GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

A i ka ndryshuar Hamasi raportet izraelito-arabe?

17:08 - 11/10/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
A i ka ndryshuar Hamasi raportet izraelito-arabe?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmet terroriste të militantëve islamikë Hamas ndaj Izraelit kanë shkaktuar tashmë efekte që arrijnë përtej kufijve të Izraelit dhe Gazës.

Kanë kaluar dy javë që kur udhëheqësi de facto saudit Mohammed bin Salman dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmuan se vendet e tyre po afroheshin “çdo ditë e më shumë” dhe se ata ishin “në prag të një marrëveshjeje, që do të ishte një hap cilësor për rajonin”. Por kjo tani duket sikur të ketë ndodhur shumë kohë më parë.

E largët duket edhe dëshira e bin Salmanit për një zgjidhje të konfliktit me dy shtete që do t’u jepte palestinezëve një vend të pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Në fund të shtatorit, ai as nuk e përmendi zgjidhjen e dy shteteve në një intervistë të televizive me kanalin amerikan Fox News. Ai vetëm tha, se marrëveshja e re me Izraelin “do t’u përmbushte palestinezëve nevojat e tyre dhe do t’u siguronte një jetë të mirë”.

Zgjidhja me dy shtete

Por pas shpërthimit të luftës të shtunën (07.10.2023), Arabia Saudite është rikthyer sërish në opinionin publik në mbrojtjen e një zgjidhjeje me dy shtete dhe po e prezanton përsëri veten si një mbështetëse e vendosur e popullsisë palestineze. Ndërkohë, shumica e vendeve të tjera kanë shprehur mbështetje për Izraelin dhe të drejtën e tij për t’u mbrojtur.

Nuk është krejt pa bazë kur thuhet, se kjo ringjallje e çështjes palestineze është një fitore e madhe për grupin e mbështetur nga Irani Hamas, që është një organizatë terroriste dhe e identifikuar si e tillë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe të tjerët.

“Veprimet e Hamasit u sjellin një kujtesë të qartë sauditëve se çështja palestineze nuk duhet të trajtohet vetëm si një çështje sekondare në negociatat e normalizimit,” shkroi Richard LeBaron, një anëtar i nivelit të lartë jorezident i Këshillit Atlantik me qendër në SHBA, në faqen e internetit të think tank-ut. “Sulmet do të hmangin narrativën nga normalizimi i lidhjeve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit”, përfundoi ai.

Izraeli dhe sauditët

Jonathan Panikoff, drejtor i Iniciativës së Sigurisë së Lindjes së Mesme të Scowcroft në Këshillin Atlantik, tha për DW se nuk ka gjasa të pritet që të ketë përparim në normalizimin saudito-izraelit në të ardhmen e afërt.

Sipas tij, “politika dhe kompromiset që do të kërkoheshin nuk ka gjasa ta lejojnë atë nëse operacioni i Izraelit rezulton me vrasje dhe shkatërrime të konsiderueshme në Gaza“.

Të hënën pasdite, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, dha urdhër për mbylljen e plotë të Gazës. “Nuk do të ketë energji elektrike, ushqim apo karburant që do të dërgohet në Gaza”, tha ai në një deklaratë.

Hugh Lovatt, një studiues në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, tha për DW se ai beson, që “opinioni publik arab – i cili mbetet kryesisht armiqësor ndaj Izraelit – do të përforcohet nga veprimet izraelite”.

Lovatt e sheh këtë ndjenjë si një pengesë të mëtejshme për një “marrëveshje të afërt midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, ndërkohë që i vendos anëtarët arabë të Marrëveshjes së Abrahamit si Maroku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nën presion për të mbajtur një qëndrim më kritik ndaj Izraelit, për të shmangur presionin publik”.

Emiratet e Bashkuara Arabe, që nënshkruan një marrëveshje normalizimi me Izraelin në vitin 2020, “kanë ofruar ngushëllime për civilët izraelitë dhe kanë bërë thirrje për de-përshkallëzimin, por ata nuk e dënuan plotësisht Hamasin”, njoftoi të hënën Bloomberg.

Balancimet mes SHBA dhe Iranit

Megjithatë, nuk është vetëm presioni arab që do të ndikojë në vendimet e Arabisë Saudite nëse do të vazhdojë me një marrëveshje normalizimi me Izraelin. Dy vende të tjera, në veçanti, do të luajnë një rol të rëndësishëm – Irani dhe SHBA.

Pavarësisht këtyre raporteve, të dy vendet mbeten përballë njeri-tjetrit kur bëhet fjalë për aleatët e tyre. Irani mbështet Hamasin, i cili sundon Gazën dhe nisi sulmet ndaj Izraelit.

Arabia Saudite, megjithatë, kishte shpresuar se normalizimi i lidhjeve me Izraelin do t’i kthente marrëdhëniet me SHBA-në në nivelin ku ishin para vrasjes së kritikut saudit Jamal Khashoggi në 2018.

Marrëveshja tripalëshe gjithashtu do t’i japë Arabisë Saudite një aleancë më të fortë ushtarake me SHBA-në, si dhe një leje për pasurimin e uraniumit nën mbikëqyrjen amerikane.

“Mendimtarët strategjikë në Riad mund të kenë në mendjen e tyre pyetjen e vërtetë se me sa vdekje dhe shkatërrime do të përballej Arabia Saudite në një konflikt të ngjashëm, duke qenë se mbrojtja e saj nuk i afrohet aspak nivelit të asaj të Izraelit”, tha Panikoff për DW.

“Në afat të gjatë, kjo mund ta shtyjë Arabinë Saudite të kërkojë të kthehet në tryezë për të marrë garancitë e sigurisë së SHBA-së që ishin një pjesë integrale e bisedave të mëparshme“, shtoi ai.

Etiketa: Hamasi

Lajme të lidhura

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale
Botë

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale

09:35 - 23/04/26
BE zbut paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e transportit të naftës
Botë

BE zbut paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e transportit të naftës

15:11 - 22/04/26
Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare
Botë

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare

09:55 - 22/04/26
Para
TEC-et lundruese të Vlorës, a ja vlen të ndizen?

TEC-et lundruese të Vlorës, a ja vlen të ndizen?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol
Sport

Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares

14:20 - 23/04/26

Ka zhvillime të reja në lidhje me të ardhmen e Ernest Muçit te skuadra e Trabzonsporit. Në orët e fundit...

Lexo më shumë
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira

13:55 - 23/04/26
Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

13:38 - 23/04/26
Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!

Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!

13:21 - 23/04/26
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur Rexhep Qosja, familja zbaton amanetin e tij të fundit

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur Rexhep Qosja, familja zbaton amanetin e tij të fundit

12:42 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com