GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Abetarja e unifikuar ekziston që nga 100-vjetori i Pavarësisë, Kurti dhe Rama premtojnë krijimin e saj

20:06 - 29/11/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Abetarja e unifikuar ekziston që nga 100-vjetori i Pavarësisë, Kurti dhe Rama premtojnë krijimin e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi para disa ditësh se një nga pikat e marrëveshjes mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, pas mbledhjes së shtatë të përbashkët qeveritare mes dy shteteve, do të vihet në zbatim.

Bëhet fjalë pikërisht për unifikimin e tekstit të abetares për nxënësit e klasave të para.

“Sot kemi vendosur që nga kjo procedurë të përjashtohet teksti i abetares. Që do të thotë të gjithë nxënësit në klasën e parë të kenë një tekst të unifikuar. Kemi dakordësuar që për abetaren të kemi një tekst të unifikuar. Kjo sjell qasje dhe metodologji të njëjtë. Do të vijojmë për këtë projekt, një gjuhë, një abetare”, tha ministrja.

“Ne kemi dakordësuar në qeveri në mbledhjen e fundit që të punojmë që në vitin e ardhshëm që është dhe jubilar për pavarësinë e vendit tonë, të kemi gati Abetaren e unifikuar. Abetarja është një libër themelor për këdo që hyn në rrugën e arsimit dhe prej shumë vitesh tanimë është një libër i cili, bazuar edhe në ligjin e arsimit që ne kemi, njësoj si librat e tjerë është trajtuar si një tekst me shumë alternativa. Ajo që ne kemi dakordësuar është që të kemi vetëm 1 Abetare.”, u shpreh kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë.

Por duket se zyrtarët aktual kanë harruar historinë e diplomacisë mes dy vendeve dhe as nuk kanë marrë mundimin të studiojnë pikat e marrëveshjes që u shitën se arritje në përmisimin mes dy vendeve, pika të cilat historia ka treguar se kanë mbetur jo pak herë vendime të marra në letër, por jo të aplikuara në praktikën mes dy vendeve.

Në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë u hartua abetarja e unifikuar mes dy vendeve, që nënkupton se kjo pikë ekziston dhe kjo pohohet dhe nga vet autori i kësaj abetareje të përbashkët.

Autori i abetares së përbashkët, Shezai Rrokaj mendon se nuk duhet të nis puna nga e para me ndryshimin e emërtimeve por puna të vazhdojë me përmirësimin e tekstit shkollor.

“Ky është vullnet politik. Por nuk mund të hidhet puna poshtë e njerëzve, se me këtë abetare mësojnë fëmijët shqiptarë. Pse jo të bashkohemi për të bërë më të mirën ne jemi të gatshëm.”

Ndërkohë me zbatimin e kësaj pike mësuesit nuk do të kenë më mundësinë e përzgjedhjes së teksteve në lëndën e abetares, me qëllimin për të patur një gjuhë dhe një abetare shkollat shqiptare. Përtej kësaj, ekspertët e arsimit e shikojnë zgjidhjen jo te konkursi por te bashkëpunimi mes akademikëve më të mirë nga diaspora.

Etiketa: abetare e unifikuarKosovekryesore2KurtiRamaShqiperi

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
U qëllua me plumba pas shpine, ndërron jetë ish-kryetari i komunës Pashko Ujka

U qëllua me plumba pas shpine, ndërron jetë ish-kryetari i komunës Pashko Ujka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com