtë kontekstit atë që po ndodh në të vërtetë.’

Zoti Trump do të jetë kandidat presidencial kur të dalë në gjyq. Eksperti i shkencave politike, Dean Lacy thotë se është e vështirë të parashikohet se si do të ndikonte transmetimi televiziv në popullaritetin e tij.

‘Kjo mund të mobilizojë përkrahësit e tij dhe t’i japë atij kohë televizive falas në mes të zgjedhjeve brenda partisë. Por mund të kthehet edhe në dizavantazh.

Ai mund të inkriminojë veten, mund të humbi reputacionin mes të pavarurve, ndoshta mes disa prej mbështetësve të tij kryesorë’, thotë ai.

Pothuajse të gjitha shtetet lejojnë kamera në sallat e gjyqit. Raste të profilit të lartë si gjyqi i O.J. Simpsonit nën akuzat për vrasje, apo ai ndaj oficerit të policisë Derek Chauvin për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd, u transmetuan drejtpërdrejt.

Një aktpadi e re ndaj ish-presidentit Donald Trump për akuza të lidhura me zgjedhjet pritet në fund të kësaj jave në Xhorxhia, ku kamerat lejohen në sallat e gjyqit nëse gjykatësit e miratojnë një gjë të tillë.

Etiketa: Donald TrumpGjyqetSHBA

Lajme të lidhura

Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte
Aktualitet

Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

21:06 - 08/02/26
Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha
Breaking Views

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

20:35 - 08/02/26
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryeministri Mickoski: Nëse ka kërkesa që të jepet në gjuhën shqipe, duhet të lejohet
Breaking Views

Provimi i Jurisprudencës, reagon kryeministri Mickoski: Nëse ka kërkesa që të jepet në gjuhën shqipe, duhet të lejohet

18:34 - 08/02/26
Para
E pabesueshme/ Mikroplastika gjendet në zemrën e njeriut

E pabesueshme/ Mikroplastika gjendet në zemrën e njeriut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion
Sport

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion

22:56 - 08/02/26

Barazim spektakolar 2-2 mes Juventusit dhe Lazios në Torino. Pjesa e parë u mbyll me një gol të Pedros, në...

Lexo më shumë
Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

21:47 - 08/02/26
Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

21:06 - 08/02/26
Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

20:35 - 08/02/26
Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield

Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield

20:16 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com