GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A ka hipur ndonjë herë Anuela në urban? Bashkia e Tiranës: Ja si t’i gjurmoni autobusët në kohë reale

17:39 - 07/08/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
A ka hipur ndonjë herë Anuela në urban? Bashkia e Tiranës: Ja si t’i gjurmoni autobusët në kohë reale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Tiranës njofton se qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë, përmes Google Maps mund të gjurmojnë në kohë reale autobusat e linjave në kryeqytet.

Kjo risi, u vjen në ndihmë jo vetëm qytetarëve vendas, por ndihmon gjithashtu edhe turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë

“Ky projektt u realizua nga GIZ Albania dhe Bashkisë së Tiranës me mbështetjen e Albanian Technology Distribution (ATD). GTFS-RT (Real-Time General Transit Feed Specification) është integruar me sukses në Google Maps”, thuhet në njoftimin për mediat të bashkisë së Tiranës.

Sipas bashkisë, kjo risi, jo vetëm që do të përmirësojnë planifikimin e udhëtimit dhe kohët e sakta të mbërritjes së autobusëve për mijëra pasagjerë të përditshëm, por do të përdoren gjithashtu për menaxhimin e cilësisë së shërbimit, duke ndihmuar në optimizimin e operacioneve të transportit publik.

A hipën në autobus Anuela Ristani?

Ndërkohë që premtimet e Bashkisë Tiranë për cilësinë e transportit publik ndër vite sa vijnë dhe i afrohen standardeve evropiane, realiteti i shërbimit është ende largë asaj që pretendohet. Me vonesa të tejshtuara, tejmbushje të urbaneve dhe me një shërbim të copëzuar dhe me mjete të disa dekadave më parë, pasagjerët ankohen për një shkëputje nga realiteti të drejtuesve të institucionit.

Sipas një sondazhi të bërë vitin  e kaluar, cilësia e transportit publik në Tiranë është e dobët ose shumë e dobët, ndërsa përballen me vonesa, mbingarkesë dhe mungesë të kushteve në autobusët urbanë.

Rreth 80% e të anketuarve e vlerësuan cilësinë e shërbimit si shumë të dobët (54%) dhe të dobët (25%), ndërsa vetëm 6% e tyre e vlerësuan atë si të mirë. Të anketuarit vlerësuan si probleme kryesore mbingarkesën e autobusëve dhe vonesat, ndjekur nga mungesa e kondicionerëve dhe trafiku i rënduar.

Ekspertët bien dakord me qytetarët, ndërsa vlerësojnë se transporti publik është në gjendje kome në Tiranë. Sipas urbanistit Gentjan Kaprata, kjo situatë vjen për shkak të shpejtësisë së ulët me të cilin lëvizin autobusët, vonesës nëpër stacione dhe cilësisë së keqe të këtyre mjeteve.

“Në Tiranë autobusët lëvizin deri në 7 km/h, është e paimagjinueshme për një shërbim të tillë,” tha Kaprata  në një prononcim për Faktoje.al.

Problemet pranohen edhe nga kreu i Shoqatës së Transportit, Dashnor Memaj, i cili thekson megjithatë se faji nuk është vetëm i operatorëve. Sipas Memajt, është e domosdosjme që mjetet e transportit publik të kenë korsi të dedikuara dhe kjo është në dorën e strukturave shtetërore.

“Qytetarët natyrisht kërkojnë shërbim më cilësor dhe më të mirë si në aspektin e infrastrukturës, por edhe të viteve të mjeteve. Kjo nuk është në dorë të operatorëve 100%, që do të thotë duhen korsitë e dedikuara, stacionet, tabelat e orareve,” është shprehur Memaj.

Një vit më pas, kur nuk ka ndodhur asnjë ndryshim në transportin urban kryeqytetas, kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani del me njotime të tilla të rëndësishme, për gjurmimin online të autobusëve! Ai hipën ndonjëherë autobusit kjo zyrtare?!

gijotina.com/

Etiketa: Anuela Ristaniautobuset urbaneKryesore1

Lajme të lidhura

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë
Breaking Views

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
Para
Kërceu në det tek Gjiri i Gramës, 12-vjeçari lëndohet në kokë

Kërceu në det tek Gjiri i Gramës, 12-vjeçari lëndohet në kokë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com