GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

A mund të mbash 1 sekret?!

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
A mund të mbash 1 sekret?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata është kjo: Keni/dini një sekret dhe nuk jeni të sigurt nëse duhet ta tregoni apo të heshtni. Çfarë duhet të bëni? Kur e gjeni veten në këtë vend të pakëndshëm, këtu janë disa pika për t’ju ndihmuar të merrni parasysh opsionet tuaja.

Konsiderimi i parë është sekreti i kujt është. A është i juaji, apo dikush tjetër ju ka besuar informacionin e tyre (ose të dikujt tjetër)?

Nëse sekreti është i juaji, natyrisht, varet nga ju nëse do ta mbani dhe nëse jo, kujt do i thoni. Nëse e ndani sekretin tuaj edhe me dikë, merrni parasysh se ekziston gjithnjë mundësia që informacioni t’i shkojë edhe dikujr tjetër. Sekreti më i ruajtur është ai që e di vetëm ti.

Marrëdhëniet kanë rëndësi

Nëse juve ju është besuar një informacion që i përket dikujt tjetër dhe nuk jeni të sigurt nëse do ta mbani sekretin e tyre, bëjini vetes dy pyetjet e mëposhtme:

1. A pranuat të mbani sekretin?

Ndonjëherë njerëzit do t’ju thonë diçka, dhe do ta shoqërojnë me: “Mos i thuaj askujt!”. Shpesh, duke ju treguar një sekret pa marrë më parë pëlqimin tuaj, ata ju vendosin në një situatë që ju nuk e kishit zgjedhur. Ju nuk jeni të detyruar të respektoni kushtet e një kontrate që nuk e keni nënshkruar.

Ndoshta është mirë që ta njoftoni personin nëse ju ka vënë në një pozitë të vështirë. Të paktën, mund t’i inkurajojë ata të mendojnë dy herë para se ta bëjnë përsëri.

Nëse keni rënë dakord të mbani sekretin, atëherë në rrethana normale, është më mirë nëse mund t’i përmbaheni fjalës suaj.

Nëse rrethanat rreth sekretit nuk janë normale, mund të dëshironi të flisni me terapistin tuaj për këtë. Një terapist kërkohet të ruajë konfidencialitetin e gjithçkaje që ju i thoni, për sa kohë që jeta e dikujt nuk është në rrezik. Në atë rast, terapistit tuaj mund t’i kërkohet të bëjë një raport tek autoritetet lokale.

Nëse keni rënë dakord të mbani sekretin, por tani dëshironi të tregoni diçka, pyesni veten:

2. Sa e vlerësoni atë marrëdhënie?

Mbajtja e një sekreti mund t’i bashkojë më shumë dy njerëz, por gjithashtu mund ta krisë një marrëdhënie. Për arsye të ndryshme, mund të jetë e rëndësishme për ju që të mos mbani sekretin.

Mendoni për pasojat në marrëdhënien tuaj nëse dështoni në mbajtjen e sekretit dhe çfarë të mirash/të këqijash do ndodhin në momentin që ju ja tregoni dikujt tjetër. Lidhja juaj me këtë person ka të ngjarë të dëmtohet nëse veproni pa pëlqimin e tij. Kështu që…

Çfarë është më e rëndësishme për ju – kjo marrëdhënie, apo një ndërgjegje e pastër?

Pavarësisht se çfarë bëni, rruga drejt një ndërgjegjeje të pastër është përmes njohjes së kufijve dhe motiveve tuaja dhe qëndrimit besnik ndaj vlerave që ju përfaqësojnë. Duke miratuar këtë qëndrim në përgjithësi, ju do të tërheqni njerëz që vlerësojnë ndjeshmërinë tuaj dhe veprojnë me integritet vetë.

Shpresojmë, të mos ju duhet të merrni vendime të tilla shpesh, por nëse ndodh, rikthejuni këtyre këshillave.

Etiketa: sekret

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Kryeministrja e Serbisë: BE po bën pak ose fare për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë: BE po bën pak ose fare për situatën në Kosovë

TË FUNDIT

Pasi i vunë flakën, Gjykata e Lartë blindon dritaret me mbrojtëse hekuri
Aktualitet

Pasi i vunë flakën, Gjykata e Lartë blindon dritaret me mbrojtëse hekuri

12:04 - 18/10/26

Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën, Gjykata e Lartë është përgatitur sot për t’i shpëtuar ndonjë sulmi të ri....

Lexo më shumë
65 të lënduar në protestën e pestë kundër qeverisë, 12 janë te Trauma

65 të lënduar në protestën e pestë kundër qeverisë, 12 janë te Trauma

11:46 - 18/10/26
Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

11:29 - 18/10/26
Erald Kapri publikon pamjet e sulmit me spraj, deputeti paralajmëron kallëzim në SPAK ndaj Skënder Hitajt

Erald Kapri publikon pamjet e sulmit me spraj, deputeti paralajmëron kallëzim në SPAK ndaj Skënder Hitajt

11:15 - 18/10/26
Dalin para Gjykatës për masën e sigurisë 78 të arrestuar gjatë protestës

Dalin para Gjykatës për masën e sigurisë 78 të arrestuar gjatë protestës

10:56 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com