GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

A ia vlen të investosh për të dhënë me qira?

07:47 - 04/03/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
A ia vlen të investosh për të dhënë me qira?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në zonat urbane të kryeqytetit, apartamentet 1+1 po jepen me qira mbi 350 euro në muaj. Rritja e qirave ka shtuar kërkesën për blerje apartamentesh për qiradhënie. Dritan Leka, nga agjencia imobiliare “Century 21 CPM Smart”, nënvizon se ka shtim të tendencës për blerje pronash me sipërfaqe deri në 70 m², me synimin për t’i dhënë me qira.

“Nëse më parë parapëlqeheshin për qiradhënie apartamentet 2+1 me sipërfaqe deri në 100 m², tashmë kërkesa më e lartë për dhënien e pronave me qira është për ato 1+1, me sipërfaqe deri 70 m². Kjo ka sjellë rritjen e kërkesës për blerje të këtyre pronave.

Kryesisht janë të shumtë profesionistët, me të ardhura stabël, si dhe bizneset që kanë investuar në blerje pronash me qëllim dhënien e tyre me qira. Kjo është një tendencë në rritje për këtë vit”.

Leka thotë se arsye e qëllimit të investimit në to është rritja e çmimit të qirasë, pavarësisht se koha e kthimit të investimit nëpërmjet qirasë mbetet e lartë për Shqipërinë deri në 25 vjet.

Në zonat urbane të kryeqytetit, për apartamentet 1+1 nuk ka më qira nën vlerën e 350 euro në muaj. Madje rritje të ndjeshme të qirave ka edhe në zonat periferike siç është Astiri. Kjo ka sjellë që shumë konsumatorë të investojnë në blerjen e këtyre pronave me qëllim dhënien me qira, pra të apartamenteve 1+1.

Nëse për blerjen e një apartamenti 2+1, e llogaritur me çmim mesatar 800 deri 1,000 euro/m² do të shpenzohen 80,000 deri në 100,000 euro, për prona 1+1 shpenzohet më pak. Në periferi, çmimet e shitjes janë më të ulëta, ndërsa qiratë janë mbi 250 euro në muaj.

Pavarësisht se kthimi i investimit nëpërmjet qirasë mbetet nga 20 deri në 25 vjet, për shkak të çmimeve të larta, shqiptarët preferojnë më tepër këtë investim ta bëjnë në Shqipëri sesa jashtë. Kjo për shkak të pamundësisë për t’u kredituar për blerje prone”, pohon Dritan Leka.

Konkretisht, sipas të dhënave të agjencisë “Century 21 CPM Smart”, çmimi mesatar i apartamenteve me qira për zonat si: ish-Blloku, Tirana e Re, “Rruga e Elbasanit”, zona pranë stadiumit “Air Albania” konsiderohen zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, ku çmimi minimal i qirasë së një apartamenti 1+1 në ndërtimet e reja varion nga 700 deri 1,100 euro, ndërsa apartamentet 2+1 dhe 3+1, çmimet janë nga 1,200 deri 2,000 euro. Konkretisht bëhet fjalë për prona që janë të aksesueshme në largësi me qendrën pa makinë, si dhe ofrojnë parkim, ashensor, mobilim bashkëkohor dhe pozicion të mirë të pallatit.

Çmimet e apartamenteve me mobilim ekonomik apo bosh për ndërtimet e reja në këto zona variojnë nga 700 deri në 800 euro. Ndërsa çmimet e zyrave janë 700 deri në 1,000 euro. Ndërsa çmimi mesatar i qirave për zonat e mësipërme është për apartamentet 1+1, 400 deri 500 euro në muaj dhe për apartamentet 2+1, çmimet variojnë nga 550 deri 1,200 euro në muaj (rritja e lartë vjen nga zona e Liceut Artistik).

Sipas të dhënave të agjencisë, për zona si Stadiumi Dinamo, zona pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, Komuna e Parisit dhe Liqeni Artificial, çmimi mesatar i qirave për apartamentet 1+1 varion nga 370 deri në 500 euro dhe për shtëpitë 2+1, nga 450 deri në 800 euro.

Ndërsa në zonat periferike si “Astiri” dhe “Fresku”, çmimi i qirave në apartamente 1+1 varion nga 300 deri në 400 euro dhe për prona 2+1 çmimi është 350 deri në 500 euro. Për shkak të transferimit të UET në Kinostudio dhe Kolegjit kanadez të Informatikës që ndodhet prej 2 vitesh ka një rritje të çmimit të qirave, si në zonën e Kinostudios, Freskut dhe Rrugës Bardhyl.

Ndërmjetësues të pasurive të paluajtshme të agjencisë imobiliare “Century 21 CPM Smart” thanë se në vitin 2022, çmimet në këto zona u rritën 30% krahasuar me vitin paraardhës.

Etiketa: investimKryesore1qerashteou

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Të pasurit “braktisin” Tiranën, blejnë prona në Dubai, Greqi…

Të pasurit “braktisin” Tiranën, blejnë prona në Dubai, Greqi…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com