GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abilekaj: Veprimet e SPAK ndaj gazetarit Qyno të turpshme, duhet reagim…

20:09 - 14/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Iluzioni opozitar që humbi në Gjykatën e Apelit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Enton Abilekaj ka reaguar në mbështetje të kolegut, Elton Qyno, i cili po përballet me presionet e SPAK-ut, për të treguar burimin e informacionit lidhur me disa biseda në SKY që ka publikuar, dhe për të cilat Prokuroria Speciale thotë se janë duke i verifikuar, por nuk janë të përfshira në fashikujt e dosjeve që kanë nën hetim.

Abilekaj shprehet se SPAK nuk kishte asnjë arsye për ta mbajtur peng gazetarin, as për të ekzekutuar aksionin e turpshëm të ditës së mërkure ndaj gazetarit, duke i bastisur zyrën dhe shtëpinë.

“Fatkeqësisht SPAK-u konfirmoi se marrja në pyetje për 11 orë, kontrolli i zyrës, bastisja e shtëpisë dhe sekuestrimi i telefonave, kompjuterit dhe mjeteve të tjera me të cilat gazetari Elton Qyno ka kryer detyrën, është bërë për publikimin e lajmeve rreth çështjes Nuredin Dumani.

Ka patur një vendim të meparshëm të GJKKO për mospublikimin e dosjes dhe, sipas prokurorëve, gazetari nuk e ka respektuar. Njëkohesisht njoftimi zyrtar i SPAK pranon se informacionet që publikonte Qyno, nuk i dispononte akoma. Kjo do të thote se nuk ishin pjesë e dosjes, pra nuk ishin as pjesë e vendimit të mëparshem të GJKKO.

Përtej vendimit që krijon precedent të rrezikshëm dhe u kundërshtuar atëhere edhe nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve, këtu kemi të bëjmë me tejkalim të vendimit nga SPAK, sepse informacionet nuk ishin pjesë e dosjes.

Në këto kushte gazetari ka dhënë kontribut për Dosjen, nderkohe që hetuesit e BKH dhe SPAK, prej të paktën 6 muajsh nuk kanë bërë asgjë. Për këtë kontribut gazetari bëhet viktimë e represionit, jo nga kriminelet e prekur, por nga Drejtësia, nga përfituesit.

Ashtu siç pritej, SPAK nuk kishte asnjë arsye për ta mbajtur peng gazetarin, as për të ekzrkutuar aksionin e turpshem të ditës së merkurë ndaj gazetarit, duke i bastisur zyren dhe shtëpinë.

Ne vend te shtetit ligjor ofron shtetin represiv, ne vend te luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, ofron luften kunder transparences. Kjo eshte nje ngjarje alarmante per te drejtat e njeriut dhe skandaloze per cenimin e punes se gazetarit. Eshte nje ngjarje qe kerkon reagimin e menjehershem te organizatave nderkombetare te gazetareve ndaj nje institucioni te pakontrollueshem ne nderhyrjen tek pushteti i medias, por i keqperdorshem kur hyn tek pushteti ekzekutiv.

Etiketa: AbilekajQynoSpak

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Si e “ekspozoi” dadoja kreun e bandës që mashtroi shtetin

Si e “ekspozoi” dadoja kreun e bandës që mashtroi shtetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com