GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga 27 nëntori 2025, NOA është bërë njësi biznesi e ABI Bank. Përtej gjërave të bukura që thonë reklamat e saj, ky është një risk i madh për qytetarët që kanë marrë kredi tek ky institucion financiar. Blerja nuk synon thjesht disa zyra, apo zgjerimin e shërbimeve të bankës në këtë spektër të NOA-s në Shqipëri dhe Kosovë. Në fakt, blerësi është kompania “Tranzit” shpk, që ka fokus kryesor mbledhjen e borxheve dhe trasferimin e pronave të përfituara nga likuidimi. Po si është mundur që të ndodh kaq lehtësisht. Ndikimi politik i Edi Ramës ndaj Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Konkurrencës ia bën shumë të lehta operacionet pronarit në letra të ABI Bank, Andi Ballta. Kujtojmë senë krye të rrjetës së merimangës së bankave dhe institucioneve të mikrokredisë së këtij grupi qëndron “Tranzit’ shpk.

Ky është dokumenti i Autoritetit të Konkurrencës që lejon blerjen e NOA-s nga “Tranzit” shpk, i firmosur nga Denar Biba, njeri shumë i besuar i kryeministrit Rama.

Më 6 dhjetor 2024, është marrë vendimi që lejon përqendrimin dhe marrjen nën kontroll të NOA sha nga “Tranzit” shpk. BSH nuk ka marrë akoma ndonjë vendim, por ABI Bank e trajton NOA-n të vetën dhe njofton shndërrimin.

Çfarë bënte Linda Rama në bordin e ABI Bank?

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka qenë 3 vjet në bordin ekzekutiv të ABI Bank, e cila kontrollohet nga investime të dyshimta të bazuara në një parajsë fiskale, e menaxhuar nga një financier me interesa të forta në Rusi.

Siguronte mbështetjen politike për bankën që ka si plan të fshehtë trasaksione me para të dyshimta të ardhura nga Rusia dhe Ukraina, blerjen e pronave në Shqipëri të siguruara nga zhvatja e shqiptarëve përmes mikrokredive të çmendura dhe transferimin e parave në ishujt Cayman.

 

Në vitin 2014, Crédit Agricole, si pasojë e një situate të përkeqësuar financiare, shiti degën e saj shqiptare, të cilën e kishte blerë disa vite më herët nga Emporiki, banka greke që ajo kontrollonte. Crédit Agricole Albania u ble nga Tranzit shpk, e regjistruar në Shqipëri në vitin 2009 dhe e licencuar nga Banka e Shqipërisë për të kryer veprimtari financiare si leasing, faktoring, blerje kredish të këqija, etj. Shqiptarët e kanë të fiksuar emrin “Tranzit” shpk përmes kërcënimeve telefonike që u bëhesin për të paguar fatura të AMC apo këste të vonuara kredish, përndryshe binin pre e sekuetrove.

“Tranzit” është në pronësi të dy fondeve investimi, NHC Balkan Fund L.P. dhe New Century Holdings XI L.P., secili me 50%. Të dy fondet janë të regjistruara në Ishujt Cayman, që janë parajsa fiskale. Kjo e bën të pamundur verifikimin e identitetit të pronarëve të tyre.

Më 12 maj 2015, “Tranzit firmos” marrëveshjen e blerjes me Crédit Agricole. Në momentin e blerjes, kapitali total i blerësit ishte rreth 1.3 milionë euro, ndërsa kapitali i bankës ishte rreth 55 milionë euro. Në bilancet e depozituara në QKR, “Tranzit” deklaronte të ardhura rreth 300,000 euro.

Menjëherë pas firmosjes së marrëveshjes me Crédit Agricole, dy fondet investuese që zotëronin Tranzit shisnin 30% të aksioneve të tyre për 390,000 euro tek Andi Ballta, shqiptar me pasaportë amerikane dhe CEO i “Tranzit” që prej themelimit. Pra, punonjësi u bë pronar i institucionit.

