GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

A janë shqiptarët të pasur? 900 mijë llogari në banka janë bosh

08:04 - 14/04/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
A janë shqiptarët të pasur? 900 mijë llogari në banka janë bosh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kursimet në banka vijuan rritjen në vitin 2022, por pjesa më e madhe e tyre zotërohen nga pak individë, ndërsa një e treta e llogarive, që individët kanë hapur nëpër banka, kanë maksimumi 100 lekë.

Sipas raportit vjetor të Agjencisë së Sigurimit të depozitave (ASD), në fund të vitit 2022, Vetëm për individët, depozitat e sigurueshme ishin 1.16 trilionë lekë (9.8 miliardë euro), ose gati 82% e totalit të depozitave të sigurueshme në vend. Depozitat e sigurueshme, sipas ASD-së përfshijnë depozitat me afat, llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimit, llogaritë e kartave, llogaritë e përbashkëta dhe produkte të tjera të ngjashme.

Llogari bosh

Por, nëse shikojmë ndarjen sipas numrit të kursimtarëve rezulton se depozitat zotërohen në pjesën më të madhe të tyre nga një numër i vogël individësh, teksa ka shumë llogari që janë bosh, dmth kanë më pak se 100 lekë.

Sipas ASD-së, në total janë rreth 2.6 milionë (2,598,908) depozitues individë, që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave deri në fund të vitit 2022.  Nga këta, rreth 900 mijë (900,343) depozitues, ose 34.7% e totalit kanë një balancë në llogaritë e tyre prej zero deri në 100 lek (minimumi ligjor për kompensim).

1.53 milionë (1,538,767) depozitues të tjerë  i kanë depozitat deri në nivelin maksimal ligjor të mbulimit dhe përfitojnë mbulim të plotë nga skema e sigurimit të depozitave, pra kanë më pak se 2.5 milionë lekë në llogaritë e tyre në banka. Shuma e depozitave që u korrespondon këtyre depozituesve arriti vlerën 480.8 miliardë lekë në fund të vitit 2022. Individët që kanë në banka midis 100 deri në 2.5 milionë lekë përbëjnë 60% të totalit të numrit të depozituesve, por kanë vetëm 41.% të shumës së depozituar nga individët në banka.

Të pasurit

Depozituesit e mëdhenj janë të paktë në numër, por kanë shuma të mëdha në banka. Sipas ASD-së, ishin 114,798 individë, që kishin depozita më të mëdha se 2.5 milionë lekë në fund të dhjetorit 2022. Sipas numrit të llogarive, ata përbëjnë vetëm 4.4% të totalit të depozituesve. Por, këta 115 mijë individë zotërojnë 680.8 miliardë lekë, ose 59% të totalit të depozitave të sigurueshme të individëve.

Në total, sipas ASD-së, vlera e depozitave të sigurueshme që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1.42 trilionë lekë (12 miliardë euro), duke përfaqësuar 94% të totalit të depozitave. Krahasuar me një vit më parë këto depozita u rritën me 5%, ndërsa rritja në vlerë absolute është 67.8 miliardë lekë.

ASD thekson se Numri total i depozituesve është përcaktuar duke mbledhur të dhënat e agreguara të raportuara nga çdo bankë, kështu që një person i cili ka depozita në disa banka është regjistruar disa herë.

 

Etiketa: bankaKryesore1llogarishqiptaret

Lajme të lidhura

Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital
Uncategorized

Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

20:51 - 20/02/26
“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë
Uncategorized

“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë

20:14 - 20/02/26
“Edi, edhe nëse bota hesht, Atdheu nuk ta fal!” Banderola në protestën e PD, kërkohet largimi i Ramës dhe Ballukut
Breaking Views

“Edi, edhe nëse bota hesht, Atdheu nuk ta fal!” Banderola në protestën e PD, kërkohet largimi i Ramës dhe Ballukut

18:33 - 20/02/26
Para
Kurti pret Abazoviç, nënshkruajnë marrëveshjen për shërbimet ajrore

Kurti pret Abazoviç, nënshkruajnë marrëveshjen për shërbimet ajrore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com