GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abortet në Shqipëri, 17-vjeçaret mbajnë numrin më të lartë

15:42 - 31/10/21
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Abortet në Shqipëri, 17-vjeçaret mbajnë numrin më të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aborti është një temë shumë e diskutuar në të gjithë botën dhe kjo për shkak të kompleksiteteve që ky proces mbart.Cilësohet si një nga momentet më të vështira që rëndon gjendjen psikologjike të personit që i duhet të ndërmarri këtë veprim.

Abortet në një moshë sensitive siç është adoleshenca kanë zënë vend të veçantë në raportin vjetor burra-gra, ku rezulton se mosha ku kryhen më shumë aborte është 17 vjeç.

Sipas gjinekologëve çdo abort është i dëmshëm dhe ka specifikat e tija, por aborti në moshë të hershme mbetet akoma më i vështirë për t’u realizuar.Abortet kanë efekte negative në trupin e një gruaje apo vajze që ndërmerr këtë veprim, duke sjell dhe probleme me riprodhimin.

Faktorët që ndikojnë në abortet në moshë të hershme janë disa, duke nisur nga ato biologjiket e deri tek socialet.Dy dekadat e fundit adoleshenca nis në një moshë më të hershme dhe sipas studimeve puberteti tek vajzat nis midis moshës 8 dhe 13 vjeç dhe mesatarisht djemtë arrijnë pubertetin dy vjet më vonë se vajzat.Kalimi i pubertetit sjell dhe marrëdhëniet seksuale më të përshpejtuara.Ekspozimi ndaj informacionit të çfardoshëm bënë që adoloshentët të kryejnë marrëdhënie ende pa njohur veten.

Abortet,një moshë të re mund të ndodhin si pasojë e një papërputhshmërie midis pjekurisë fizike dhe pjekurisë mendore. Kur aborti është pasoja, shkaku janë marrëdhëniet seksuale të pambrojtura.

Kjo mund të ndodhë si rezultat i kulturës së ulët të të rinjve për përgjegjësinë që ka akti seksual i pambrojtur, sikundër mund të tregojë së dëshirojnë seksin por nuk njohin, nuk thellohen, ose injorojnë dhe neglizhojnë përgjegjësitë që vijnë me të.

Numri i aborteve duket shqetësues kur përballemi me 107 aborte nga vajza 17 vjeçare.Ky është një tregues se mungesa e edukatës seksuale është e lartë, niveli kulturor i vajzave dhe djemve nga ky ngjizet një embrion është i diskutueshëm.

Ndonëse mjekët flasin shpesh për pasojat që ka në shëndetin e vajzës apo gruas ky proces, sërish ky aspekt duket se nuk merret seriozisht.

Një studimi nga ‘Sistemi i Mbikëqyrjes së Sjelljes së Rrezikut të të Rinjve’ ku u anketuan rreth 130,000 nxënës të shkollave të mesme në 40 shtete, rezultoi se në nivel kombëtar, 38% e adoleshentëve thanë se kishin pasur marrëdhënie seksuale.

Këto shifra kur bëhet fjalë për adoleshentët tregojnë se marrëdhëniet shpesh priren të jenë të pambrojtura gjë e cila çon në shtatëzani të padëshiruar, ku aborti mbetet e vetmja zgjidhje.

Megjithatë pjesë e kësaj morie shifrave janë dhe rastet e abuzimeve seksuale me adoleshentët.

Të dhënat e raportit nga INSTAT tregojnë se numri i aborteve në total gjatë vitit 2020 ishte 4540, ndërkaq abortet spontane përbëjnë 80.8% të totalit. Një tjetër e dhënë shqetësuese është se raporti lindje-abort tregon se për 6.2 lindje ka ndodhur paralelisht një abort.

Tjetër faktor ndikues mbetet edhe niveli i mirëqënies dhe problemet sociale që kjo grup-moshë mund të kenë.Problemet ekonomike sjellin abortin, pasi nuk janë gati ende për të sjellë në jetë një fëmijë dhe për t’i ofruar të mira materiale apo qoftë dhe mbijetesë.

Traumat pas një aborti mbeten ende një problem për shoqëinë tonë pasi nuk marrin trajtimin e duhur, për shkak se ky proces kryhet në heshtje dhe pa u këshilluar me specialistë.Të tilla trauma evidentohen në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë dhe rëndohen me kalimin e kohës.

Etiketa: abortadoleshentshtatezani e padeshiruar

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Rikthehet Kupa e Shqipërisë, luhet derbi në mesjavë

Rikthehet Kupa e Shqipërisë, luhet derbi në mesjavë

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com