GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Aborti/ Sondazh në SHBA: Të drejtat e grave rriten si përparësi

18:52 - 01/07/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Aborti/ Sondazh në SHBA: Të drejtat e grave rriten si përparësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sondazh i ri tregon se një përqindje në rritje e amerikanëve e shohin abortin, ose të drejtat e grave, si përparësi, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, që rrëzoi një vendim të mëparshëm, që u garantonte grave të drejtën për abort. Me zgjedhjet për në Kongres, që po afrohen, presidenti Joe Biden dhe demokratët do të kërkojnë të përfitojnë nga ky ndryshim. Por me pesimizmin e përhapur dhe një mori krizash me të cilat përballet vendi, nuk është e qartë se çfarë ndikimi do të ketë vendimi i Gjykatës së Lartë, për zgjedhjet e nëntorit për në Kongres.

Sipas sondazhit nga Qendra Kërkimore për Çështjet Publike NORC dhe agjencia Associated Press, njëzet e dy për qind e votuesve në Shtetet e Bashkuara e shohin abortin dhe të drejtat e grave, si një nga pesë problemet me të cilat duhet të punojë qeveria. Kjo shifër është më shumë se dyfishuar që nga dhjetori, kur një sondazh tjetër gjeti një rritje të dukshme në përmendjen e abortit si përparësi, në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë.

Përmendja e abortit nuk shihet si përparësi vetëm tek amerikanët, që e mbështesin atë; në fakt sondazhi tregon se aborti shihet si përparësi mes amerikanëve me opinione të forta në të dyja anët e debatit – me rreth 30 për qind të amerikanëve që mendojnë se aborti duhet të jetë i ligjshëm në të gjitha rastet dhe rreth 10 për qind që thonë se aborti duhet të jetë i paligjshëm në të gjitha rastet.

Carol Tobias ka qenë presidente e Komisionit Kombëtar për të Drejtën e Jetës dhe e sheh rritjen e interesit në lidhje me abortin si inkurajuese për ata që kanë punuar për një kohë të gjatë për këtë çështje.

“Për të rinjtë, ata që janë në shkollë të mesme dhe kolegj, fotografia e parë si foshnje ka qenë gjatë kontrollit me ultratinguj dhe ata e kanë parë veten para se të lindnin. Kështu që nuk jam e befasuar që shohim aktivitete të shtuara nga të rinjtë për lëvizjen pro-jetës”.

Sondazhi i ri, i cili përfshinte intervista të kryera përpara dhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë, zbulon se përparësia për çështjen e abortit u rrit ndjeshëm pas vendimit.

Gjykata e Lartë e kaloi të drejtën e vendimmarrjes për abortin tek shtetet, dhe javën e fundit, guvernatorët dhe legjislaturat republikane kanë vepruar për të miratuar projektligje që ndalojnë ose kufizojnë abortet.

Sondazhi i kryer përpara vendimit, tregonte se shumica e amerikanëve, donin që gjykata ta linte çështjen Roe kundër Wade të pandryshuar. Shumica e amerikanëve mbështesin qasjen tek aborti në përgjithësi, megjithëse shumë thonë se duhet të ketë kufizime.

Roderick Hinton, i cili votoi për Joe Biden-in, e diskutoi çështjen e abortit dhe vendimet e ndryshme që do të marrin shtete të ndryshme me dy vajzat e tij të rritura.

“Mendoj se në të gjitha rrethanat, një grua duhet të ketë të drejtën për të marrë vendimin. Pavarësisht nëse është çështje kohe, parash, inçesti, përdhunimi, sido që të jetë puna. Në të njëjtën kohë, ka një pikë ku thjesht aborti nuk është i sigurt për shëndetin”.

Presidenti Biden dhe demokratët janë zotuar të luftojnë për të drejtën e abortit, por kanë hasur vështirësi për të gjetur mënyrën si të veprojnë duke pasur parasysh kundërshtimin e republikanëve në senat. Presidenti Biden u tha gazetarëve të enjten se ai do të mbështeste një përjashtim nga procedurat bllokuese në senat për të kthyer në ligj federal të drejtën e abortit./VOA

Etiketa: abortSHBA

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Video/ Plas grushti në resortin e njohur në Tiranë, një grup djemsh dhunojnë të riun buzë pishinës

Video/ Plas grushti në resortin e njohur në Tiranë, një grup djemsh dhunojnë të riun buzë pishinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com