GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Abazoviç viziton Beogradin, merr ftesën për t’iu bashkuar Ballkanit të Hapur: Jam këtu për…

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Abazoviç viziton Beogradin, merr ftesën për t’iu bashkuar Ballkanit të Hapur: Jam këtu për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka vizituar sot Beogradin, ku u prit në takim nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiç. Abazoviç ka kërkuar që vendi i tij të bëhet pjesë e Open Ballkan si dhe ka shprehur gatishmërinë për rivendosjen e marrëdhënieve midis dy vendeve, duke e hapur një faqe të re të bashkëpunimi.

“Vizita është shumë e rëndësishme për ne, shpresoj se me këtë vizitë do të arrijmë atë që e di që dëshirojmë si kryeministra, e kjo është të rivendosim marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi dhe të hyjmë në një epokë vërtet të mirë”.

Kryeministri malazez Dritan Abazoviç tha gjithashtu se ishte i nderuar që vizitën e tij të parë në rajon e kishte në Beograd.

“Ne jemi këtu për të kthyer një faqe të re dhe për të ngritur marrëdhëniet tona politike dhe të përgjithshme në nivelin më të lartë.”

Ata sqaruan se në takime janë diskutuar të gjitha temat e hapura që kanë të dy vendet, si nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, çështja e shkëmbimit të ambasadorëve në Beograd dhe Podgoricë, e cila, sipas Bërnabiç, do të zgjidhet së shpejti dhe ekstradimi i ish-presidentit të bashkimit shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi Svetozar Maroviç, në Mal të Zi.

Në takim u diskutua edhe për vendosjen e operacioneve të pagesave ndërmjet dy vendeve, energjinë, lidhjen e infrastrukturës, ndërsa Bërnabiç i bëri thirrje sot Abazoviçit që Mali i Zi t’i bashkohet nismës Ballkani i Hapur.

“Dua të falënderoj Abazoviçin që u afrua me zemër të pastër për të parë përfitimet e nismës Ballkani i Hapur dhe që ishte në takimin në Ohër. Unë jam ofruar që të jap të gjitha informatat për atë iniciativë dhe llogaritjet që kemi për përfitimet që sjellë Ballkani Hapur dhe sot i bëjmë ftesën që të na bashkohen”.

Etiketa: AbazovickryeministerMali Zi

Lajme të lidhura

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Para
Pas operacionit urgjent, Arjan Konomi tregon gjendjen e tij shëndetësore (VIDEO)

Pas operacionit urgjent, Arjan Konomi tregon gjendjen e tij shëndetësore (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com