GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A ka në Shqipëri Coca-Cola me nivel të lartë klorati? Eksperti: Duhet të nisin kontrollet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
A ka në Shqipëri Coca-Cola me nivel të lartë klorati? Eksperti: Duhet të nisin kontrollet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Coca-Cola” ka tërhequr pijet e saj në disa vende anembanë Evropës, pasi ka zbuluar “nivele më të larta” të kloratit kimik, të cilat mund të paraqesin rreziqe shëndetësore. Por a është mundësia që edhe në Shqipëri të ketë Coca-Cola me përmbajtje klorati?

Lidhur me këtë çështje ka folur eksperti i Sigurisë Ushqimore, Kapllan Sulaj i cili tha se edhe pse nuk ka raste të verifikuara, duhet të bëhet një kontroll në vendin tonë pasi ekziston mundësia që të kemi dhe ne një produkt të tillë me përmbajtje të lartë të kloratit kimik.

“Mendoj që duhet të fillojë menjëherë investigimi dhe kontrolli i Coca-Colës në Shqipëri, pasi një fenomen i tillë mund të jetë edhe pse nuk është verifikuar asgjë. Përderisa ekziston një mundësi kontaminimi në Bashkimin Evropian, edhe në Shqipëri është e mundur. Duhen bërë kontrolle në hyrjen doganore nëse ka coca-cola që futen në Shqipëri, të cilat mund të jenë të gatshme për konsum ose sasi Coca-Cola që ambalazhohet në Shqipëri”, tha eksperti.

Ndërkaq, ai shton se për këtë çështje duhet ndërhyrje nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që të kryhen kontrollet, kryesisht në magazina.

“Ligji e lejon diçka të tilla dhe përderisa e lejon, edhe mund të kemi raste të tilla. Theksoj se duhet të vihet në lëvizje Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kryesisht në magazinat e mëdha me shumicë. Të shikojnë nëse ka importe të coca-colës nga vendet që është lançuar prezenca e klorit në këtë produkt, siç është Belgjika, Holanda, Luksemburgu. Duke vijuar me një hap tjetër, duhet parë tregu shqiptar nëse ky produkt është shpërndarë dhe të kontrollet produkti vendas”, shtoi Sulaj.

Etiketa: Coca ColaShqiperi

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Para
Vrasja e aktivistit kosovar, Gjykata belge dënon me burg të përjetshëm autorët

Vrasja e aktivistit kosovar, Gjykata belge dënon me burg të përjetshëm autorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com