GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

A duhet të reagosh kur dikush fyen partnerin/en dhe nëse po, si?

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
A duhet të reagosh kur dikush fyen partnerin/en dhe nëse po, si?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Momenti kur Will Smith u ngrit dhe gjuajti me shuplakë komedianin Chris Rock – pasi ky i fundit bëri shaka me flokët e rruar të bashkëshortes së Smith, Jada – do të mbahet mend gjatë në historinë e Oscars.

Interneti duket se është ndarë në dy pjsë: Disa dënojnë dhunën e aktorit duke e konsideruar atë “momentin më të shëmtuar” në historinë e Oscars, ndërsa të tjerë kritikojnë Chris Rock për faktin që u tall me sëmundjen e Jada-s, e cila ka treguar se ka alopecia që shkakton rënien e flokëve. Megjithatë, në mesin e këtyre #TeamWill dhe #TeamChris, njerëzit po harrojnë personin që është në qendër të dramës: Jada. Reagimi i burrit të saj ishte i dobishëm dhe mbrojtës apo thjesht i përkeqësoi gjërat?

Kur jeni në një lidhje, çfarë duhet të bëni nëse partneri/ja ofendohet, tallet apo abuzohet? “Mendoj se është e arsyeshme të presësh që partneri/ja të të mbështesë gjatë momenteve të vështira,” tha për Mirror Naomi Segal, psikoterapiste çiftesh dhe themeluese e The Couple Consultancy. Naomi theksoi se mbështetja do të jetë e ndryshme për çdo çift dhe do të varet nga rrethanat e situatës.

“Të shihni se partneri/ja sulmohet verbalisht ose fizikisht ka të ngjarë të krijojë një reagim mjaft të fortë emocional edhe tek ju, kështu që në këtë kuptim, është diçka që po ju ndodh të dyve në mënyra të ndryshme, jo vetëm personit që është subjekt i sulm,” shpjegoi ajo.

Nëse problemet nuk janë rrezik i menjëhershëm fizik, Naomi thotë se mund të jetë e dobishme që fillimisht të kontrolloni se si ndiheni të dy për situatën dhe të shihni se për çfarë mbështetje ka nevojë ai/ajo. “Zemërimi dhe dhuna janë gjëra të ndryshme. Zemërimi është reagim emocional, dhuna është reagim fizik. Të ndihesh i zemëruar për një padrejtësi mund të jetë një përgjigje normale emocionale në disa situata. Dhuna mund të jetë një shfaqje e zemërimit, kjo varet nga individi.”

Liam Barnett, trajner marrëdhëniesh, thekson se duhet që t’i lejoni partnerin/es që të ketë mundësinë të përballet vetë, në mënyrën e tij/saj. “Reagimi i menjëhershëm mund t’i bëjë ata të ndihen inferiorë dhe të dobët ndaj personit që po i fyen,” tha Liam për Mirror. “Nëse vini re se kanë nevojë për ndihmë, atëherë mund të ndërhyni duke vendosur disa kufij.”

Në situatën e Jada dhe Will, mendohet se qëllimi i Will ishte të ngrihej në mbrojtje të gruas dhe të dënonte mungesën e respektit të shkaktuar nga komenti i Chris. Megjithatë disa njerëz pyesin nëse nuk do të kishte qenë më mirë ta zgjidhte çështjen privatisht apo pas ceremonisë.

“Kjo varet”, thotë Naomi. “Bërja e një deklarate publike mund të jetë një mënyrë e dobishme për të edukuar njerëzit për diçka që është keqkuptuar ose keqinterpretuar. Megjithatë, që të jetë efektive, kërkon mënyrën e duhur për të argumentuar se pse gjithë çfarë që ndodhi ishte lënduese, gjë që dhuna në të vërtetë nuk e lejon.”

Etiketa: Will Smith

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Do udhëtonte në Beograd/ Shfaqet “spiuni” i Putinit, ja çfarë thotë

Do udhëtonte në Beograd/ Shfaqet “spiuni” i Putinit, ja çfarë thotë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
Aktualitet

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26

Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentore...

Lexo më shumë
Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

13:30 - 26/10/26
“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

13:22 - 26/10/26
Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

13:12 - 26/10/26
“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

12:46 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com