Dy fondet investuese që zotërojnë Tranzit janë të regjistruara në Grand Cayman dhe të dy menaxhohen nga NHC Capital Inc, një kompani amerikane e administrimit të kursimeve, në pronësi të kunetërve Moris Tanacinic dhe George Rohrs. Të dy me prejardhje hebreo-amerikane, morën pjesë në vitin 1991 në valën e madhe të privatizimeve në Rusi dhe më pas krijuan një sistem fondesh të specializuara në Rusi dhe Evropën Lindore, të menaxhuara drejtpërdrejt nga Moska.

NHC Capital deklaron se menaxhon 25 fonde private që operojnë në Evropën Lindore dhe kontrollon të paktën dy banka në Ukrainë dhe Rumani. Vlera totale e aktivitetit të saj financiar vlerësohet rreth 3.4 miliardë euro.

Dega kryesore e NHC Capital Inc ndodhet në Moskë, nën emrin NHC Capital Real Estate, e cila është një kompani ruse administrimi kursimesh.

Në shtator 2015, Crédit Agricole transferon pronësinë e degës së saj shqiptare tek Tranzit; emërohet një bord i ri i bankës dhe ajo merr emrin e ri: American Bank of Investments sha (ABI). Më 17 tetor 2015, Banka e Shqipërisë autorizon transferimin 100% të aksioneve tek Tranzit Ltd. E ku ka masikim më të mirë për paratë ruse se sa emëritimi “Amerikan”!

Presidenti i ri i bordit është Lorenzo Roncari, 84 vjeç, italo-amerikan, banor në Panama, konsull nderi i Uruguait në Tiranë, ish-drejtor i American Bank of Albania dhe ish-drejtor i ING Italy. CEO i ri është Andi Ballta.

Më 17 janar 2016, Banka e Shqipërisë miratoi dy anëtarë të rinj bordi të zgjedhur më 7 janar. Ata janë Lindita Rama, shqiptare dhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama dhe Richard Lukaj, një shqiptaro-amerikan i lindur në Itali. Çuditërisht, emërimi i tyre zyrtar u regjistrua në QKR vetëm në shtator 2016.

Që në fillim, ABI mori një sërë “çmimesh institucionale” nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës, megjithëse aktiviteti i saj ishte modest.

Sipas informacionit të publikuar nga NHC, ABI lejohet të funksionojë gjithashtu si depozitë për fondet e administruara nga NHC. Kjo mund të shpjegojë rritjen e menjëhershme të të ardhurave; zotërimi i bankës i lejon NHC të drejtojë likuiditetin e fondeve të veta tek ABI.

Struktura e pronësisë, që të çon te CEO Andi Ballta dhe dy fondet e regjistruara në Ishujt Kajman, e menaxhuara nga NHC, e bën të pamundur të përcaktohet përfituesi final dhe ndikimi i tyre real në vendimmarrjen e bankës. Legjislacioni i Ishujve Kajman nuk lejon publikimin e identitetit të aksionarëve që mund të detyrojnë institucionet financiare të kryejnë praktika “të papërshtatshme”, përfshirë pastrim parash.

Fakti që fondet janë të regjistruara në një parajsë fiskale, dhe mbikëqyren nga autoritete të interesuara në ruajtjen e anonimatit të aksionarëve, shton dyshimin se banka mund të kontrollohet nga para të pista dhe mund të përdoret për skema të komplikuara financiare, si pastrimi i parave.

Ndërkohë, sipas ligjit shqiptar për shoqëritë tregtare dhe politikave të vendeve të “botës normale”, fakti që CEO i një banke është pronar, edhe indirekt, i 30% të të drejtave të votës në shoqërinë (Tranzit shpk) që zotëron 100% të votave të bankës, dhe njëkohësisht është CEO i saj, është një anomali dhe në kufijtë e shkeljes së ligjit.

