GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, nuk pranoi se e ka nisur këtë lëvizje brenda forcës së tij politike për shkak se synon të marrë drejtimin e saj. I pyetur në A2 CNN, nëse synon “karrigen” e Berishës, Salianji ka deklaruar se kërkon vetëm përmirësimin e partisë.

“Unë synoj përmirësimin e PD. Ky nuk është momenti që kushdo të shfaqë ambicie. Madje është momenti që ndonjëri edhe mund të tërhiqet nga ambiciet për të bashkuar partinë. Por nuk mund të bëjmë sikur problemet nuk ekzistojnë. Unë kam interes që PD të vijë në pushtet”, tha Salianji.

Salianji kritikoi qasjen e PD për të organizuar foltore çdo të hënë përpara Kryeministrisë dhe shtoi se duhet revoltë për të rrëzuar qeverinë socialiste.

“A e rrëzojmë dot Edi Ramën duke i vajtur poshtë zyrës me muzikë? Foltorja para Kryeministrisë është forma e paduhur. Nuk rrëzohet Edi Rama me muzikë poshtë zyrës”, tha Salianji.

Salianji ka deklaruar se me lëvizjen që ka ndërmarrë synon rizgjimin e forcës së tij politike.

“Dhe besoj se kjo ka ndodhur. E ka realizuar qëllimin ky format. PD sot është më aktive, më e zgjuar, është më shumë prezente në media dhe pa diskutim një ndryshim ku disa kritere duhet të përcaktohen, se si avancohet karriera në PD. Nëse janë primaret, apo votat, çfarëdolloj kriteri të vendoset”, tha Salianji.

Sipas tij, ajo që është më e rëndësishme është një pakënaqësi për shkak të neglizhencës apo braktisjes së demokratëve nga drejtues të caktuar në zona të caktuara.

“Janë qindra dhe mijëra demokratë që mendojnë se unë që PD duhet të ripërtërihet”, shtoi ai.

Salianji tha se opozita nuk po arrin të kapitalizojë mbi skandalet e qeverisë.

“E mbani mend çfarë bënë socialistët për një video të Ilir Metës. Ndërsa opozita tani nuk po arrin të kapitalizojë. Për shkak të ndalimit për të kandiduar në Parlament, unë kam folur në platformat e mia në rrjetet sociale dhe në takime me njerëzit”, u shpreh ai.

 

Etiketa: berishaKryesore1opoziteSalianji

Lajme të lidhura

Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, mirëmbahet nga firma që përfitoi miliona euro tender nga Balluku
Aktualitet

Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, mirëmbahet nga firma që përfitoi miliona euro tender nga Balluku

08:59 - 02/03/26
Përfshihen nga flakët dy mjete në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Përfshihen nga flakët dy mjete në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

08:24 - 02/03/26
OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë
Aktualitet

Nuk ndalet shpopullimi! Shqipërisë po i ikin të rinjtë, 62% e emigrantëve nën 35 vjeç

08:12 - 02/03/26
Para
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e "çmendur" në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, mirëmbahet nga firma që përfitoi miliona euro tender nga Balluku
Aktualitet

Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, mirëmbahet nga firma që përfitoi miliona euro tender nga Balluku

08:59 - 02/03/26

Rruga pranë liqenit të Gjinarit, në territorin e Elbasan, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme si pasojë e një rrëshqitjeje toke, duke...

Lexo më shumë
Përfshihen nga flakët dy mjete në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihen nga flakët dy mjete në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

08:24 - 02/03/26
OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë

Nuk ndalet shpopullimi! Shqipërisë po i ikin të rinjtë, 62% e emigrantëve nën 35 vjeç

08:12 - 02/03/26
Arritje historike! Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

Boksierja shqiptare nuk njeh rivalë, mposht brazilianen dhe fiton medaljen e artë

08:08 - 02/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:54 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com