GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Abazoviç: Javën e ardhshme Mali i Zi do të bëhet me qeverinë e re

16:01 - 20/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet në Malin e Zi/ Abazoviç shpall fitoren në Ulqin, me brohoritje në rrugët e qytetit (Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mandatari postin e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se javën e ardhshme, pas kremtimeve të Pashkëve, pritet të votohet qeveria e 43-të e vendit të vogël ballkanik.

Në një konferencë me gazetarë, zoti Abazoviç tha se tashmë ka siguruar mbështetjen e 46 deputetëve të parlamentit 81 vendësh.

“Nuk e arritëm numrin magjik 49, por mund të themi se rrallëherë ka ndodhur që një qeveri të mbështetet nga 46 deputetë. Kjo nuk do të thotë se dera është e mbyllur për askënd, por disa subjekte nuk treguan konstruktivitet”, tha ai.

Zoti Abazoviç tha se qeveria e re që pritet të votohet pas kremtimeve me rastin e Pashkëve, duhet të ketë katër nënkryetarë dhe 20 ministra, nga të cilët, dy do të jenë pa portofol, detyrat e të cilëve do të përcaktohen në seancën e parë të saj.

“Qëllimi është të zhbllokojmë Malin e Zi dhe t’i japim shtetit institucionet funksionale për të fituar qëndrueshmëri. Në vend që të grindemi, le të kemi pajtim dhe të përpiqemi të ndërtojmë një perspektivë europiane. Ne nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi kundër zgjedhjeve pa institucione”, tha zoti Abazoviç, duke radhitur në mesin e përparësive të qeverisë së tij dialogun e gjerë politik.

“Ndër përparësitë normative është marrëveshja për bartësit e funksioneve gjyqësore, vazhdimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përmbushjen e standardeve të përkohshme, krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime të reja dhe ndalimin e largimit të investitorëve ekzistues”, tha ai.

Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, mori me 3 mars mandatin për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, gati një muaj pas rrëzimit të qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç, ku ai shërbente si zëvendëskryeministër.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha se “përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare URA dhe partnerët e tij politikë më kanë bindur pa mëdyshje se e kanë shumicën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së 43-të në parlament dhe se për këtë arsye kam marrë vendim që mandatin për formimin e qeverisë t’ia besojë Abazoviçit”.

Parlamenti i Malit të Zi, votoi më 4 shkurt për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Krivokapiç, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit 2020. Në favor të mocionit të mosbesimit votuan 43 deputetë, 11 ishin kundër, ndërsa 27 të tjerë nuk votuan fare.

Po në shkurt, parlamenti i Malit të Zi me kërkesën e opozitës, shkarkoi edhe kryetarin e parlamentit, Aleksa Beçiç.

Ndryshimet pasuan krizën disamuajshe në marrëdhëniet mes parlamentit dhe qeverisë si dhe brenda vetë qeverisë.

Në janar të këtij viti, Lëvizja Qytetare “URA” propozoi modelin e një “qeverisjeje të pakicës”.

Sipas zotit Abazoviq, në qeverinë e re nuk do të ketë vend për Frontin Demokratik, që cilësohet si parti pro-serbe dhe pro-ruse por as për Partinë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviç, e cila ishte më shumë se 3 dekada në pushtet në Malin e Zi.

Forcat politike të pakicave e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishme mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për konceptin e qeverisë së pakicës. Ata kanë thënë se kjo mbështetje do të jetë e nevojshme në të ardhmen për zbatimin e reformave dhe përparimin drejt anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Europian./VOA

Etiketa: Aleksa BeçiçDritan Abazovicqeveria e 43

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Ronaldo kërcënon United: Ndërroni trajnier në të kundërt iki

FOTO/ Ronaldo kthehet në stërvitje me Manchester United 3 ditë pas humbjes së të birit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26

Edi Rama deklaron se “javën që vjen, Parlamenti do të ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën Khomeiniste...

Lexo më shumë
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com