Edhe blerja e 30% të “Tranzit” nga Ballta është e dyshimtë nga pikëpamja e ligjeve ndërkombëtare anti-pastrim, sepse çmimi i paguar nuk përputhet me vlerën reale të kompanisë, të cilën ai e dinte se do të bëhej pronare e një banke me kapital 55 milionë euro.

Në vitin 2019, pas akuzave që i bëri opozita kryeministrit Rama drejtpërsëdrejti për përfshirjen e bashkëshortes në këtë bankë të dyshimtë, Linda Rama dha dorëheqje.

Banka fuksionon si ‘lavatriçe’ parash të pista

Prokuroria nuk ka dyshime se kompania fantazmë në offshore është një ‘lavatriçe’ ku Abi Bank luan rolin e saj, por nuk ka vepruar.  Të paktën, kur bëhen blerje të tilla bankash, duhet verifikuar burimi i parave.

ABI Bank do të blinte më vonë Bankën NBG Albania me cmimin 76 milionë USD. Një qytetar i zakonshëm shqiptar duhet të japë llogari dhe të justifikojë kur kryen një transaksion me vlerë mbi 10 mijë USD. Andi Ballta nuk pyetet.

Kjo është si historia e “mbretit lakuriq”. Ky person menaxhon paratë e kompanisë “Moscopole” në offshore dhe, për shkak të frikës nga kryeministri, prokurorët bëjnë sikur nuk e shohin. “Moscopole” rezulton një shoqëri mbulesë apo guackë për pastrimin e parave të pista të Abi Bank.

Pronare të “TRANZIT Sh.p.k” janë: 80% Moscopole Inc, një shoqëri (Sh.p.k) e themeluar në Delaware, SHBA, me pronar 100% Andi Ballta, shtetas me kombësi shqiptare dhe pasaportë amerikane (pretendon se eshte me origjine vllehe nga Greqia). 10% New Century Holdings XI, L.P, një shoqëri (Sh.p.k.) e regjistruar në Ishujt Cayman, e kontrolluar nga NCH Capital Inc. 10% NCH Balkan Fund, L.P, një shoqëri (Sh.p.k.) e regjistruar në Ishujt Cayman, e kontrolluar nga NCH Capital Inc.

NCH Capital Inc, është një fond investimesh me aksioner kryesor NCH Advisors Inc, që menaxhon shumë fonde private.

Përvec rreziqeve financiare, ABI Bank përbën kërcënim për sigurinë dhe interesat kombëtare, sepse qarkullon para të dyshimta ruse. Po ashtu CEO i bankës ka manifestuar shpesh ndjenjat antishqiptare, i nxitur nga lidhjet që ka me grupe vorioepiriote greke në SHBA.

Kjo shenjë shoviniste e përdorur për “reklama” nga Andi Ballta, flet shumë për botëkuptimin ekstremist që ka ky bankier, që e shfaq publikisht në forma të ndryshme. Duke pasur një post publik, Andi Ballta duhet t’i nënshtrohet kodit të etikës dhe Banka e Shqipërisë ka të drejtë ta largojë nga drejtimi i institucionit të licensuar prej saj.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: ABI BankAndi Ballta

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
“Broçkulla të paguara”/ Ina Zhupa shpërthen ndaj qeverisë për 17 mln € për Mogherinin

“Broçkulla të paguara”/ Ina Zhupa shpërthen ndaj qeverisë për 17 mln € për Mogherinin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25

Florina Cani, nëna e 15-vjeçarit Martinit, i cili u vra një vit më parë në Tiranë nga një bashkëmoshatar, ka...

Lexo më shumë
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Salianji me ironi ndaj Berishës: Rama nuk ikën me muzikë poshtë zyrës

Salianji me ironi ndaj Berishës: Rama nuk ikën me muzikë poshtë zyrës

21:58 - 04/12/25
“Doktor ke shumë servila rreth vetes”, Militanti i PD-Berishës: Në Lezhë jemi pa kryetar partie…

“Doktor ke shumë servila rreth vetes”, Militanti i PD-Berishës: Në Lezhë jemi pa kryetar partie…

20:50 - 04/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com