GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Absurde në Përmet, tenderi për konviktin më i ulët se për çerdhen

15:44 - 09/04/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Absurde në Përmet, tenderi për konviktin më i ulët se për çerdhen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Abuzimet me fondet publike duket se nuk kanë të ndaluar nga bashkitë në prag të zgjedhjeve lokale. Një rast i tillë është ai i një tenderi zhvilluar nga Bashkia e Përmetit në shkurtë këtij viti. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje ushqimesh për kopshtin, çerdhen dhe Konviktin në bashkinë Përmet për vitin 2023”.

Tenderi kishte fond limit 53 milionë lekë të vjetra pa TVSH. Pas zhvillimit të tenderit dhe kryerjes së të gjitha procedurave, bashkia Përmet ka shpallur fitues një kompani, Gerti 1987 shpk. Tenderi është dhënë me vlerën e fondit limit, pra 53 milionë lekë Pa TVSH apo rreth 60 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por shpallja e fituesit me vlerën e fondit limit, duket se nuk është e vetmja shkelje e kryer nga bashkia Përmet, drejtuar nga Alma Hoxha.

Syri Televizion, kërkoi informacion zyrtar në lidhje me numrin e çerdheve dhe kopshteve me ushqim, që janë nën juridiksionin e kësaj bashkie. Sipas përgjigjes së Bashkisë Përmet, janë 8 çerdhe dhe kopshte, nga të cilat vetëm një çerdhe është me ushqim. Në këtë çerdhe janë gjithsej 32 fëmijë, që sipas bashkisë Përmet, paguajnë një tarifë ditore prej 230 lekësh, apo gati dyfish më shumë se tarifa që paguajnë prindërit që kanë fëmijët në çerdhet publike në Tiranë. Por, përtej kësaj, Syri Tv e ka pyetur bashkinë edhe sesa është kostoja vjetore e ushqimit në këtë çerdhe.

Sipas bashkisë, kostoja vjetore e ushqimit për çerdhen është vetëm 26 milionë lekë të vjetra, ose gati sa gjysma e fondit prej 53 milionë lekësh, që bashkia Përmet ka dhënë për ushqimin e çerdhes për vitin 2023. Nisur nga këto të dhëna, mbetet në dorën e organeve përkatëse të verifikojnë nëse tenderi është abuziv dhe të shpjegojnë për taksapaguesit, se pse është dhënë dyfishi i shumës së parave që nevojiten për të blerë ushqimin vjetor të 32 fëmijëve të çerdhes publike në Përmet.

Por veç kësaj, ajo që ngre dyshime mbi këtë tender, është blerja e ushqimit për konviktin e shkollës së mesme. Burime bëjnë me dije se në konvikt nuk ka nxënës, e megjithatë ai është përfshirë në tenderin për blerjen e ushqimit.

Syri televizion i kërkoi informacion bashkisë Përmet në lidhje me numrin e nxënësve në Konvikt dhe koston vjetore të ushqimit të tyre. Por ndryshe nga hera e parë, ku Bashkia ktheu përgjigje për Çerdhen, për Konviktin ka më shumë se një muaj që nuk e ka bërë një gjë të tillë. Syri Tv ende nuk e ka konfirmuar plotësisht mungesën e nxënësve në Konvikt, por fakti që bashkia refuzon të përgjigjet, si dhe diferenca e shumës së mbetur në tender për blerjen e ushqimit për nxënësit e Konviktit, që është më pak se ajo e çerdhes, ngre dyshime të arsyeshme se në këtë tender po abuzohet. I vetmi fakt është që në strukturën e punës së këtij Konvikti, janë 7 punonjës.

Ndaj, mbetet për t`u verifikuar nëse edhe në Konviktin e Përmetit, situata është si ajo në Vaun e Dejës, ku nxënës nuk ka, por tenderat për ushqim dhe strukturat me punonjës vijojnë të paguhen me taksat e qytetarëve./Syri.net/

Etiketa: cerdhjakonviktipermettendera per ushqimet

Lajme të lidhura

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Para
Luizi zbulon empatinë e tij: Po më dole nga zemra…

Luizi zbulon empatinë e tij: Po më dole nga zemra...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com