GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Abazoviç kërkon shkarkimin e Presidentit të Malit të Zi, Gjukanoviç: Ka shkelur Kushtetutën

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Humbi mbështetjen pas marrëveshjes me Kishën Serbe, zbulohet nëse Abazoviç do japë dorëheqjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se Kuvendi duhet të votojë iniciativën për shkarkimin e presidentit, Milo Gjukanoviç.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se kjo do të dërgonte një mesazh të rëndësishëm politik.

Deputetët e shumicës parlamentare, Frontit Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA kanë nisur në Kuvendin e Malit të Zi, më 23 shtator, procedurën për shkarkimin e presidentit, Milo Gjukanoviç.

Ata pretendojnë se Gjukanoviçi ka shkelur Kushtetutën gjatë procedurës për emërimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

“Tashmë jemi një shumicë e sapo-konstatuar, e cila mbështet formimin e një Qeverie të re, por është mjaft e larmishme me subjekte të ndryshme politike, që kanë vizione të ndryshme. Zgjidhja me siguri do të vijë në zgjedhje, por nuk është presidenti ai që do të vendosë se kur do të zhvillohen ato zgjedhje”, tha Abazoviç.

Pas rrëzimit të qeverisë së Dritan Abazoviçit, më 20 gusht, tri partitë që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi ranë dakord që Miodrag Lekiç të jetë mandatar për përbërjen e Qeverisë së re. Por, ato nuk i dorëzuan nënshkrimet e 41 deputetëve – sa kanë bashkërisht në Kuvendin prej 81 ulësesh.

Gjukanoviç e refuzoi propozimin që Llekiç të jetë mandatar për formimin e Qeverisë së re të këtij vendi, me arsyetimin nuk janë plotësuar kushtet e nevojshme.

Ai në të njëjtën kohë, propozoi shkurtimin e mandatit të përbërjes aktuale të Kuvendit të Malit të Zi, për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Partitë e shumicës parlamentare kundërshtuan zgjedhjet e reja dhe vazhduan të këmbëngulin që Gjukanoviç duhet ta pranojë Lekiçin si mandatar, dhe një ditë pas përfundimit të afatit i dorëzuan 41 nënshkrimet e tyre në mbështetje të kandidaturës së Lekiçit.

Abazoviç tha në intervistë se ka diskutuar edhe me zyrtarë amerikanë edhe “akuzat se Rusia financoi fshehtas Frontin Demokratik në vitin 2016 dhe ndoshta në 2018”.

Ai tha se financimi i paligjshëm i partive politike duhet të jetë pjesë e agjendës në luftën kundër korrupsionit.

Më 14 shtator, SHBA-ja tha se Rusia financoi fshehurazi parti në Shqipëri, Bosnje e Mal të Zi

Raporti përmend financimin e fushatës së udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, për zgjedhjet e vitit 2018, si dhe fonde për partinë pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik.

Në intervistën pas fjalimit të tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Abazoviç tha se Mali i Zi nuk do të ndryshojë kursin e politikës së jashtme dhe se këtë ua kishte përcjellë edhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Ne mbetemi një partner solid dhe i besueshëm për botën euroatlantike, veçanërisht për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Natyrisht, duhet të punojmë më shumë për të promovuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Besoj se kemi bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, por ende ka vend që të jemi edhe më mirë”, tha ai.

Abazoviç tha po ashtu se Mali i Zi qëndron pranë partnerëve të tij dhe popullit të Ukrainës.

“Ata me siguri mund të llogarisin tek ne si një partner i besueshëm i NATO-s dhe një vend që synon të jetë anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian”, tha ai.

REL

Etiketa: Dritan Abazovic

Lajme të lidhura

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Kurti kërkon angazhim konkret të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Kosovë & Rajon

Kurti kërkon angazhim konkret të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

15:11 - 10/10/26
Para
Ylli Limani komplimenton Norën për këngën e re, ja kush fshihet pas tekstit

Ylli Limani komplimenton Norën për këngën e re, ja kush fshihet pas tekstit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit sulmojnë me gurë Kryeministrinë, shtohen forcat e policisë
Aktualitet

Protestuesit sulmojnë me gurë Kryeministrinë, shtohen forcat e policisë

17:28 - 14/10/26

Protestuesit janë spostuar nga Ministria e Financave drejt Kryeministrisë. Një numër mjaft i lartë i qytetarëve janë mbledhur dhe po...

Lexo më shumë
Protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë, futen në ambientet e brendshme

Protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë, futen në ambientet e brendshme

17:03 - 14/10/26
Përleshjet te Rruga e Durrësit/ Plagosen dy protestues, përfundojnë te Trauma

Përleshjet te Rruga e Durrësit/ Plagosen dy protestues, përfundojnë te Trauma

16:49 - 14/10/26
Protesta e studentëve në Tiranë përshkallëzohet në dhunë, gaz lotsjellës dhe barrikada në flakë

Protesta e studentëve në Tiranë përshkallëzohet në dhunë, gaz lotsjellës dhe barrikada në flakë

16:37 - 14/10/26
FSHF investon në energjinë e rinovueshme, KE miraton zgjerimin e sistemit fotovoltaik në “Air Albania”

FSHF investon në energjinë e rinovueshme, KE miraton zgjerimin e sistemit fotovoltaik në “Air Albania”

16:30 - 14/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com