GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

A po kërkon Rusia ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë?

15:36 - 11/07/24
në Botë, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 6 min
A A
A po kërkon Rusia ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet në Kosovë, kohët e fundit, i kanë shpeshtuar paralajmërimet për një rrezik të mundshëm që mund t’i kanoset shtetit nga fqinji verior, Serbia. Por, sa herë që ato flasin për një kërcënim të tillë, nuk lënë pa përmendur aleaten e Beogradit, Rusinë, që ato thonë se është e interesuar për destabilizimin e veriut të Kosovës dhe të rajonit.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Beogradi dhe Moska kanë një të përbashkët: duan zgjerim.

Për presidenten Vjosa Osmani, Serbia është “dorë e zgjatur e Rusisë”, e cila po përpiqet të luajë “lojërat e [presidentit rus, Vladimir] Putinit, duke hapur një front të ri ndaj Perëndimit”.

E, sipas kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Beogradi po përgatitet për një sulm apo provokim eventual ndaj Kosovës, sikurse ai që u krye në shtator ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë.

Por, kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, i ka cilësuar “drama mediatike” paralajmërimet se Kosova është e kërcënuar, duke thënë se një gjë e tillë “nuk është gjë tjetër veçse edhe një mjegull për sponsorët e saj perëndimorë”.

Shkronja Z, simbol i pushtimit ushtarak të Ukrainës nga Rusia, e pikturuar në një mur në Mitrovicën e Veriut, Kosovë, më 2022.
Shkronja Z, simbol i pushtimit ushtarak të Ukrainës nga Rusia, e pikturuar në një mur në Mitrovicën e Veriut, Kosovë, më 2022.

Largimi i vëmendjes nga lufta në Ukrainë

Kërcënimi për një përshkallëzim të mundshëm në veri të Kosovës “është i madh dhe i vërtetë”, vlerëson Ivana Stradner, hulumtuese e lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, me bazë në Uashington.

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo qëndron, pasi Rusia – që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – po kërkon që ta shpërqendrojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë, ku, sipas saj, nuk po performon mirë.

Për këtë, sipas Stradnerit, Rusia po kërkon “pika të cenueshme në Perëndim dhe pika më e cenueshme aktualisht në Evropë është Ballkani: Bosnje e Hercegovina dhe Kosova”.

Pikërisht veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputje të një pjese të Bosnjës u cilësuan nga Shtetet e Bashkuara si rreziqet kryesore për sigurinë në rajon, ku duhet të përjashtohet mundësia e përdorimit të forcës për zgjidhjen e çështjeve.

Edhe Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë me bazë në Uashington dhe bashkëpunëtor i Qendrës Ndërkombëtare për Kundër-Terrorizëm, në Hagë, nuk e përjashton mundësinë e incidenteve të dhunshme në Kosovë, pasi, thotë ai, në Serbi ka qarqe që synojnë destabilizimin.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Shtuni thotë se, sipas treguesve në terren, gjasat për një përshkallëzim nuk janë rritur krahasuar me tre apo gjashtë muaj më parë.

Një tjetër aspekt në këtë çështje, sipas Shtunit, është se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë mesazh të qartë nga Uashingtoni se “çfarëdo agresioni i dhunshëm ndaj Kosovës dhe ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it, do të jetë i papranueshëm”.

Shtuni ndan mendimin e njëjtë me Stradnerin se, çdo vatër e re krize, apo rindezja e vatrave të vjetra në Ballkanin Perëndimor, “do t’u shkonte për shtati interesave të Rusisë, pasi do të shpërqendrohej vëmendja e vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tjerë që i kanë dalë krah Ukrainës”.

Stradner, ndërkaq, nuk beson se në Ballkanin Perëndimor do të ketë një konflikt në shkallë të gjerë, sikurse ai në Ukrainë. Megjithatë, ajo pohon se në Ballkan ka aktivitete që mund të konsiderohen “luftë hibride”.

“Mund të përfshihet edhe përdorimi i forcës, sepse, sipas strategjisë ushtarake të Rusisë, lufta hibride nuk është vetëm dezinformim, siguri kibernetike, sabotim e të tjera, por përfshin edhe gjëra sikurse përdorimi i forcës”, paralajmëron ajo.

Stradner shpreh shqetësim për narrativët që po shtyn përpara Rusia se gjoja Perëndimi po synon të hapë një front të ri, dhe se presidenti Putin do që t’i thotë Perëndimit se, “nëse nuk do që Ballkani të përshkallëzohet, atëherë duhet të negociosh me mua”.

Protestues serbë duke u përleshur me pjesëtarë të KFOR-it, në hyrje të objektit të Komunës së Zveçanit, Kosovë, më 29 maj 2023.
Protestues serbë duke u përleshur me pjesëtarë të KFOR-it, në hyrje të objektit të Komunës së Zveçanit, Kosovë, më 29 maj 2023.

Roli i KFOR-it dhe i sanksioneve

Por, kryeministri i Kosovës, në një shkrim të botuar në New York Times, tha se hapja e një fronti të ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë dhe Serbisë, “pasi Serbia mund të tentojë të fitojë territor përmes agresionit, dhe Rusia mund të forcojë kontrollin ndaj Serbisë si satelit të saj, dhe ta shpërqendrojë botën nga lufta e saj në Ukrainë”.

Stradner dhe Shtuni pajtohen se Serbia mund të ketë qëllime territoriale ndaj Kosovës. Shtuni këshillon koordinim me KFOR-in dhe me partnerët strategjikë të Kosovës për parandalimin e ndonjë përshkallëzimi, teksa Stradner thotë se Perëndimi duhet t’i dërgojë sinjal të qartë Beogradit se nëse vepron në Kosovë, KFOR-i do të veprojë.

Nga aleanca ushtarake perëndimore thonë për Radion Evropa e Lirë se dislokimi i 1.000 trupave shtesë në Kosovë vitin e kaluar ishte ndër hapat e ndërmarrë për t’u siguruar se “KFOR-i ka forcat dhe kapacitetet për të përmbushur mandatin” e tij.

Vitin e kaluar, veriun e Kosovës e përshkuan tensione të larta: protestat e serbëve kundër kryetarëve shqiptarë, që kulmuan me përleshje me pjesëtarët e KFOR-it, u pasuan muaj më vonë nga sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës nga një grup serbësh.

Pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, për të cilin Prishtina fajëson Beogradin, autoritetet në Kosovë thanë, po ashtu, se po hetonin lidhjet e mundshme ruse me këtë sulm.

Zyrtarët në Kosovë kanë kërkuar që Serbia të sanksionohet për sulmin në Banjskë, duke paralajmëruar se, në të kundërtën, një sulm i tillë mund të përsëritet.

Stradner pajtohet se sanksionet ndaj njerëzve specifikë do të ishin një formë e mirë për të parandaluar kërcënimet eventuale në të ardhmen.

Faleminderit që e lexuat këtë newsletter! Nëse ju pëlqeu, ju ftojmë ta shpërndani me të tjerët. (Ata mund të abonohen falas këtu për ta pranuar çdo numër të newsletter-it tonë).

Për fund, ju rekomandojmë t’i shikoni disa materiale të përzgjedhura që i kemi publikuar ditëve të fundit:

Etiketa: KosoveRusiSerbi

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Para
Kapet 1 kg kanabis që ishte nisur me postë nga SHBA-ja

Kapet 1 kg kanabis që ishte nisur me postë nga SHBA-ja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com