GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

U akuzua nga kolegu për abuzim seksual, reagon shqiptarja Lorna Hajdini: S’kam lidhje me këtë histori

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
U akuzua nga kolegu për abuzim seksual, reagon shqiptarja Lorna Hajdini: S’kam lidhje me këtë histori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas lajmit se ka ngacmuar seksualisht me një kolegun e punës, drejtuesja ekzekutive në bankën e njohur amerikane, JPMorgan Chase, shqiptarja Lorna Hajdini, ka reaguar nëpërmjet mbrojtësit të saj ligjor.

Lorna Hajdini i ka mohuar kategorikisht pretendimet, duke deklaruar përmes avokatëve se ‘nuk ka pasur kurrë sjellje të papërshtatshme dhe se nuk ka qenë asnjëherë në vendin ku pretendohet të ketë ndodhur ngjarja’.

Bëhet fjalë për Chirayu Rana, 35 vjeç, aktualisht drejtues në një firmë investimesh, i cili ka ngritur një padi këtë javë, nën pseudonimin “John Doe”, ndaj Lorna Hajdini, drejtuese ekzekutive në bankën amerikane.

Në padi, ai pretendon se ishte detyruar në marrëdhënie seksuale përmes presionit dhe kërcënimeve, akuza që u publikuan fillimisht nga Daily Mail, duke iu referuar dokumenteve gjyqësore që më pas u tërhoqën për “korrigjime”.

Padia përfshin gjithashtu edhe vetë bankën JPMorgan Chase, duke e akuzuar për mosveprim dhe hakmarrje. Megjithatë, banka ka reaguar duke theksuar se një hetim i plotë i brendshëm, që përfshinte analizën e komunikimeve dhe dëshmive të stafit, nuk gjeti asnjë provë që mbështet pretendimet.

Sipas bankës, ankuesi nuk ka bashkëpunuar me hetimin dhe nuk ka ofruar fakte thelbësore për të mbështetur akuzat e tij.

Burime të brendshme bëjnë të ditur se dy personat nuk kishin marrëdhënie direkte pune dhe se Hajdini nuk kishte asnjë ndikim në shpërblimin financiar të tij, duke hedhur dyshime mbi bazueshmërinë e pretendimeve.

Ndërkohë, çështja mbetet në proces ligjor dhe nuk është caktuar ende një datë për gjykim, ndërsa zhvillimet e mëtejshme pritet të hedhin më shumë dritë mbi një nga rastet më të diskutueshme në sektorin financiar kohët e fundit.

Etiketa: abuzimkolegshqiptarë

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Izraeli dhe Palestina shkaktojnë tension në kongresin e FIFA-s: refuzohet shtrëngimi i duarve

Izraeli dhe Palestina shkaktojnë tension në kongresin e FIFA-s: refuzohet shtrëngimi i duarve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog
Aktualitet

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26

Pas policia e tij i dhunoi mbrëmjen e kaluar, Edi Rama sot ka rikthyer karriget para Kryeministrisë me mbishkrimin “dialog.”...

Lexo më shumë
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com