GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“A je përzënë nga ndonjë vend për aktivitete llumi?”, Berisha i rikthehet sulmeve ndaj gjyqtares Gjoka

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“A je përzënë nga ndonjë vend për aktivitete llumi?”, Berisha i rikthehet sulmeve ndaj gjyqtares Gjoka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha iu rikthye sot sulmeve ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, e cila caktoi masat e sigurisë ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit, dhëndri i kreut demokrat.

Nga ballkoni, ku mban fjalimin çdo pasdite, duke përshëndetur mbështetësit e tij që prej 52 ditësh protestojnë, Berisha pyeti gjyqtaren Gjoka nëse është përzënë nga ndonjë vend për aktivitete llumi?

“Çdo ditë lajme që kanë në themel vjedhjen.

Po pse shemben rrugët? Rrugët shemben se vidhen paratë dhe hidhet jo materiali që duhet, por bukë peshku.

Po pse ndryshohen trajektoret e rrugëve? Ndryshohen që vjedhja të bëhet tërkuzë.

Po pse ndahen rrugët në dhjetëra e dhjetëra lote? Që të mund të vidhet dhjetëra e dhjetëra herë.

Të gjitha këto janë realiteti më i hidhur që vrasin çdo ditë gjendjen ekonomike të shqiptarëve, varfërojnë, mjerojnë ata.

Edi Rama me reformën e tij në drejtësi ka krijuar mburojën më të tmerrshme gjyqësore, prokuroriale të vjedhjeve të tij monstruoze dhe qeverisë së tij.

Nuk ka asnjë proces ndaj asnjë personi që nuk përcaktohet nga Edi Rama.

Karakteri i kësaj drejtësie sot është më kriminali që ka ekzistuar që nga mesi i diktaturës.

Çdo vendim shkruhet në zyrat e Edi Ramës dhe dërgohet në Skap apo në gjykatë.

Ndërkohë, Skapi dhe gjykata janë të mbushur me anëtarë, me grupe të strukturuara kriminale, me llum njerëzor, ua them unë ju këtu.

Meqë jam këtu para jush, në emër tuaj dhe për ju, do i çoj një mesazh asaj gjykatëses Gjoka-Maneku, Maneku-Gjoka.

Mesazhi im është ky: edhe njëherë, je përzënë nga ndonjë vend për aktivitete llumi? Thuaju shqiptarëve. Turp të kesh! Turp të kesh të them.
Turp të kesh. E marrë peng nga Edi Rama dhe zbaton si mercenare urdhrat e tij.

Je turp i drejtësisë, turp i Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

Etiketa: akuzaberishaGjokaKryesore1

Lajme të lidhura

Seanca plenare, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën në SHISH
Aktualitet

Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, Rama në kërkim të votave, opozita në protestë

07:59 - 08/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi
Aktualitet

131 ditë revoltë! Paradite para Kuvendit dhe pasdite para Kryeministrisë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama largohu

07:53 - 08/10/26
Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë
Breaking Views

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë

23:00 - 07/10/26
Para
Berisha: Rama transporton drogë me “Ismailin”, betejë për qeveri teknike

Berisha: Rama transporton drogë me "Ismailin", betejë për qeveri teknike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rriten tensionet me Iranin, Pentagoni urdhëron ushtrinë: Përgatituni për sulme të reja!
Botë

Rriten tensionet me Iranin, Pentagoni urdhëron ushtrinë: Përgatituni për sulme të reja!

08:32 - 08/10/26

Pentagoni i ka kërkuar Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) të përfundojë përgatitjet për një rikthim të mundshëm të operacioneve ushtarake...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:12 - 08/10/26
Seanca plenare, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën në SHISH

Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, Rama në kërkim të votave, opozita në protestë

07:59 - 08/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

131 ditë revoltë! Paradite para Kuvendit dhe pasdite para Kryeministrisë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama largohu

07:53 - 08/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Tetor 2026

07:41 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com