GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A jeni takuar me Putinin? Rama në Londër: Jo faleminderit, kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë

19:33 - 21/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
A jeni takuar me Putinin? Rama në Londër: Jo faleminderit, kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, ku foli edhe për luftën Rusi-Ukrainë. Ai tha se armëpushimi u pranua nga të gjithë kur u kërkua nga presidenti i SHBA Donald Trump, duke shtuar se Europa nuk e kishte një plan paqeje, përveç armatimit të Ukrainës.

“Agresioni rus në Ukrainë për disa vite, Europa e vuri veten në autopilot. Tani situata ka ndryshuar dramatikisht dhe ajo që tha Orban se duhet një armëpushim ishte një fjalë e papranushme dhe kur e përmendi Trump u bë e pranueshme dhe të gjithë filluan që të kërkonin një armëpushim por mesa duket shumë vonë. Ajo që më vonë është se deri sot Europa s’ka një plan paqe të vetin. Është legjitime të mbështesësh Ukrainë dhe integritetin territorial dhe të kundërshton marrjen me forcë të një cope toke nga një vend tjetër, ndërsa po mendojmë të riarmatosemi dhe të mbështesim Ukrainën me armë ngjanë e çuditshme se nuk kemi një plan paqeje. Na duhet një plan si duket kjo paqe. Mungesa e tij na bënë të varur nga çfarë do gjë që do bëjë Uashintoni”, tha Rama.

Rama foli edhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë, ku deklaroi se nuk i pëlqen Putin dhe Rusia aktuale, duke shtuar dhe se nuk është tunduar ndonjëherë nga oligarkët rusë dhe paratë e tyre.

“Takim me Putinin? Jo, faleminderit. Ne jemi një rast i veçantë, sepse Shqipëria është i vetmi vend në të gjithë kontinentin që nga Kremlini dhe Moska nuk ka ardhur askush nga 1960 dhe askush nga pala jonë nuk ka shkuar në Moskë. Kjo ka të bëjë me historinë tonë, sepse ne, si i vetmi vend komunist, i cilësonim ata tradhtarë dhe të degraduar që nuk e meritonin shoqërinë tonë. Luftuam si fari i vetëm i komunizmit në Europë. Kur komunistët e braktisën Stalinin, ne e ndoqëm Stalinin, Stalini ishte në bulevardin tonë kryesorë deri në vitin 1990. Kjo krijoi një mungesë totale qëndrimi. 

Ne e dashurojmë Dostojevskin e gjithçka që na ka dhënë kultura ruse, por nuk na pëlqen Putini dhe nuk na pelqen Rusia aktuale. Dhe nuk kemi të bëjmë asgjë me të dhe as nuk na merr malli. Kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë, nga paratë ruse. Për ne letërsia dhe muzika ruse është më shumë se mjaftueshëm. Europa nuk di si të përgatitet për paqe.” – tha Rama.

I pyetur se sa shanse ka që Rusia të pranojë sinqerisht paqen në Ukrainë dhe me fqinjët europianë, Rama e dha përgjigjen me anë të një anektode.

“Ka një histori, nuk e di sa e njihni, për himnin rus. Himni rus u kompozua kohë më parë dhe pas ndryshimit në politikën e Moskës, pas heqjes dorë nga Stalini, Hrushovi i kërkoi autorit të himnit të ndryshonte tekstin. Më pas, kur Rusia u bë e pavarur nga Bashkimi Sovjetik, Jelcini mori në telefon autorin dhe i tha: duhet ta ndryshojmë tekstin. Dhe ky autor shumë i moshuar, nga varianti i parë i tekstit, e ndryshoi tekstin, dhe më pas Putini kërkoi ndryshimin e tekstit. Muzika nuk ndryshoi kurrë. Pra, në Kremlin muzika nuk ndryshon kurrë, teksti ndoshta.” – tha Rama.

Lajme të lidhura

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës
Breaking Views

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës

23:11 - 14/01/26
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s
Breaking Views

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s

23:06 - 14/01/26
Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete
Breaking Views

Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete

22:11 - 14/01/26
Para
Presidenti Duka “duartroket” Skënderbeun: Luajtët me zemër

Presidenti Duka “duartroket” Skënderbeun: Luajtët me zemër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës
Breaking Views

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës

23:11 - 14/01/26

Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta...

Lexo më shumë
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s

23:06 - 14/01/26
Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete

Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete

22:11 - 14/01/26
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu

21:51 - 14/01/26
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së

21:37 - 14/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com