GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptari tentoi të abuzonte seksualisht me të renë në Greqi, trondit e bija: Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe

09:33 - 24/02/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptari tentoi të abuzonte seksualisht me të renë në Greqi, trondit e bija: Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje të gjerë një rasti të rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi, lidhur me tentativën e përdhunimit të një vajze 25-vjeçare greke me aftësi të kufizuara në zonën e Kypseli.

I dyshuari është një burrë 64-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili aktualisht ndodhet në arrati, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e tij.

Sipas raportimeve të medias greke Protothema, në dritë ka dalë edhe një dëshmi tronditëse nga vajza e 64-vjeçarit, e cila pretendon se është përdhunuar nga i ati që në moshën 7-vjeçare.

Duke folur për televizionin MEGA, ajo ka rrëfyer se abuzimi ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Shqipëri, në një moment kur familjarët e tjerë nuk ndodheshin aty.

“Kur isha 7 vjeçe, babai më përdhunoi një herë. Nuk e denoncova kurrë sepse kisha frikë. Për vite e mbajta këtë si sekret,” – ka deklaruar ajo, duke shtuar se më vonë, kur u përpoq ta përballte të atin, ai e mohoi dhe u përpoq ta paraqiste si të paqëndrueshme mendërisht.

Sipas saj, edhe nëna kishte dijeni për atë që kishte ndodhur, por nuk ndërhyri kurrë, ndërsa pjesa më e madhe e familjes i ka kthyer shpinën pasi ajo vendosi të fliste.

Ndërkohë, rasti më i fundit në Kypseli ka ndodhur mëngjesin e së dielës, kur 64-vjeçari dyshohet se hyri në banesën ku jetojnë dy motra binjake me aftësi të kufizuara, në mungesë të nënës së tyre.

Sipas dëshmisë së kësaj të fundit, ai ngacmoi seksualisht njërën prej vajzave dhe dhunoi fizikisht tjetrën.

Nëna, sapo u kthye nga farmacia, e gjeti burrin mbi vajzën e saj dhe, në përpjekje për ta mbrojtur, e goditi me një tigan. Më pas, ai e sulmoi me grusht dhe u largua me vrap nga banesa.

Etiketa: abuzimbijaShqiptar

Lajme të lidhura

“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Gjykata e Posaçme cakton datën, ja kur do të mbahet seanca e parë e gjykimit për Metën dhe Kryemadhin

10:15 - 08/04/26
Gazetari letër Ramës: Gratë me kancer presin pajisje, ti shëtitesh në kryeministri brenda kopshtit 4.3 milionë Euro
Aktualitet

Skandali në shëndetësi/ Shpërthen gazetari: Pacientët po i lënë të vdesin! Spitali publik u shndërrua në agjenci për privatët

09:59 - 08/04/26
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën një këmbësore
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën një këmbësore

09:21 - 08/04/26
Para
Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Gjykata e Posaçme cakton datën, ja kur do të mbahet seanca e parë e gjykimit për Metën dhe Kryemadhin

10:15 - 08/04/26

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 27 prill, ora 11:00, për nisjen e gjykimit ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-deputetes Monika...

Lexo më shumë
Gazetari letër Ramës: Gratë me kancer presin pajisje, ti shëtitesh në kryeministri brenda kopshtit 4.3 milionë Euro

Skandali në shëndetësi/ Shpërthen gazetari: Pacientët po i lënë të vdesin! Spitali publik u shndërrua në agjenci për privatët

09:59 - 08/04/26
Tjetër mbrëmje ‘zjarri’ në Champions, PSG–Liverpool dhe ‘derbi’ spanjoll Barcelona–Atletico ndezin çerekfinalet

Tjetër mbrëmje ‘zjarri’ në Champions, PSG–Liverpool dhe ‘derbi’ spanjoll Barcelona–Atletico ndezin çerekfinalet

09:30 - 08/04/26
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën një këmbësore

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën një këmbësore

09:21 - 08/04/26
Ngec kamioni tek nënkalimi, bllokohet rruga tek kopshti zoologjik

Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës

09:05 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com