GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abazoviç në takim me Dodik, loja e ish-Kryeministrit malazez me “non gratën” e Bosnjes

22:05 - 13/01/24
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Abazoviç në takim me Dodik, loja e ish-Kryeministrit malazez me “non gratën” e Bosnjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dritan Abazoviç, ish-Kryeministri i Malit të Zi, është shfaqur në një takim me Milorad Dodik, i sanksionuar nga SHBA si “non grata” dhe i konsideruar si një separatist në Bosnje.

Foton e takimit të Abazoviçit me Dodikun është publikuar nga studiuesi i shkencave politike, njohësi i çështjeve të rajonit dhe njëkohësisht korespodent i Aljazeera për Ballkanin, Jasmin Mujanoviç. Nuk dihet se pse Abazoviç dhe Dodik ndodhen në takim.

“Ish-kryeministri “reformist” malazez @DritanAbazovic shihet duke u takuar me Dodikun, ultranacionalistin dhe separatistin serboboshnjak në Bosnjë Hercegovinë. Ka qenë e qartë prej ca kohësh që Abazoviçi ka qenë një Kalë Troje, një bashkëpunëtor i partive nacionaliste serbe të kontrolluara nga Beogradi në Podgoricë”, shkruan Mujanoviç në postimin e tij.

Montenegro’s former “reformist” PM @DritanAbazovic seen meeting w/ Bosnian Serb ultranationalist and secessionist Dodik in BiH. It’s been clear for a while that Abazovic was a Trojan Horse figure, actually in bed w/ the Belgrade controlled Serb nationalist parties in Podgorica. https://t.co/psQMHI5wjd

— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) January 13, 2024

Dodik pak ditë më parë krijoi reagime të forta nga SHBA dhe BE, pas paralajmërimeve se do të ndante Bosnje Hercegovinën.

Udhëheqësi nacionalist i rajonit serb të Bosnjës më pas u tërhoq nga planet e tij dhe thirrjet e mëparshme për një ndarje të Bosnjes.

Në vitin 2021, Milorad Dodik, presidenti pro-rus i Republika Srpska (RS), shkaktoi krizën më serioze politike që nga lufta e viteve 1992-95, kur tha se do të tërhiqte rajonin nga institucionet kryesore shtetërore të Bosnjës, si gjyqësori, sistemin e taksave dhe forcat e armatosura të përbashkëta.
“Ne nuk po bëjmë thirrje për revolucion. Ne nuk po përgatitemi për luftë, ne po përgatitemi për vendime politike në nivelin e parlamentit shtetëror dhe në nivelin e parlamentit të Republikës Srpska,” tha Dodik.
Dodik ka qenë nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë për akte që minojnë integritetin e marrëveshjeve të Dejtonit dhe vënë në rrezik paqen e vendit të Ballkanit Perëndimor.
“Sanksionet kundër meje janë pjesë e luftës hibride që po zhvillohet kundër Republikës Srpska,” tha Dodik, duke akuzuar diplomatët e huaj që punojnë në Bosnje si anti-serbë.
Në anën tjetër Dritan Abazoviç, gjatë kohës që mbante postin e Kryeministrit të Malit të Zi, iu bashkua nismës “Open Balkan”, duke u bërë vendi i 4-rt pas Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë që i bashkohej projektit të mbështetur nga Soros. Abazoviç njihet si një prej miqve dhe mbështetësve të Kryeministrit Edi Rama, madje nuk ka kursyer elozhet ndaj tij duke e quajtur edhe “babain e kombit”.
“E meriton me quajt baba i kombit. Për një imazh të mirë të shqiptarëve. Shqipëria ka arrit të jetë në Këshill të Sigurimit të udhëheq mbledhjet ku marrin pjesë shumica e shteteve të botës. Janë gjëra historike për Shqipërinë dhe imazhin e shqiptarëve në botë. E ka sjell Procesin e Berlinit për herë të parë në Tiranë”, shprehej Abazoviç pak kohë më parë.

Etiketa: AbazovicDodikKryesore1

Lajme të lidhura

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Papa Françesku tregon mëkatin “më të rrezikshëm”

Papa Françesku tregon mëkatin "më të rrezikshëm"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Lexo më shumë
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com