GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

A po largohet Edi Rama?

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Betejat për beton!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Edi Oga
“Durimi ynë po soset. I imi po njëherë!”

Ky pasazh i njërit prej fjalimeve më të ashpra që zoti Rama ka mbajtur në lidhje me drejtësinë në këtë vend, kryesisht mbi aktivitetin e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, nuk mund të injorohet, përsa i përket mundësisë (së paralajmëruar) të largimit të tij nga politika. Kujtoj që në fundjavë është rivitalizuar dhe risjellë në vëmendje në shumicën e portaleve të mëdha deklarata e vetë zotit Rama, dhënë “Anadolu Agency” në vitin 2015  për “jetën e tij të tretë”, në të cilën ai nuk do të jetë më artist, si në jetën e parë, as politikan, si në jetën e dytë, por thjesht një njeri “i lirë”!

Fakt! Edi Rama është i lodhur. Kushdo do të ishte lodhur pas nëntë vitesh qeverisjeje të një populli kaq të butë si ky yni, por me pushtetarë dhe oligarkë kaq të vështirë e të pangopur si këta tanët.

Po përse pikërisht tani ai “kërcënon” me largimin e tij? Përse ndjehet kaq “i bezdisur”?!

Sepse në këto kohë Edi Rama po përjeton ndjesinë irrituese me emrin “Deja vu”!

Kundërshtarët e tij më të mëdhenj, të cilët ai kishte menduar se i kishte sistemuar njëherë e përgjithmonë, po ringjallen!

Sali Berisha u rikthye nga “varri politik” dhe fantazma e tij i shpërfaqet dhe i gërthet në fytyrë nga të katra anët. Edhe Ilir Meta, i cili ka njoftuar një aksion politik të paprecedent që të nesërmen e daljes nga Presidenca. Një lloj ringritje prej Feniksi.

Edi Rama nuk ka as kohë, as nerva, as motiv që të përballet me kundërshtarë që i ka mundur njëherë. Për hir të së vërtetës, edhe shqiptarët me mend në kokë dhe sidomos ata “jopartiakë”, duken të irrituar me faktin që edhe sot, shpresa për ndryshimin e madh serviret nga të njejtët njerëz që e kanë shpërdoruar atë disa herë në këto 30 vite.

Më tepër sesa Berisha dhe Meta i rrezikojnë pushtetin Edi Ramës, prania e tyre si njerëz të lirë e të zëshëm e neverit, i gërvisht ndjeshmërinë e tij të shtuar prej artisti. Për këtë arsye, pa qime në gjuhë, zoti Rama thirri në ndihmë (dikush mund të thotë urdhëroi) SPAK-un për t’u marrë me këta njerëz. Pavarësisht rrethanave, nëse kjo ndodh, pra nëse ish krerët më të lartë të pushtetit në këtë vend do të hetohen dhe do të përballen me drejtësinë, ky do të ishte kontributi më i madh i Edi Ramës në këto 24 vite të tij në politikë. Por gjasat që kjo të ndodhë, janë pranë zeros. Precedenti do të ishte tepër kërcënues edhe për atë vetë. Shumica e shqiptarëve, besoj, nuk kanë dyshim për këtë.

Pas kaq viteve në majë të pushtetit, Edi Ramës Shqipëria i rri shumë e ngushtë. Ambicia e tij (e shumëpërfolur por mbase e spekuluar) për të marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Natos, tashmë është zeruar edhe teorikisht, duke parë sesa pranë luftës me Rusinë është Aleanca.

Vitet kalojnë dhe dikur “jeta e tretë” duhet nisur. Por fillimisht, duhen sistemuar disa gjëra. Me sa po kuptojmë, kemi hyrë pikërisht në fazën e sistemimit të gjërave përpara lamtumirës. Zoti na ndihmoftë!

Etiketa: Edy Ogakryesore2

Lajme të lidhura

“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

13:22 - 11/07/26
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot
OP-ED

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
4 milionë euro për koncertin e Kanye West, por sa pagoi shteti shqiptar për finalen e UEFA Conference League?
KRYESORE

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, por sa pagoi shteti shqiptar për finalen e UEFA Conference League?

11:36 - 08/07/26
Para
Aksident në Durrës, plagosen tre pasagjerë

E rëndë në Divjakë/ I moshuari vret veten me armë gjahu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 15 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:16 - 15/07/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Nis sot zbatimi i amnistisë penale, ja sa të dënuar lirohen nga burgjet dhe cilët nuk përfitojnë

Nis sot zbatimi i amnistisë penale, ja sa të dënuar lirohen nga burgjet dhe cilët nuk përfitojnë

07:46 - 15/07/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Korrik 2026

07:31 - 15/07/26
Sot kthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Parashikimi i motit për sot, 15 Korrik 2026

07:28 - 15/07/26
Fitorja ndaj Francës, Spanja synon për herë të dytë Kupën e Botës

Fitorja ndaj Francës, Spanja synon për herë të dytë Kupën e Botës

23:08 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com