GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A i trembet ndonjë padie nga kryeministri Rama? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

22:35 - 14/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama kërcënon Bardhin: O do gjykohet Olsi o Bardhi! Nëse im vëlla del trafikant s’jam më kryeministër!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar sot pezullimin e çështjes “Xibraka” nga SPAK.

I ftuar në ‘Open’, Bardhi tha se prokurori i rastit, pas ngjarjes së Elbasanit, doli në një konferencë për mediat dhe u rreshtua me propagandën e Partisë Socialiste, duke thënë se nuk ishte gjetur asnjë material zgjedhor në automjetin që shkaktoi incidentin.

Sipas Bardhit, më pas ky prokuror ka ndryshuar qëndrim dhe ka pohuar të kundërtën e deklaratave të tij fillestare.

Ai shtoi se në 10 maj 2024 ka kërkuar largimin e prokurorit të përfshirë në këtë rast, duke argumentuar se nuk kishte besim te ai. Sipas Bardhit, kërkesa e tij për ndërhyrje nuk u mor parasysh nga autoritetet, me arsyetimin se ai nuk është një person i interesuar në këtë çështje.

“Hetimet mbi çështjen u kryen po nga ky prokuror, i cili kishte ngarkesë politike. Ai ka fshehur identitetin e katër personave të përfshirë në ngjarje, të cilët ishin të armatosur dhe qëlluan të parët. Nuk kam të dhëna që ai është i korruptuar, por në çështjet me ngarkesë politike, ai është një ushtar i partisë në pushtet dhe manipulues i çështjeve që heton,” deklaroi Bardhi.

Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi Rama pas zhvillimeve të fundit mes palëve të tyre.

Ai theksoi se nuk ka “asnjë shqetësim” në përgjigje të kësaj mundësie, ndërsa kërkoi që të mos humbej kohë me këtë temë.

Ai deklaroi se vetë Rama tha se ka ngarkuar grupin e avokatëve, ndërsa shtoi se do t’i shkojë deri në fund çështjes së “Xibrakës”.

“Nuk kam asnjë shqetësim, të mos humbasim kohë me atë sepse nuk kam shqetësim. Edhe ai vetë e tha kam ngarkuar avokatët, të bëjnë ndonjë shpikje filozofike. Unë vazhdoj t’i qëndroj kësaj çështjeje dhe do të kërkoj transparencë deri në fund”, u shpreh ai.

 

Etiketa: BardhiKryesore1padiRama

Lajme të lidhura

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses
Breaking Views

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët
Aktualitet

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike
Aktualitet

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Para
Nuk ka fitues në Bergamo, Atalanta dhe Juventus ndajnë pikët

Nuk ka fitues në Bergamo, Atalanta dhe Juventus ndajnë pikët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës
Ekonomi & Sociale

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës

23:17 - 23/02/26

Inxhinieri me përvojë, Xhevair Ngjeqari, i ftuar nw “Studio 24”, e sheh problemin e krijuar me rrugët në aksin e...

Lexo më shumë
E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

20:19 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com