GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

A nisi rrëzimi i diktaturës së dytë me 14 maj

10:36 - 17/05/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse nuk duhet të votohet përçudnuesi i Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Avni Nezaj

Ndodh rrallëherë që një fushatë zgjedhjesh lokale të ketë një rëndësi të tillë historike siç kishte 14 maji në Shqipëri.

Në përgjithësi votimet ne zgjedhjet lokale janë thjesht zgjedhje menaxherësh për të qeverisur qarqet e vendit dhe betejat lokale janë më shumë të koncentruara tek problemet rajonale, investimet dhe niveli i jetesës në secilën zone.

Pra politika e “Madhe” është paksa anash dhe personalizimi i betejave nuk i jep vlerë konkurrencës së qartë. Kjo përdoret sidomos nga forcat politike që kanë nisur humbjen e mbështetjes popullore siç është rilindja. Kështu ato mundohen që të çorodisin votuesit dhe opinioni të shkojë në favor të tyre. Pastaj për votat shohim e bëjmë, mund edhe të vidhen edhe të blihen dhe pesha e thesit të miellit të rëndojë gjatë edhe 4 vjet të tjera mbi kurrizin e çdo shqiptari.

E kemi vënë re të gjithë që në të gjithë Shqipërinë dukej se kandidat në çdo bashki për rilindjen ishte Edi Rama dhe tallavaja e tij.

Por përveç lojës për të tërhequr votuesit dhe për ti çoroditur ata, një personalizim i tillë i fushatës nga rilindja, në thelb kishte frikën e madhe të Edi Ramës nga opozita reale e Sali Berishës. Kjo është ana tjetër e “monedhës”.

Tani nuk ka më përballë një opozitë që e menaxhonte vetë dhe nuk ka përballë sahanlëpirësit Alibasha, që edhe pse të mohuar nga demokratët për pazaret e tyre ishin akoma prezent me ndonjë kandidat që ta çonin deri në fund misionin e tyre për shkatërrimin dhe shitjen e opozitës. Pazari duhej të përmbyllej. Aty ku nuk kishin kandidat, Alibashët punuan fort kundër demokratëve të vërtetë. Rasti i Shkodrës, Fierit, Elbasanit, Kukësit apo Durrësit e tregon qartë këtë.

Pra, Edi Rama ka angazhuar gjithçka që fitorja të ishte sa më e thellë. Ka frikën reale të humbasë pushtetin dhe më këtë, ai dhe soji i tij perceptojnë humbjen e gjithçkaje. Pastaj e kuptojnë se vjen hetimi ligjor i mashtrimeve dhe vjedhjeve qe i janë bërë këtij vendi gjatë qeverisjes lokale dhe qendrore të rilindjes.

Edhe pse opozita nuk mori shumicën, 14 maji shënon rikthim real të saj në skenë. Kjo do shënojë ndalimin e abuzimeve në këshillat bashkiakë nga ushtarët e Edi Ramës.

Askush më mirë se kreu i rilindjes nuk e di se çfarëdo që të jetë rezultati në këto zgjedhje është një disfatë për të dhe janë paralajmërim për zgjedhje parlamentare të parakohshme.

Edi Rama është mësuar të marrë pushtetin në tavolinë ose poshtë saj dhe burimet mediatike që tashmë janë bërë publike tregojnë se rilindja kishte ndërsyer në vend falangat e bandave. Kanë ardhur si “turistë”, thuhej rëndom nëpër ambientet e policisë. Dhe “turistët” nuk shqetësohen nuk u kontrollohen as makinat. Ndërsa paratë socialdemokrate më dorën në Bibël dhe Kuran ishin torta e darkës së një manipulimi perfekt.

Edi Rama nuk e duron dot votën e lirë. Asnjë komunist nuk e duron dot votën e lirë. Dhe kjo është faktike. Por qytetarët e kanë kuptuar tashmë lojën. Edhe opozitarët që u shiten rregullisht në çdo zgjedhje nga Basha, tani janë rikthyer në lojë dhe shumë fort. I janë bashkuar opozitës së vërtetë.

Prandaj zgjedhjet e 14 majit i çuan një mesazh të qartë Edi Ramës që Shqipëria nuk është pronë private e tij por është e shqiptarëve. Edhe pse në Elbasan, Vorë dhe Kamëz kishte në dorë edhe çelësin edhe portën dhe e bëri siç deshi.

Dhe unë mendoj se 14 maji do të shënojë nisjen e vërtetë të rrëzimit të diktaturës së re instaluar në vend. Dhe kështu si unë besoj mendojnë edhe shumica e atyre qe e duan Shqipërinë në Evropë dhe jo mbetur me çantë në krah rrugëve të botës…

Dhe kjo detyrë e vështirë por jo e pamundur i ka rënë sërish përsipër Sali Berishës. Pra ai duhet të mposhtë edhe diktaturën e dytë, atë të bijve të etërve që ua shembi regjimin në vitet ‘90. Dhe kjo, vërtet, ka nisur seriozisht me 14 maj.

Askush nuk mund të bëjë me mirë dhe më shpejt se ai. Edhe për shkak të eksperiencës por edhe për shkak të karizmës së tij politike dhe besimit të pakufishëm që kanë njerëzit tek ai, e ai tek liria si virtyt.

Prandaj 14 maji ishte kaq i rëndësishëm.

Etiketa: Avni nezajOpinion

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Flet djali i Fredi Belerit: Sulm politik nga Rama, do fitonte edhe më thellë

Flet djali i Fredi Belerit: Sulm politik nga Rama, do fitonte edhe më thellë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE
Breaking Views

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26

Eurokomisionerja Marta Kos ka reaguar pas takimit me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Ajo theksoi se...

Lexo më shumë
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com