GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

A shkaktojnë dhimbje të qafës problemet me bllokimin e sinuseve?

në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
A shkaktojnë dhimbje të qafës problemet me bllokimin e sinuseve?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhumë njerëz ankohen për dhimbjen e kokës që shkaktohet nga sinuset por kjo është diçka që ndodh më rrallë nga sa mendoni.

Edhe më pak e zakonshme është një dhimbje koke sinusale në kombinim me dhimbjen e qafës, por kjo mund të ndodhë.

Dhimbja e qafës mund të shfaqet edhe si pasojë e dhimbjeve të tjera të kokës, si për shembull migrena.

Por a mund të jenë shkaktarë të njera tjetrës?

Çfarë është një dhimbje koke e shkaktuar nga sinuset?

Studimet tregojnë se shumica e njerëzve që ankohen për dhimbje koke nga sinuset, kanë në të vërtetë dhimbje koke nga migrena.

Dhimbja nga sinuset mund të ngatërrohet lehtësisht me migrenën, sepse dhimbjet e kokës nga migrena shkaktojnë kongjestion nazal dhe dhimbje të fytyrës.

Infeksionet e sinuseve shkaktohen nga viruse ose baktere që infektojnë një ose më shumë nga sinuset.

Sinuset lidhen me hundën përmes tubave kullues.

Kur një sinus infektohet, mund të mbushet me qelb dhe mukozë.

Një infeksion i sinusit zakonisht zgjat 10 ditë ose më shumë. Mund të keni dhimbje koke, por gjithashtu do të keni disa nga këto simptoma të zakonshme:

Ethe

Hundë të zëna

Humbje e nuhatjes

Mukoza e hundës e zbardhur dhe e trashë

Dhimbje rreth syve ose mbi dhëmbë

Ekziston edhe një lloj infeksioni i sinuseve që mund të shkaktojë dhimbje në qafë që quhet Sinusiti sphenoid.

Sinusiti sphenoid mund të shkaktojë dhimbje në mes të kokës, prapa syve ose dhimbje në qafë.

Për trajtimin e infeksioneve virale jepen medikamente dekongjestive, që shpërbëjnë mukozën dhe pastrojnë hundën dhe sinuset.

Për një infeksion bakterial, do t’ju duhet të merrni gjithashtu edhe antibiotikë.

Ndërsa për një infeksion ose inflamacion afatgjatë të sinuseve, të quajtur sinusit kronik, mund t’ju duhet të bëni shpëlarje të hundës me ujë të kripur, të përdorni sprej steroide nazale ose një procedurë mjekësore për të hapur dhe kulluar sinusin e infektuar.

Dhimbje të tjera të kokës që shkaktojnë dhimbje në qafë

Dhimbja e qafës mund të shkaktohet nga dhimbja e kokës cervikogjene.

Dhimbja e kokës cervikogjene fillon në shtyllën kurrizore dhe shkon deri në kokë.

Problemi në shtyllën kurrizore mund të jetë për shkak të presionit në një nerv ose enë gjaku nga një rruazë ose në një nga kockat tuaja.

Dhimbjet e kokës cervikogjene mund të jenë të rënda dhe zakonisht shkaktojnë dhimbje dhe ngurtësim në qafë, dhimbja përkeqësohet kur ju lëvizni qafën.

Ajo mund të shfaqet gjithashtu edhe në shpatulla, krahë, fytyrë, kokë dhe sy.

Gjithashtu mund të jetë e ngjashme me një migrenë dhe të shfaqet vetëm në njërën anë të kokës.

Trajtimi i këtyre dhimbjeve varet nga shkaku dhe ai mund të përfshijë terapi fizike, injeksione, ilaçe dhe ndonjëherë edhe kirurgji.

Një dhimbje koke e fortë që shoqërohet me dhimbje qafe mund të jetë për shkak të migrenës ose të jetë cervikogjene.

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është të merrni diagnozën e duhur në mënyrë që të merrni edhe trajtimin e duhur.

Etiketa: sinuse

Lajme të lidhura

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Para
‘Kërcënimet me bomba vijnë nga Irani dhe Rusia’

'Kërcënimet me bomba vijnë nga Irani dhe Rusia'

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes
Aktualitet

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili. I pyetur lidhur...

Lexo më shumë
Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

13:24 - 11/09/26
“Shkollat po kthehen në zyra partie për socialistët”, Logu ngre akuza ndaj Ballës dhe Sulit

“Shkollat po kthehen në zyra partie për socialistët”, Logu ngre akuza ndaj Ballës dhe Sulit

13:15 - 11/09/26
Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO

Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO

12:52 - 11/09/26
Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!

12:30 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com