GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

A e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve? Çfarë thotë Albin Kurti

21:39 - 27/05/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
A e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve? Çfarë thotë Albin Kurti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht kritikave të shumta që mori, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe “mirë po shkon puna”.

Një ditë pas përleshjeve midis Policisë së Kosovës dhe grupeve të serbëve lokalë, situata në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, është e qetë.

Më 26 maj, Policia e Kosovës asistoi tre kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit që të hynin në ndërtesat komunale. Këto ndërtesa, paraprakisht ishin përdorur nga institucionet paralele serbe.

Faktori ndërkombëtar e cilësoi shkuarjen në komunat në veri të kryetarëve të rinj si “hyrje me forcë”, duke dënuar veprimet e Prishtinës.

Por, autoritetet kosovare fajësuan Serbinë dhe “strukturat ilegale dhe bandat kriminale” për situatën e krijuar, teksa thanë se Policia e Kosovës po realizonte detyrat e saj.

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se veprime të tilla do të rezultojnë “me pasoja” në raportet dypalëshe me Kosovën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se veprimet e Kosovës përshkallëzuan “tensionet pa nevojë, duke i minuar përpjekjet për të ndihmuar në normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”. “Ne i bëjmë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta ndryshojë kursin në të gjitha drejtimet dhe të përmbahet nga veprimet tjera që mund të rrisin tensionet dhe të promovojnë dhunë”, tha Blinken.

Veprimet e institucioneve të Kosovës i dënoi edhe Bashkimi Evropian, që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Brukseli tha se nuk do të pranojë asnjë veprim “të mëtejshëm dhe të njëanshëm, e provokues”.

Teksa, Kurti vetëm pas gati 24-orësh pronuncohet për media rreth kësaj ngjarje.

Ai për RTV Dukagjinin, para një takimi me ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe kryetarin e Pejës, ka folur për reagimet e ndërkombëtarëve.

Pavarësisht kritikave të shumta që mori, kryeministri Albin Kurti ka thënë se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe “mirë po shkon puna”.

“Sa i përket ditës së djeshme ajo çfarë është e rëndësishme të theksohet është që krejt çka kemi synuar ne si Qeveri dhe institucione të Republikës është të mundësojmë që kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhje demokratike të kenë qasje dhe të punojnë në zyrat e tyre, ku duhet t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim feje, etnie e prejardhje. Dhe besoj që për këtë do ta kemi mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë…E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna”, ka thënë Kurti.

Etiketa: Kryesore1Kurtinderkombetaret

Lajme të lidhura

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Para
Nëna e Da Vinçit mund të ketë qënë skllave, zbulimi për Evropën e Rilindjes

Nëna e Da Vinçit mund të ketë qënë skllave, zbulimi për Evropën e Rilindjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve
Botë

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26

Këshilli i Ministrave i qeverisë së Giorgia Meloni, në mbledhjen e fundit ditën e sotme, 18 mars, vendosi uljen e...

Lexo më shumë
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

20:42 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com