GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A mund të arrestohet Safet Gjici? Ja çfarë thotë avokati

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Videoskandali/Gjici kapet mat duke bërë seks oral në zyrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Genc Gjokutaj ka shpjeguar nga pikëpamja ligjore, se cilat janë pasojat për kryetarit e bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit, pas shpërthimit të skandalit skandal dhe deri ku shtrihen ato.

Në studion e Syri Tv, Gjokutaj thekson se ajo nuk quhet më zyrë e shtetit, ajo zyrë është kthyer në një shtëpi publike. “Ky rast është i turpshëm, është një akt korruptiv moral i personit që e ka kryer. Unë e kam ndjekur nëpërmjet rrjeteve sociale. Është një nga aktet më të rënda që ka ndodhur kohët e fundit dhe të shohim se ç’do të ndodhë. Ne dimë vetëm atë akt të turpshëm në zyrë, në zyrën e pushtetit lokal, i saporizgjedhur në një nga rrethet e Shqipërisë siç është Kukësi, i cili për më tepër shquhet për traditat e tij morale, për familjen, për një opinion të shëndoshë shoqëror”, tha avokati.

Lidhur me mundësinë e arrestimit të Gjicit, pas hetimeve të nisura nga SPAK, Gjokutaj shprehet se nuk janë kushtet dhe kriteret që ai mund të arrestohet.

“Arrestimi lidhet gjithmonë me rrezikshmërinë shoqërore të personit dhe të veprës. Mendoj se nuk janë kushtet dhe kriteret për arrest. Ai është larguar menjëherë nga detyra. Do të merret në përgjegjësi penale”, shprehet ai.

Dorëheqjen e Gjicit nga posti i Kryebashkiakut, Gjokutaj e konsideron si të detyruar, jo nga vetë ai, sepse ai nuk e ka atë nivel moral që të japë dorëheqjen.

“Duhet të jetë e urdhëruar, por gjithsesi ky është një akt i turpshëm që dënohet jo vetëm moralisht nga një opinion i tërë publik, por edhe nga ligji.

Ajo që është e rëndë është edhe cënimi i besimit të publikut ndaj zyrave të shtetit, posaçërisht ndaj kryetarit të bashkisë, i cili është zyrtari më i lartë por edhe më i afërt i halleve, i problemeve të njerëzve, përditë.

Imagjinoni, në zyrën e këtij kryetari të shkojnë  vajza apo gra për probleme të ndryshme që mund të kenë dhe në ç’zyrë shkojnë e me kë përballen dhe çfarë rriskojnë”, tha ai.

Lidhur me hetimet nga SPAK, Gjokutaj shprehet se nëse vajza do të jetë punonjëse e bashkisë, Safet Gjici do të përgjigjet për veprën penale të parashikuar nga Neni 105 “Shfrytëzimi i postit për të kryer marrëdhënie seksuale apo homoseksuale”, thotë ligji.

“Por, paraprakisht nga ç’kam dëgjuar në këto rrjetet sociale dhe nga një interesim sipërfaqësor me të njohur, më thonë që kjo kjo vajzë nuk është as nga Kukësi dhe nuk është punonjëse e bashkisë.

Kështu, ka shumë mundësi, nëse janë këto kushte dhe këto cilësi të kësaj shtetaseje, atëherë do të përgjigjet për dispozitën e Nenit 248 “Shpërdorimi i detyrës për përfitime seksuale”, por sigurisht që gjithmonë duhet që kjo marrëdhënie të kryhet kundrejt një përfitimi të ndërsjellë. Nuk e dimë cila është fabula e kësaj ngjarjeje por të presim të shikojë çfarë do të dalë nga hetimi i çështjes.”, tha ai.

Etiketa: gjiciGjokutajhetime spak

Lajme të lidhura

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo
Aktualitet

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!
Aktualitet

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi
Aktualitet

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Para
Kafja ju bën mirë apo keq, çfarë thonë ekspertët

Kafja ju bën mirë apo keq, çfarë thonë ekspertët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anglia e mbyll në krye të Grupit L, Harry Kane shënon rekord me Panamanë! Kroacia mposht Ganën, të dyja kalojnë në 1/16-at
Breaking Views

Anglia e mbyll në krye të Grupit L, Harry Kane shënon rekord me Panamanë! Kroacia mposht Ganën, të dyja kalojnë në 1/16-at

10:00 - 28/06/26

Grupi L i Kupës së Botës 2026 mbylli llogaritë e tre ndeshjeve në grupe.  Anglia fitoi 0-2 kundër Panamasë dhe...

Lexo më shumë
Përmbysje spektakolare, Kongo mund Uzbekistanin dhe vazhdon rrugëtimin në kampionatin botëror

Përmbysje spektakolare, Kongo mund Uzbekistanin dhe vazhdon rrugëtimin në kampionatin botëror

09:26 - 28/06/26
Messi vendos rekorde të reja, Argjentina fiton me Jordaninë! Austria barazon me Algjerinë, të dyja në 1/16-at

Messi vendos rekorde të reja, Argjentina fiton me Jordaninë! Austria barazon me Algjerinë, të dyja në 1/16-at

09:07 - 28/06/26
Si u zgjodh “grupi koordinator” i protestës që i shkroi ambasadave? Flet firmëtarja e letrës (Emrat)

Si u zgjodh “grupi koordinator” i protestës që i shkroi ambasadave? Flet firmëtarja e letrës (Emrat)

08:26 - 28/06/26
Parashikimi i së dielës: Temperatura të larta në të gjithë territorin, pika shiu në disa zona

Parashikimi i së dielës: Temperatura të larta në të gjithë territorin, pika shiu në disa zona

08:01 - 28/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet