GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

A e kuptoni pse s’ka ndjeshmëri kur goditet Irfani?

13:24 - 03/09/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
A e kuptoni pse s’ka ndjeshmëri kur goditet Irfani?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Indrit Vokshi

Këta janë bërë si “Monarkia e Korrikut” të cilën kritikët e quanin Shoqëri Aksionere. Kjo republikë është shoqëri aksionere. Është partia sunduese bashkë me oligarkët në emër të të cilëve regjistrojnë paratë e pronat. Pjesa tjetër janë nënshtetas me të drejta relative, edhe i kanë të drejtat por edhe mund të mos i kenë, kur pushteti nuk do që t’i kenë.

Irfani, Samiri, Shefqeti, Bashkimi etj. janë emra që të dalin si financues të karrierave të disa politikanëve, deputetëve, ministrave apo drejtorëve të rëndësishëm. Domethënë kemi simbiozë ose të fortë të këtyre aksionerëve të Republikës Aksionere, me pushtetin zyrtar publik i cili supozohet t’i shërbejë kushtetutshmërisë dhe të drejtave e lirive legale të njerëzve. Pushteti publik u shërben si skllav interesave tejet private të sunduesve dhe lojtarëve në tavolinën e pokerit me paratë e shqiptarëve. Shqipëria ska shërbime; ska arsim, shëndetësi, polici, administratë, gjykata.

Njerëzit e kuptojnë ketë, ndaj pavarësisht se ndihen të pafuqishëm për ta rrëzuar republikën aksionere mafioze, ata kanë në dorë thjesht të mos ndjejnë keqardhje nëse ndonjëri prej aksionerëve goditet apo edhe falimentohet.

Jemi brenda logjikës byroiste të poemës Pashallarët e Kuq të Ismail Kadaresë, poemë në të cilën diktatori i pajisur me legjitimitetin e të qenit drejtues i shtetit, zbret dhe ndëshkon burokracinë. Diktatori i sotëm i pajisur gjithashtu me pushtet shtetëror, godet tavolinën e pokerit, njërin prej lojtarëve. Askujt nuk i vjen keq.

Me ketë goditje realizon dy qëllime; frikëson çdo lojtar të tavolinës së madhe të bixhozit ku luhet me paratë e shqiptarëve. I zbulon opinionit shqiptar kush mer para nga Irfani – kjo zbulohet nga intensiteti i reagimeve.

Po paligjshmëria e aksionit apo e pronës në fjalë? Kjo mbetet tema e fundit brenda këtij diskutimi pasi asnjë prej aktorëve në ketë pjesë teatri, nuk shquhet si respektues i ligjit.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Qeveria e Kosovës, shpërblim për ata që kursejnë energji

Qeveria e Kosovës, shpërblim për ata që kursejnë energji

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij,...

Lexo më shumë
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26
Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com