GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A e dini efektin që qentë mund të kenë në shëndetin e grave?!

në Aktualitet, Kuriozitete, Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
A e dini efektin që qentë mund të kenë në shëndetin e grave?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një studim i publikuar së fundmi në revistën Behavioral Sciences ka zbuluar se qentë mund të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin qelizor të grave, duke ngadalësuar procesin e plakjes.

Sipas kërkuesve, edhe një orë në javë e kaluar me qen mjafton për të sjellë ndryshime pozitive në organizëm.

Studimi, i zhvilluar nga Universiteti Atlantik i Floridës, tregoi se gratë që kalojnë kohë me qentë shfaqin telomere më të gjata – struktura që mbrojnë ADN-në dhe janë tregues të jetëgjatësisë dhe shëndetit qelizor.

Autorja kryesore e kërkimit, Dr. Cheryl Krause-Parello, theksoi se lidhja me kafshët ofron “siguri emocionale dhe stabilitet”, duke ndihmuar në uljen e stresit dhe ankthit.

Në studim morën pjesë 28 veterane amerikane të diagnostikuara me çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD), të cilat u ndanë në dy grupe: njëri grup u përfshi në stërvitjen e qenve ndihmës, ndërsa tjetri ndoqi vetëm video mbi të njëjtën temë.

Rezultatet treguan se gratë që ndërvepruan drejtpërdrejt me qentë kishin shenja të plakjes qelizore më të ngadaltë krahasuar me grupin tjetër.

Përveç përmirësimeve biologjike, të dy grupet raportuan ulje të simptomave të PTSD-së, stresit dhe ankthit, duke vërtetuar efektin shërues që ka vetë pjesëmarrja në aktivitete me kafshët.

Sipas studiuesve, nuk është e nevojshme që gratë të kenë një qen personal për të përfituar nga efektet pozitive.

Edhe vullnetarizmi në qendra ku trajnohen kafshë ndihmëse mund të ketë ndikim të dobishëm.

“Veteranet femra përballen me sfida të veçanta pas kthimit në jetën civile, dhe qasjet jo-tradicionale si puna me kafshët mund të jenë një shtesë efektive ndaj trajtimeve standarde”, shtoi Dr. Krause-Parello.

Ndërkohë, studiuesit theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar nëse ky efekt është i ngjashëm edhe tek burrat apo tek popullata e përgjithshme.

Lajme të lidhura

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

20:28 - 06/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Ndërron jetë në Spitalin e Traumës burri që ra nga skela në Sarandë
Aktualitet

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës burri që ra nga skela në Sarandë

20:03 - 06/10/26
Para
Zjarri në banesën e familjes Azizllari, “kujtohet” kryetari i Bashkisë do ju mbulojë shpenzimet

Zjarri në banesën e familjes Azizllari, "kujtohet" kryetari i Bashkisë do ju mbulojë shpenzimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën
Breaking Views

Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën

20:31 - 06/10/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një propozim të ri për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në përpjekje për...

Lexo më shumë
Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

20:28 - 06/10/26
Formacionet Zyrtare, si rreshtohen skuadrat në sfidën Shqipëri-San Marino

Formacionet Zyrtare, si rreshtohen skuadrat në sfidën Shqipëri-San Marino

20:22 - 06/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj, mesazh për studentët

“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj, mesazh për studentët

20:10 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com