GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

A mundet të përmbyset një regjim autokratik me mjete politike?

13:48 - 16/07/22
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
A mundet të përmbyset një regjim autokratik me mjete politike?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Red Varaku

Regjimi i Ramës kombinuar me trashëgiminë komuniste të Shqipërisë kanë rezultuar fatale për demokracinë e brishtë shqiptare

Kjo ka patur një impakt shumë negativ si në sferën politike, ashtu edhe në sferën publike duke i paralizuar dhe reduktuar ato në sfera të kontrolluara në mënyrë kapilare nga regjimi.

Marrëveshja për ndryshime kushtetuese e vitit 2008 , ndryshimi i pushtetit përmes një marrëveshje të fshehtë midis mazhorancës dhe opozitës në 2013, shënojnë fillimin e fundit të demokracisë në Shqipëri.

Ndërsa, zgjedhjet e 25 prillit shënuan dhe fundin e demokracisë, dhe prej kësaj date vdekjen klinike të saj në Shqipëri.

Nëse këto zgjedhje dëshmuan diçka, ato dëshmuan dorëzimin dhe pafuqinë e shoqërisë shqiptare për të prodhuar rotacion politik. Gjithashtu, ato dëshmuan që ky regjim nuk mund të përmbyset më përmes zgjedhjeve, por vetëm përmes një procesi afatgjatë demokratizimi.

Jemi kthyer sërish në 1990 ku regjimi kontrollon me dorë të hekurt të gjitha institucionet përfshi dhe institucionet që mbajnë në këmbë sistemin politik dhe ku ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar është jetike për të ardhmen e demokracisë .

Kjo është arsyeja e rikthimit në skenën shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë paraqitur dhe një projekt për rrëzimin e këtij regjimi.

Një projekt që fatkeqësisht nuk ka gjetur mbështetjen të plotë, pikërisht tek Opozita shqiptare, e cila duhet të ishte në fakt më e interesuara në implementimin e tij.

Pavarësisht retorikës bajate për heroizmin e popullit tonë liridashës, përballë një regjimi autokratik të mirëfilltë, projekti Amerikan mbetet e vetmja rrugëdalje për demokracinë shqiptare, ashtu siç në fakt ishte në 1990.

Edhe pse për shumë opozitarë ky projekt është i papranueshëm , sepse ata mendojnë se përballja me të shkuarën kjo do të ishte vetëvrasje për opozitën, në fakt për votuesin gri është një ofertë e jashtëzakonshme.

Kjo sepse përballja dhe pranimi i korrupsionit të së shkuarës është një dëshmi e një ndryshimi radikal, e cila do të rriste padiskutim besueshmërinë e votuesve, sidomos atyre gri.

Vetëm një ndryshim i tillë që mund t’i bëjë bashkë intelektualët, shoqërinë civile dhe shtresën e mesme mund të prodhojë kushte për rikthimin e demokracisë.

Rikthim që do të kërkonte dhe zgjedhje të lira, të cilat janë të pamundura pa ideatorët dhe mbështetësit kryesorë të projektit të demokracisë shqiptare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Etiketa: A mundet të përmbyset një regjim autokratik me mjete politike?kryesore2

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Tmerri i çiftit në Jalë, përfundojnë në spital pasi i goditi gomonja, ja si ndodhi ngjarja

Tmerri i çiftit në Jalë, përfundojnë në spital pasi i goditi gomonja, ja si ndodhi ngjarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emisioni investigativ “Le Iene” apel Edi Ramës: Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë!
Breaking Views

Emisioni investigativ “Le Iene” apel Edi Ramës: Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë!

23:02 - 08/03/26

Ashtu siç ishte paralajmërur, sonte në emisionin investigativ “Le Iene”, që transmetohet në Italia 1, është publikuar një investigim i përbashkët...

Lexo më shumë
“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj

“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj

23:00 - 08/03/26
Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull

Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull

22:50 - 08/03/26
Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit

Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit

22:37 - 08/03/26
Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A

Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A

22:11 - 08/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com