GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

A është e mundur të diagnostikohen sëmundjet nga zëri?

në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
A është e mundur të diagnostikohen sëmundjet nga zëri?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekspertët e kanë ditur prej kohësh se zëri i një personi mund të japë informacione të rëndësishme për shëndetin emocional, fizik dhe mendor.

Tashmë, një projekt i financuar nga qeveria amerikane po mbledh dhe po analizon zërat e mijëra personave, si dhe po përdor inteligjencën artificiale për të diagnostikuar sëmundjet.

Mjekja Yael Bensoussan po ekzaminon kordat zanore të një pacienti.

Në Qendrën Mjekësore për Zërin në Universitetin e Floridës Jugore, trajtohen pacientë me një gamë të gjerë çrregullimesh zanore, si p.sh. në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, me çrregullime zëri apo edhe në gëlltitje.

Rishtazi, ajo po ndihmon në drejtimin e një projekti për të krijuar një bankë të dhënash me 30 mijë regjistrime zërash njerëzorë, dhe për t’i përgatitur kompjuterat që të pikasin sëmundjet nëpërmjet ndryshimeve në zërin e njeriut.

“Nuk është vetëm për mbledhjen e këtyre të dhënave, por edhe për të hartuar udhëzimet se si do të ndahen këto të dhëna, si duhet të mblidhen këto të dhëna, dhe si t’i përdorim ato në të ardhmen për punë kërkimore në fushën e inteligjencës artificiale”, thotë zonja Bensoussan.

Ajo punon me një ekip prej 45 hulumtuesish nga 12 vende të ndryshme në Amerikën e Veriut dhe me një kompani të re në Evropë.

Ata studiojnë mostrat e zërave për t’i ndihmuar të pikasin sëmundje, si Parkinsonin, kancerin, dhe çrregullime si ngrirja e kordave të zërit.

Ekipi studion gjithashtu çrregullimet emocionale, si depresionin dhe ankthin.

“Pra, kur dikush është në depresion, ka mërzitje dhe ankth, sigurisht që ndryshon edhe e folura”, thotë zonja Bensoussan.

Studimi është një ndër katër studimet për mbledhje të dhënash të financuara nga programi për inteligjencën artificiale të Institutit Kombëtar të Shëndetit, që synon të përdorë inteligjencën artificiale për të trajtuar sfida komplekse bio-mjekësore.

“Kuptuan se kemi një hendek të madh mes teknologjisë që kemi të disponueshme, njohurive klinike dhe mjeteve që përdorim për kujdesin klinik nëpër spitale”, thotë mjekja.

Gjatë studimit duhet ruajtur privatësia e pjesëmarrësve.

“Duhet të mendojmë për rregullat etike që shoqërojnë mbledhjen e zërave të njerëzve. Dhe se si do të ruajmë privatësinë”, thotë Grace Peng, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.

Në studim do të regjistrohen pjesëmarrësit e parë gjatë vitit të ardhshëm.

Etiketa: Lifestylesemundjetzeri

Lajme të lidhura

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Para
Premtoi rritje pagash, Rama shtyn afatin e hyrjes në fuqi të vendimit

Premtoi rritje pagash, Rama shtyn afatin e hyrjes në fuqi të vendimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjimnazistët dhe studentët në protestë, habit Kumbaro: Shkollat vijojnë mësimin normalisht!
Aktualitet

Gjimnazistët dhe studentët në protestë, habit Kumbaro: Shkollat vijojnë mësimin normalisht!

09:40 - 19/10/26

Ndërsa gjimnazistët dhe studentët vijojnë protestat kundër qeverisë, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka vijuar me propagandën, duke deklaruar se...

Lexo më shumë
Zhduket 40 vjeçari në Vlorë, familjarët bëjnë denoncim në polici

Shpërthim në Vlorë, i vihet tritol automjetit të administratorit të njësisë së Shushicës

09:37 - 19/10/26
Rama kërcënon prindërit dhe studentët: Ju do të paguani faturën e djegies së Tiranës! Nuk ka më bursa…

Rama kërcënon prindërit dhe studentët: Ju do të paguani faturën e djegies së Tiranës! Nuk ka më bursa…

09:01 - 19/10/26
Të rinjtë po masakrohen nga policia, Rama nxit efektivët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front!

Të rinjtë po masakrohen nga policia, Rama nxit efektivët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front!

08:52 - 19/10/26
Rama vijon me sulmet ndaj protestuesve: Qënie të verbra, njerëz pa shkollë që nuk dinë as nga vijnë dhe nga shkojnë

Rama vijon me sulmet ndaj protestuesve: Qënie të verbra, njerëz pa shkollë që nuk dinë as nga vijnë dhe nga shkojnë

08:28 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com