GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A ja vlejtën paratë për LaCivitan? Reagon Berisha: Drejtoi fushatën më të suksesshme

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sa i ka kushtuar PD-së drejtuesi i fushatës së Trump? Berisha: Nuk i kam bërë unë negociatat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë konferencës për media, kryedemokrati Sali Berisha është pyetur lidhur me drejtuesin e fushatës së tij elektorale, Chris LaCivita, nëse paratë që i kanë dhënë ia kanë vlejtur.

Berisha tha se ia kanë vlejtur, sepse “kjo është një betejë e një rëndësie të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë. Kjo faktoi se farsa është dënim me vdekje i votës së lirë para se të hyjë në kuti”.

Berisha gjithashtu tha se LaCivita drejtoi fushatën më të suksesshme në histori.

“Kontraktimi i Chris LaCivita, yllit të suksesit botëror elektoral, bashkëkryestrategut të rikthimit më të fuqishëm në historinë e njerëzimit, Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mendoj se ishte akti më i mirë dhe më i rëndësishëm që bëri PD.

Pse? Sali Berisha ka një eksperiencë të gjatë elektorale. Shumë të pasur. Por, përsëri nëse ai do të ecte në këtë fushatë elektorale pa një ekspertizë, ai do të gabonte. Pse merret këshilltari elektorale? Merret si një garant i bashkëkohësisë së fushatës. Dhe unë besoj se ai drejtoi fushatën më të suksesshme në histori. Solli ekspertizën e tij, vlerësimet e tij, bashkëpunim i ngushtë, intensive, i frytshëm, mes partisë tonë dhe Chris LaCivita dhe udhëzimet sigurisht që janë marrë parasysh plotësisht.

Kjo tregon qartë se farsa elektorale nuk fitohet kurrë nga opozita. Dhe më shumë se kurrë u faktua në këto zgjedhje. Në këtë farsë elektorale ne patëm ekspertizën më të mirë dhe bëmë fushatën më të mirë të jetës time, paraqitëm programin më transformues, por asnjë nga këto nuk e bëri opozitën fituese të farsës.

Tani, ju shtoni problemin e transparencës. Do të bëhet transparente në afatin që parashikon ligji zgjedhor. Ai ia vlente? Ia vlente shumë sepse kjo është një betejë e një rëndësie të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë. Kjo faktoi se farsa është dënim me vdekje i votës së lirë para se të hyjë në kuti. Kjo është”, tha Berisha.

Etiketa: berishalacivitapara

Lajme të lidhura

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!
Aktualitet

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)
Aktualitet

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
Para
I shpallur në kërkim për grup kriminal, arrestohet 45-vjeçari me dy identitete (Emri)

Hyri në banesën e 18-vjeçares dhe tentoi ta merrte me forcë, arrestohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26

Pedagogia Elsa Skënderi, e ftuar në emisionin Prime News24 deklaroi se kryeministri Edi Rama sot në fjalimin e tij ishte...

Lexo më shumë
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

21:10 - 21/10/26
“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com