GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

A keni ndërtuar një “Brazil të vogël”? Ja përgjigjia epike e Sylvinho

20:32 - 06/11/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sylvinho reagon në rrjetet sociale, shkruan shqip
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse vetëm një pikë larg kualifikimit për në Euro2024, për trajnerin Sylvinho nuk mund të thuhet se gjithçka ka mbaruar.

Trajneri i kombëtares shqiptare, në intervistën për “Real Story” tha se kemi një skuadër që mbrohet shumë mirë, por edhe sulmon shpejt.

“Nuk është një Brazil i vogël, është një Shqipëri puro”, tha Sylvinho, duke shtuar se te kjo skuadër sheh vetëm një Shqipëri.

“Lojtarët po bëjnë shumë mirë, janë lojtarë shumë të mirë, kanë një adn tërësisht shqiptare, lojtarë shumë të fortë, teknikë dhe që godasin portën”, shtoi Sylvinho.

Ai tha se po monitorohen rreth 50 futbollistë, të cilët kanë shprehur dëshirën që të luajnë për Shqipërinë dhe të japin gjithçka në fushë.

Por a është Sylvinho një strateg apo seleksionues për kombëtaren Shqiptare?

“Unë besoj se është pak nga të dyja. Në zyrë bëjmë një punë të madhe për të njohur futbollistët. Herë pas here duhet të shohim ndeshjen e një futbollisti edhe të një viti më parë, nëse ai është i duhuri për ne. Është pak edhe strateg edhe seleksionues. Strategjia e një loje është e rëndësishme, por më e rëndësishme është që futbollisti të ndihet mirë në fushë. Sa më mirë të ndihet futbollisti në fushë aq më shumë, zhvillohet përmirësohet dhe bën gjëra të rëndësishme.

Unë besoj te ekuilibri i skuadrës. Një skuadër që mbrohet mirë ka sakrificë shumë djersë, organizohesh dhe më pas kemi një cilësi shumë të mirë. Edhe te zotërimi i topit jemi shumë të fortë. Kemi një skuadër që ka një tranzicion shumë të mirë. Ne përfitojmë nga të gjitha aftësitë që kemi nuk është një ‘Brazil i vogël’ është një Shqipëri puro edhe ngjyrat janë shumë të bukura, më pëlqen shumë dhe është skuadra shqiptare 100%. Unë shoh shumë Shqipëri te kjo skuadër. Janë momente të bukura, lojtarët po bëjnë shumë, na mungon edhe një hap i rëndësishëm. Për mua kjo është AND e Shqipërisë, futbollistë të mirë, të shpejtë, lojtarë që godasin mirë, dhe në fushë argëtohen,” shton Sylvinho.

Etiketa: kombetareKryesore1Sylvinho

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Formacionet zyrtare Tottenham-Chelsea, Broja…

Formacionet zyrtare Tottenham-Chelsea, Broja…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26

Dashi Dita të gjen të mbushur me energji dhe gatishmëri për të bërë hapa të rëndësishëm. Megjithatë, yjet të paralajmërojnë...

Lexo më shumë
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com