GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A po bitiset edhe Bankers si inceneratori?

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
A po bitiset edhe Bankers si inceneratori?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në të vetmen herë që foli për arrestimet në Bankers Petroleum, Edi Rama tha një gjysmë të vërtetë. Dhe ashtu si kryeministri nuk lodhet kurrë së na e përsërituri, gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha.

“Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 milionë euro”, deklaroi Edi Rama. Por e vërteta është ndryshe.

Qeveria shqiptare dhe Bankers Petroleum u përballën në arbitrazh për shpenzimet e viteve 2012-2017 dhe në fund të procesit, Gjykata e Arbitrazhit vendosi të mos njohë 236 milionë dollarë shpenzime të deklaruara nga kompania kineze gjatë kësaj periudhe. Por kjo nuk do të thotë se Bankers tani i detyrohet buxhetit të shtetit 236 milionë dollarë ashtu siç pretendon kryeministri.

Llogaria është shumë e thjeshtë. Nga viti 2004 deri në fund të vitit të kaluar, Bankers ka deklaruar në total 5.33 miliardë euro të ardhura. Për të njëjtën periudhë ka deklaruar dhe 5.44 miliardë euro shpenzime tatimore. Kjo bën që kompania të rezultojë me një humbje tatimore prej 117 milionë eurosh. Me rrëzimin e 236 milionë euro shpenzime nga gjykata balanca tatimore ndryshon dhe nga 117 milionë euro humbje shkon në 119 milionë euro fitim tatimor.

Kontrata koncesionare parashikon se kur Bankers del me fitim kumulativ, shteti merr gjysmën e tij. Pra nga shuma 119 milionë euro, shtetit i lind e drejta të marrë 59.5 milionë euro si tatim mbi fitimin. Por edhe këtu ka një faktor tjetër. Kaq para kompania kineze i pretendon si TVSH për t’u rimbursuar.

Me pak fjalë, 240 milionë eurot që kryeministri thotë se i detyrohet Bankers shtetit janë në të vërtetë zero. Kokoshi në thelë. Dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Çfarë e ka penguar qeverinë deri më tani t’i marrë paratë që pretendon kryeministri, pasi vendimi i arbitrazhit ka më shumë se 1 vit që ka dalë? Tani ka edhe një të vërtetë tjetër po kaq të madhe.

Në 5 vitet e fundit të kontratës konçesionare, Banker Petroleum kishte detyrimin të riinvestonte shuma të konsiderueshme për ta lënë vendburimin në gjendje të shfrhytëzueshme si dhe të derdhte në një llogari të posaçme escroë paratë për të ashtuquajturat kostot e abandonimit. Kjo e fundit, pra kosto e riparimit mjedisor, llogaritet në të paktën 300-400 milionë euro dhe sipas kontratës, kompania duhet të fillonte derdhjen e tyre në llogarinë e posaçme që nga korriku i vitit të kaluar. Kjo nuk ka ndodhur sepse ministria e Infrastrukturës nuk e ka bërë.

Pra, qeveria nuk ka bërë asnjë përpjekje për të rekuperuar 400 milionë eurot kosto mjedisore që i takojnë buxhetit. Nuk ka bërë asnjë rakordim për balancat tatimore pas vendimit të arbitrazhit dhe nuk ka bërë asnjë përpjekje për të marrë më shumë para nga nafta, por ka miratuar pothuajse plotësisht shpenzimet e deklaruara nga kompania kineze. Në vend të kësaj, autoritet çuan policinë të arrestojë disa kinezë dhe ish administratorin Leonidha Çobo.

Ky është identik filmi që shqiptarët e kanë para tashmë me inceneratorin e Tiranës. Përfundimi do të jetë po i njëjtë. Leonidha Çobo është caktuar të jetë kurbani për të mbyllur pusetën Bankers, ashtu si Lefter Koka u caktua kurbani i inceneratorit. Dhe qytetarët duhet të kënaqen me kurbanët sepse paratë ikin gjithmonë në drejtim të paditur.

Si rryshfetet që morën çunat e Belës për rimbursimin e tvsh-së, ashtu dhe konsulencat, fijet e të cilave të çonin në zyrën e sekretarit të Edi Ramës. Por këto nuk kanë për t’u hetuar. Sepse qëllimi këtu nuk është që të merren paratë që u takojnë qytetarëve, por të merret Bankersi për ta çuar në duar të tjera.

Sepse rruga për të marrë para nga Bankers është ajo e kontestimit të shpenzimeve të paarsyetuara, ashtu si ndodhi me shpenzimet 2012-2017. Por qeveria vendosi të veprojë ndryshe duke sabotuar interesin publik.

Dhe cuditërisht, në mes të sabotimit të interesit publik, qëndron gjithmonë Belinda. Si tek inceneratori me njësinë e zbatimit të projektit, ashtu dhe tek Bankersi.

Rastësi vallë?/ Kapitali.al

Etiketa: BankersinceneratorKryesore1

Lajme të lidhura

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
Breaking Views

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Para
Kombëtarja U-17 zyrtarizon dy ndeshje miqësore me Italinë

Kombëtarja U-17 zyrtarizon dy ndeshje miqësore me Italinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

Një sulm i përmasave gjigante kibernetike ka tronditur Francën, pasi hakerët kanë arritur të depërtojnë në sistemet e Maileva-s, kompanisë...

Lexo më shumë
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com