GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

A ka shanse për armëpushim? Ja si mund të marrë fund lufta në Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Lajm i mirë, Rusia shpall armëpushim për civilët në Mariupol
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

A ka shanse për armëpushim? Fokusi i Putinit aktualisht është përqëndruar tek lindja e Ukrainës. Sipas analistëve Rusia mund t’i ndalë luftimet, vetëm nëse merr plotësisht rajonet e Donjeckut dhe Luhanskit.

Se cilat janë qëllimet e luftës e që duhen ndjekur, për këtë nuk ka një ujdi në Perëndim. As për pyetjen tjetër, se me çfarë mjetesh do të merrte fund kjo luftë. Në Gjermani dominon mendimi, se konflikti mund të zgjidhet politikisht. Prandaj përmendet gjithnjë opcioni i negociatave si alternativë.

Në të vërtetë Rusia dhe për pasojë edhe Ukraina kanë vendosur ta fundin e kësaj lufte në varësi nga përdorimi i armatimeve ushtarake. Qëllimet ruse të luftës nuk të lenë hapësirë këtu për kompromise politike.

Aktualisht sundon logjika ushtarake

E kështu për një zgjidhje politike të konfliktit do të flitej vetëm atëherë, kur të vendosej dimensioni ushtarak në betejën e luftës. Nëse luftimet vazhdojnë pa marrje territoriale dhe qeveritë duhet të paguajnë një çmim politik të lartë për luftën, atëherë mund të ketë një shans që të deklarohen si të arritura qëllimet e luftës dhe të paktën të vendoset një armëpushim i përkohshëm. Kjo do të sillte një status quo territoriale. Arritja e një marrëveshjeje paqeje duket pa gjasa, kjo për shkak të një sërë çështjeve të pazgjidhura si Krimeja apo të të ashtuquajturave Republika të Donjeckut dhe Luhanskut, të cilave Rusia ua njohu pavarësinë.

Rifitimi i territoreve i vështirë

Duket shumë pak realiste, që Ukraina të rimarrë të gjitha territoret e humbura që nga viti 2014, madje as ato të humbura nga shkurti 2022. Por për fat të mirë po aq jorealiste është që Rusia të triumfojë mbi të gjithë Ukrainën. Pa një mobilizim të gjerë, Rusia nuk ka forca të mjaftueshme infanterie që të vazhdojë ofensivën e saj kaq të intensifikuar përtej muajve të verës. Objektivi më i vogël territorial i Rusisë është pushtimi i të gjithë rajoneve përreth Donjeckut dhe Luhanskit. Moska është madje e detyruar të arrijë këtë objektiv për shkak se e njohu pavarësinë e tyre si republika popullore. Kurse tek territoret e tjera, pjesë të Kharkivit, Saporishjas etj, Rusia mund të diferencojë dhe të jetë fleksibël.

Pushtimet ruse nuk do të avancojnë

Rusia gati e ka pushtuar të gjithë rajonin e Luhanskit dhe do të vazhdojë luftimet që të marrë edhe pjesën e Donjeckut. Por pas kësaj ushtria ruse është e konsumuar. Çdo ofensive tjetër strategjike si psh kundër Odesës do mund të përjashtohej. Kështu që pas fundit të betejës në Donbas, edhe Moska do të ketë interes që të përpiqet me një formë të uljes së konfliktit. Por deri atëherë ushtria ukrainase do të jetë goditur rëndë, infrastruktura do të jetë shkatërruar, shoqëria e lodhur dhe ekonomia do të jetë e varur nga ndihmat perëndimore.

Ky mund të jetë një moment, kur mund të arrihet një armëpushim, që do të mbështetej në masë të gjerë në një status quo territoriale. Vërtet Ukraina nuk do të njohë humbjen e territoreve, por një ngrihje e përkohshme mund të jetë e mundur. E përkohshme në kuptimin, që gjithçka do të vare, se si do të jenë zhvillimet e ardhshme në Kremlin. Një udhëheqje ruse pas Putinit do të ndodhej para vendimit, nëse ia vlen kontrolli i pjesëve të rajoneve Kherson, Saporishja e Kharkiv aq sa të durohen me vite sanksionet.

Këtyre zhvillimeve të mundshme i shtohet edhe mundësia e konfliktit të vazhdueshëm në nivele më të vogla. Ukraina mund të përpiqej të sfiliste pushtuesit rusë përmes sulmeve të vazhdueshme dhe ta bënte kështu të mundur kthimin e territoreve të pushtuara.

Alternativat e tjera shumë pak të mundura

Ndryshime të mëdha do ishin të mundura, vetëm nëse presidenti rus do jetë i detyruar të dorëzojë postin për një periudhë të shkurtër kohe. Një pasues do të kishte më shumë hapësirë veprimi, dhe ndoshta edhe interesa të tjera.

Ose vërtet Rusia vërtet shpall gjendjen e luftës dhe mobilizon shpejt shumë ushtarë që t’i dërgojë në front. Rusia do të mundej kështu të merrte shumë më tepër territor ukrainas se aktualisht, por me një çmim shumë të lartë në jetë njerëzish. E kjo alternativë do të pritej shumë keq në shoqërinë ruse./DW

Etiketa: RusiUkraine

Lajme të lidhura

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
Botë

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu
Botë

Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

16:25 - 21/08/26
Identifikohet shqiptari që u vra më armë zjarri në Itali
Aktualitet

Katër shqiptarëve u zihet pritë dhe sulmohen me thika dhe çekiç, njëri në gjendje të rëndë

09:25 - 20/08/26
Para
Zjarr në ishullin e Sazanit, shkrumbohen sipërfaqet me pyje dhe pisha

Zjarr në ishullin e Sazanit, shkrumbohen sipërfaqet me pyje dhe pisha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com