GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A po përgatit Rama terrenin për rikthimin e Xhafajt në Qeveri?

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhafaj dezerton nga Rama: Bashkëpunim i zi mes krimit dhe qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Socialiste zhvillon nesër Kongresin e saj, ku pritet të ketë një riorganizim, por edhe zgjedhje të anëtarëve të rinj të Asamblesë Kombëtare.

Edi Rama, kryeministër dhe kryetar i PS-së, pritet tu drejtohet delegatëve në kongres në orët e pasdites me një fjalim, që do të jetë edhe “udhërrëfyesi” i socialistëve deri në 2025-ën, kohë kur ligjërisht mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

E ndërsa në ccdo deklaratë, drejtuesit e PS-së, përfshi edhe Ramën, e konsiderojnë Kongresin e socialistëve, si një moment që do i shërbejë implementimit të formave të reja organizuese të partisë, janë ngritur hipoteza se Kryeministri mund të përfshijë kabinetin qeveritar në ndryshime.

Pas emërimit të Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm, janë ngritur shumë hipoteza se Edi Rama mund të ndërmarrë hapa, për të rikthyer në qeveri socialistë të “vjetër”, njohës të mirë të burokracive, veccanërisht me eksperiencë në funksionet drejtuese.

Një nga pikat që qeveria e Ramës ka ccaluar është pikërisht angazhimi në Qeveri i emrave që nuk mbajnë në “supe” karriera apo eksperienca, ccka në jo pak raste, me apo pa bekimin e Kryeministrit, kanë nxjerrë zbuluar në jo pak raste vendimmarrje deri abuzive dhe objekt hetimesh.

Një nga emrat e lakuar mes socialistëve të vjetër është ai i Fatmir Xhafajt, ish-ministrit të Drejtësisë dhe ish-ministrit të Brendshëm, i cili prej kohësh mban një qëndrim të tërhequr në debate, apo edhe në reagimet mediatike.

Xhafaj arriti të marrë mandatin e deputetit në Tiranë në 2021, duke thyer herësin, ndërsa pati një “ftohje” në raportet mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama.
Nga 2021 deri më sot, emri i Xhafajt pothuajse nuk u lakua asnjëherë në media, megjithëse Rama bëri disa ndryshime në Qeveri. Por sot emri i tij po lakohet për një rikthim të mundshëm në Qeveri, madje për Xhafajn thuhet se mund të zëvendësojë Ulsin Manjën në postin e ministrit të Drejtësisë, por edhe Belinda Ballukun në atë të zv.Kryeministrit.

Xhafaj është një nga deputetët e PS-së, që pothuajse drejtoi me detaje reformën në drejtësi, atë të cilën sot Edi Rama e tund si flamurin e fitores. Dhe ndoshta ky është një moment që një nga protagonistët e kësaj reforme, Edi Rama ta rikthejë në Qeveri, qoftë edhe për t’i përdorur eksperiencën dhe njohuritë burokratike.

Megjithëse duket si një lëvizje e sforcuar, e paralajmëruar fillimisht nga opozita e drejtuar nga Sali Berisha, Edi Rama në një intervistë televizive ka mohuar se në Kongres do të njoftojë apo bëjë ndryshime në Qeveri.

“Çfarë ndryshimesh. Pse duhet të bëj ndryshime në qeveri në Kongres? Ato që janë befasi nuk thuhen para kohe e para. E dyta nuk ka ndryshime të kësaj natyre”, tha Rama.

Gjithsesi, Edi Rama shquhet për veprime të papritura dhe këtë e ka provuar sa herë që ka ndryshuar ministrat. Por zakonisht ndryshime të tilla, Kryeministri i njofton në mbledhjet e Asamblesë, ccka nuk përjashtohet mundësia që me nisjen e vitit të ri, në mbledhjen e Asamblesë, Kryeministri të njoftojë edhe ndryshimet e kabinetit.

Etiketa: PSqeveriRamaXhafaj

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
Konkurrenti i “Përputhen” i shokon të gjithë: Jam baba i dy fëmijëve

Konkurrenti i “Përputhen” i shokon të gjithë: Jam baba i dy fëmijëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com