GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A mund të betohet nga burgu një Kryebashkiak? Ngjela: Ja si do veprohet në rastin Beleri

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

KQZ certifikoi sot mandatin e Fredi Belerit si Kryebashkiak i Himarës. Por prej dy javësh Beleri ndodhet i arrestuar pasi akuzohet për blerje votash, ndërsa shkalla e parë e GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Avokatët mbrojtës së Belerit kanë apeluar vendin e GJKKO në Apel, madje janë shprehur se çështjen do e dërgojnë deri në Strasburg.

E ndërsa nuk dihet se kur mund të përfundojë procesi ndaj Belerit, janë hedhur një seri hipotezash lidhur me atë se kush dhe si do të drejtohet Bashkia e Himarës.

Avokati Spartak Ngjela, nga studio e Euroneës Albania, tha se deri në momentin që të ketë një dënim të formës së prerë nga gjykata, Beleri prezumohet i pafajshëm dhe nuk mund t’i ndalohet dot e drejta për t’u mandatuar në krye të bashkisë së Himarës.

Ai theksoi se e vetmja pengesë është betimi përpara Këshillit Bashkiak, për të cilin mudn t’i japin leje ta kryejë.

Por Ngjela theksoi se në optikën e tij provat janë të plota dhe Beleri do të dënohet nga gjykata përpara se të mbarojë afati i betimit si kryebashkiak.

“Beleri prezumohet i pafajshëm. Pavarësisht se është i arrestuar, nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë. Deri në momentin që nuk ka një vendim të formës së prerë nuk e ndalon dot njeri ligjërisht që ata që e kanë zgjedhur të vijojnë procedurën.

Deri këtu jemi në një proces normal. Por ai është në burg dhe nuk ka mundësi të bëjë betimin. Ose do ta lejojnë të bëjë betimin dhe të kthehet në burg, por bërja e betimit ka një afat i cili duhet të respektohet.

Por duhet të sqarojmë një gjë se nuk ka shpresë të jetë kryetar i bashkisë së Himarës. Pasi ligji thotë që një kryetar bashkie që dënohet me një vendim të formës së prerë nga gjykata, nuk mund të jetë më kryetar bashkie, i hiqet mandati.

Pasi të dalë në gjyq dhe gjyqin do ta bëjën shpejt. Pasi të mbarojnë dy gjyqet e tij, ku prokuroria ka provat e plota, do dënohet me një vendim të GJKKO dhe vepra penale që ka bërë është nga 1 vit deri në 5 vjet. Nëse ai dënohet nuk do të mund të jetë më kryetar bashkie”, tha Ngjela.

Etiketa: belerihimaraNgjela

Lajme të lidhura

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale
Breaking Views

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit
Breaking Views

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Para
Absurditeti i tifozëve të Sevillas nuk ka fund, ja çfarë mesazhi kanë për Perez

Absurditeti i tifozëve të Sevillas nuk ka fund, ja çfarë mesazhi kanë për Perez

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com