GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

A është e ngrënshme lëkura e fikut?

në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
A është e ngrënshme lëkura e fikut?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shija e ëmbël e fikut është unike në çdo kafshatë. Megjithatë, kjo ëmbëlsi e pashoqe shpesh trazohet nga ndjesia e lehtë pickuese dhe djegëse e lëkurës së fikut.

Kurioziteti për elementët që shkaktojnë ndjesi lidhet ngushtë edhe me aspektin e sigurisë së ngrënies së lëkurës së këtij fruti.

A është e ngrënshme lëkura e fikut?

Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org lëkura e fikut është krejtësisht e ngrënshme dhe e sigurtë për konsum, pavarësisht ndjesisë së pakëndshme që shkakton në kafshatën e parë.

Në fakt, ngrënia e lëkurës bashkë me tulin e frutit ofron një pasuri më të plotë vlerash bashkë me fibrën kaq të nevojshme.

Përse djeg lëkura e fikut

Disa njerëz mendojnë se pushi i hollë që vesh lëkurën e fikut është ai që shkakton këtë ndjesi.

Megjithatë, arsyeja e vërtetë e kësaj ndjesie sipas të dhënave të AgroWeb.org i atribuohet një enzime të quajtur ficinë e cila shpërbën proteinën dhe e metabolizon atë në një amino acid. Kjo është arsyeja përse gjuha djeg sa herë që hani fiq të freskët.

Jo të gjithë fiqtë shkaktojnë djegie

Fiqtë e pjekur plotësisht nuk shkaktojnë djegie ndërsa fiqtë e papjekur dhe të njomë e kanë këtë veçori.

Nëse fiqtë e pjekur mblidhen direkt nga pema, ato janë tepër të butë, qullët dhe delikatë.

A vazhdon pjekja e frutit edhe pas këputjes nga pema?

Fiqtë mund të zbuten me kalimin e kohës, por kjo nuk do të thotë se ata janë plotësisht të pjekur.

Pjekja e frutit shumëfishon aromën dhe ëmbëlsinë, ndërsa zbutja thjesht ndryshon përbërjen e tulit të frutit.

Nëse këpusni një fik të papjekur nga pema do të zbuloni se ai lëshon një lëng të bardhë të njohur si ‘qumështi i fikut.’

Ky lëng përmban sasinë më të madhe të ficinës.

Nëse jeni dashamirës të fikut të njomë atëherë ju sugjerojmë ta ndani atë në gjysmë dhe të përthyeni pjesët duke nxjerrë tulin jashtë dhe lëkurën brenda.

Gjithashtu sigurohuni të hiqni pjesën e bishtit që mbledh më shumë ficinë.

Në këtë mënyrë do të shmangni kontaktin e ficinës me buzët apo gjuhën.

Ficina tek fiqtë e thatë

Fiqtë e thatë konsiderohen të tejpjekur ndaj përbërja e ficinës është tepër e ulët për të shkaktuar një reagim të tillë. Tharja e fikut gjithashtu eliminon qumështin e fikut.

Kësisoj do të zbuloni se fiqtë e thatë nuk shkaktojnë asnjë ndjesi të pazakontë përveç shijes së mirë./AgroWeb.org

Etiketa: fiqte

Lajme të lidhura

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Aktualitet

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Para
A thua e konsumoi Melissa? KPB i jep fund me futbollin

A thua e konsumoi Melissa? KPB i jep fund me futbollin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mbërrita në SHBA”, Berisha publikon pamje nga aeroporti, pritet nga përfaqësues të komunitetit shqiptar
Aktualitet

“Mbërrita në SHBA”, Berisha publikon pamje nga aeroporti, pritet nga përfaqësues të komunitetit shqiptar

09:35 - 05/09/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në...

Lexo më shumë
Makina përplaset me bordurën mbrojtëse, humb jetën 37-vjeçari

Aksident fatal në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor (Emri)

09:24 - 05/09/26
“Ishte tmerr, gjithçka ndodhi për 10 minuta” banorët e Himarës tregojnë momentet e frikshme: U përvëlua çdo gjë

“Ishte tmerr, gjithçka ndodhi për 10 minuta” banorët e Himarës tregojnë momentet e frikshme: U përvëlua çdo gjë

08:54 - 05/09/26
Krim makabër në Austri/ 24-vjeçarja shqiptare vritet me çekiç nga vëllai i partnerit, autori tentoi të arratisej (Emri)

Krim makabër në Austri/ 24-vjeçarja shqiptare vritet me çekiç nga vëllai i partnerit, autori tentoi të arratisej (Emri)

08:48 - 05/09/26
6-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, Basha: Ditë e veçantë për kombin shqiptar

5 shtatori i shenjtërimit të Nënë Terezës, 4 vite më parë botës iu shtua edhe një shenjtore

08:23 - 05/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com