GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

A duhet të gëzohet Edi Rama?

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
A duhet të gëzohet Edi Rama?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ola Xama

Kryeministri u duk i dehur dje nga ngjyra që mori harta e Shqipërisë pas publikimit të rezultatit për kryetarët e bashkive. Tha se votën e lexon si një mbështetje por dhe përgjegjësi, ndërsa u shpreh i surprizuar nga besimi që po gëzon pas 10 vitesh në pushtet.

Politika si shkencë shoqërore mund të ketë shumë interpretime se si shihet apo argumentohet rezultati i zgjedhjeve. Unë këtë herë kam zgjedhur që mesazhin e zgjedhjeve ta lexoj nga shifrat.

Numri i zgjedhësve në lista është 3.650.550. Më 14 maj, (pa 2 QV në Shijak të papërditësuara) janë 1.399.826 persona që kanë votuar. Ky numër përbën më pak se gjysmën, 38.34% të zgjedhësve. Nëse e shohim në raport me statistikat e INSTAT për ata që jetojnë në Shqipëri, zgjedhës mbi 18 vjeç në vitin 2022 janë 2.244.307. Pra, faktikisht rezulton që të kenë votuar 62% e banorëve të vendit.

Edhe pse përqindja nuk është e ulët në raport me vendet perëndimore, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme të mbajtura në Shqipëri, numri i votuesve ka rënë masivisht. Janë 257 mije votues më pak se në vitin 2021, dhe po aq më pak se në 2017 dhe 2015.

Nëse do të lexonim rezultatin ndryshe, do të shohim se Partia Socialiste ka marrë 17.835 vota më pak se në vitin 2021 dhe 206.745 se në 2015-n. Pra, mbështetja ka rënë. Atëherë çfarë ka ndodhur që PS ka fituar? Një pjesë e mirë e atyre që në këto vite kanë votuar socialistët, nuk kanë dalë fare të votojnë. Janë 844.481 që jetojnë në Shqipëri dhe nuk kanë votuar.

Për herë të parë në 10 vjet numri i atyre që nuk kanë votuar për kandidatët e Ramës, është më i lartë se i qytetarëve që i kanë votuar. Shifrat tregojnë se në këto zgjedhje nuk kemi fitues, por vetëm humbës. Dhe humbësi kryesor është koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Më së shumti ata që kanë dalë të votojnë këtë herë janë militantët dhe administrata. Sikur 183 mijë që punojnë në sektorin publik (qeveri qendrore, bashki dhe ndërmarrje shtetërore) ta shumëzonim me 3.7 (mesatarja sipas INSTAT e anëtarëve të një familje), ja ku na dolën 670 mijë vota.

Ndaj Edi Rama këtë herë nuk duhet të gëzohet, sepse sot ata që e duan janë më pak në numër, pavarësisht se harta është ngjyrosur më shumë. Sot ata që e mbështetin janë vetëm një e treta. Ai mund të qeverisë sërish 4 vjet të tjera shumicën e territorit të bashkive dhe këtë herë bashkë me Shkodrën, por jo se ka fituar ai, por sepse ka humbur opozita. Vota “abstenim” e atyre që nuk dolën të votojnë askënd, tregoi se shqiptarët nuk janë budallenj siç i kujtojnë partitë e mëdha.

Nuk frymëzon dot dhe nuk bëhesh alternativë po s’u ndave nga ajo që shohin të gjithë: kapjen e ekonomisë dhe shtetit nga bandat e oligarkët. Nuk del njeri të votojë për ndryshimin e dorës që i vendos ata mbi kurrizin e shqiptarëve!

Etiketa: Edi RamaOla XamaOpinion

Lajme të lidhura

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën
Opinion

Shqipëria nuk vuan nga protestat, por nga korrupsioni dhe pushteti i pakontrolluar

12:37 - 23/10/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Para
Sindikata e Policisë mbështet protestën e RENEA-s

Sindikata e Policisë mbështet protestën e RENEA-s

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun
Aktualitet

Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun

14:18 - 23/10/26

Nënkrytari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendi nuk...

Lexo më shumë
Fuga i shkruan Ramës: Pse nuk duhet shkrirë Instituti e Albanologjisë

Fuga ironizon krahasimin e protestave në Shqipëri me ato në Evropë: Si Enveri që barazonte Gradishtën me Parisin!

14:09 - 23/10/26
Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

13:46 - 23/10/26
Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

13:17 - 23/10/26
Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, largojnë gurët e betonit para Kryeministrisë dhe i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç

Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, largojnë gurët e betonit para Kryeministrisë dhe i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç

13:12 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com