GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A kërkojnë demokratët largimin e kreut të PD-së pas humbjes në zgjedhje? Përgjigjet Paloka

19:55 - 07/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
A kërkojnë demokratët largimin e kreut të PD-së pas humbjes në zgjedhje? Përgjigjet Paloka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, deputet aktual dhe i rizgjedhur në zgjedhjet e 11 Majit, Edi Paloka, foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24, për zgjedhjet e 11 Majit.

Paloka tha se pa një qeveri teknike dhe pa largimin e kryeministrit Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri.

Paloka tha se kryeministri Edi Rama duhet të dakordësohet për formimin e një qeverie teknike në vendin tonë.

Më tej demokrati tha se pavarësisht çdo gjëje, PD mori një frymë shprese për zgjedhjet e 11 Majit, për disa faktorë të cilët i bënë demokratët të besonin në fitore.

Paloka tha se rikthimi dhe bashkimi i PD, marrja e simboleve, fitorja e Trump në SHBA dhe afrimi me administratën e tij krijuan një frymë që dhanë shpresë te PD për zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur nëse ka zëra brenda PD-së që kërkojnë largimin e Sali Berishës pas humbjes në zgjedhje, Paloka tha se Berisha është njeriu që e mori partinë nga humnera dhe e ngriti në pak muaj.

“Pak muaj para zgjedhjeve ishte në arrest shtëpie, nuk kishim financa, për 2 muaj e mori fushatën, e mbajti PD në krahë, unë lodhesha duke parë takimet e Berishës, një 80 vjeçar që bënte nga 10 takime. E mori PD në krahë e patë pritjen që i bënë. Të gjithë ne kemi përgjegjësi dhe ai jo”, tha Paloka.

Pjesë nga intervista

Çfarë sollën zgjedhjet e 11 majit?

Edi Paloka: Zgjedhjet e 11 majit sollën një konfirmim të asaj që po ndodh prej 12 vitesh në Shqipëri nën qeverisjen Rama, që ishte paralajmëruar prej nesh dhe jo vetëm prej nesh, të paktën në dy deklarata të partive popullore dhe atyre të qendrës së djathtë evropiane që përpara zgjedhjeve, që kishin bërë një analizë të të gjithë shkeljeve që kishin ndodhur paraprakisht. Pra, praktikisht nuk ka ndodhur gjë e re. E kam thënë unë që në krye të herës dhe jo vetëm unë, që me Ramën zgjedhje nuk mund të ketë.

Po, por ju thatë para zgjedhjeve që PD do të jetë fituese?

Edi Paloka: Nuk ndodh kurrë që do hysh në zgjedhje dhe të thuash do humb. Jo vetëm për militantët, por ishin disa faktorë që na dhanë shpresë, faktorë që nuk lidhej me atë çfarë do të bënte Rama. Vetëm qeveri teknike pa Ramën mund të bëhen zgjedhje në Shqipëri. Ajo çfarë ndryshoi ishte situata e brendshme te PD, sepse erdhëm nga një situatë para shkatërrimit. Rikthimi dhe bashkimi i PD, marrja e simboleve, fitorja e Trump në SHBA dhe afrimi me administratën e tij krijuan një frymë që dhanë shpresë.

Po ju e kishit idenë që qeveria teknike nuk do krijohej, të paktën me atë që shihej qartë?

Edi Paloka: Ne e kërkuam këtë për të pasur zgjedhje të lira dhe në kushte të barabarta, sesa arrihet është tjetër gjë. Është Rama ai që duhet të dorëzohet ose më mirë lëshojë për të krijuar një qeveri teknike. Por ai nuk është nga ata burra që pranon të hyjë në një garë si i barabartë, nuk ka hyrë kurrë, gjithmonë ka fituar pasi e ka parë kundërshtarin që është në tapet. Ajo që kemi thënë dhe e themi prapë është që pa një qeveri teknike dhe pa kryeministër Ramën nuk ka zgjedhje në Shqipëri.

Ju e shihni rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit vetëm si faji i Ramës, sa përgjegjësi ka vetë PD?

Edi Paloka: Kjo flitet shpesh, por unë kam qenë koherent në këtë pikë, edhe kur ishte Lulzim Basha kryetar. Për fat të keq është një histori që përsëritet. Kjo pyetje nuk më pëlqen. Sepse që Rama do i vjedhi zgjedhjet, dihet, është opinion kudo. Një popull që është 40% në varfëri ekstreme, natyrisht që do të thotë më jep lekët se do të haj bukë. Ky realitet njihet në Shqipëri. Pa përmendur pjesën e padukshme, këto që them janë që të gjithë i shohin dhe i konstatojnë. Paqja fiskale, ku përfituan 150 mijë njerëz, pavarësisht se del dhe i mohon më pas. Është blerje direkte publike. Po 100 euro që dha për pensionistët. Pastaj ajo e kanabisit, që është skandali më i madh, që ka shkelur vetë ligjin që ka miratuar, ka dhënë mijëra hektarë më shumë sesa parashikuar vetë në ligj. Të gjitha këto janë publike, shkelje me ligjin, shkelje me kodin. Është blerje publike e votës.

…

Brenda PD, ka zëra që kërkojnë largimin e Berishës, si mendoni?

Edi Paloka: As unë nuk dorëzohem kurrë. Çfarëdo lloj vendimi të marr personal në një moment të caktuar, do të jem gjithnjë përballë Ramës, si anëtar i thjeshtë apo…kur janë vendime personale apo diçka përtej kësaj. Cdo vendim që unë mund të marr në të ardhmen, ta shpjegoj, sigurisht marr vendime personale jeta është e imja në politikë s’ka vendime personale. Nesër mund të mos hyj në asnjë kandidim, por nuk do iki nga politika. Do jem përballë Ramës dhe do jem aty kur do të ndodhë.
Nëse nuk do të kishte farsë politike, do humbte zgjedhjet, Berisha do të ikte është e shkruar në statut. Këtu nuk flasim për zgjedhjet.

Berisha është njeriu që e ngriti PD, e mori në humnerë. Pak muaj para zgjedhjeve ishte në arrest shtëpie, nuk kishim financa, për 2 muaj e mori fushatën, e mbajti PD në krahë, unë lodhesha duke parë takimet e Berishës, një 80 vjeçar që bënte nga 10 takime. E mori PD në krahë e patë pritjen që i bënë. Të gjithë ne kemi përgjegjësi dhe ai jo.

Etiketa: Edi PalokaPDSali Berishazgjedhje 2025

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Largohet nga detyra shefi i Komisariatit të Himarës

Largohet nga detyra shefi i Komisariatit të Himarës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com