GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abuzim me ndërtimet/ Zbardhen akuzat ndaj Stefano Boerit, arkitektit të kullave në Tiranë

17:16 - 03/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzim me ndërtimet/ Zbardhen akuzat ndaj Stefano Boerit, arkitektit të kullave në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Milanos ka nisur ndaj Stefano Boeri një proces të dytë hetimor me akuzat; projektim zhvillimi i paligjshëm e abuzim ndërtimi.

Gazetarja Alba Kepi raporton se brenda pak ditësh arkitekti italian Stefano Boeri, autori i rindërtimit të sheshit “Skëndërbej” në Tiranë e i disa projekteve urbanistike strategjike si ndërtimi i pyllit orbital “Metrobosco“, “Tirana Riverside“, “Tirana 2030“, “Vertical Forest“, “Kubi i Bllokut“, zgjatimi i bulevardit të ri etj, është vënë nën hetimin e një procesi të dytë nga Prokuroria e Milanos, i quajtur “Bosconoviglio“.

Ndaj arkitektit Boeri e 6 profesionistëve mes të cilëve dhe dy drejtues komunal të Milanos, Alberto Viaroli e Giovanni Oggioni, Prokurorët Paolo Filippini, Mauro Clerici e Tiziana Siciliano kanë ngritur akuzat për zhvillim urbanistik të paligjshëm e abuzim ndërtimor.

Hetimi ka nisur më shkurt të 2024 ndaj projektit realizuar nga Stefano Boeri “Bosconovigli”, me vlerë 60 milionë euro.

Ky projekt synon të shndërroj stacionin hekurudhor San Cristoforo të Milanos në një ndërtesë banesash luksoze 14 kate, veshur nga bimësia, me sipërfaqe 80 mijë metra katrorë, lartësi 40 metra e kapacitet 90 apartamente.

Sipas akuzës së ngritur nga Prokuroria e Milanos ky projekt është aprovvuar në mungesë të planit zbatues, parashikuar për ndërtimet që kapërcejnë 25 metra lartësi e parashikuar nga ligji.

Kjo mungesë dokumentacioni i ka shkaktuar Bashkisë së Milanos një dëm prej 5 milionë euro.

Akuza bazohet në miratimin e lejes së ndërtimit, firmosur nga Presidenti i kompansië Milanos 5.0 e drejtuesi komunal Alberto Viaroli.

Procesi gjyqësor mbi dosjen “Bosconavigli”, do të nis më shtator 2025.

Plot një javë më parë arkitekti italian u vu nën arrest shtëpiak në dosjen “BEIC” mbi projektin e ndërtimit të Bibliotekës Europiane të Informacionit e Kulturës, me vlerë 101,574 milionë euro. Akuza ndaj tij e arkitektit Ciro Zucchi është ndikim e favorizim në garën e tenderimit ku morën pjesë 44 studio ndërkombëtare e ku ata ishin anëtarë të komisionit të vlerësimit të projekteve.

Ata akuzohen dhe për deklarime të rreme në deklaratën mbi papajtueshmërinë e konfliktit të interesit.

Hetimet e kësaj dosje kanë nsiur 15 muaj më parë e përmbajnë biseda chat në grupe ëhatsapp e telegram mes arkitektëve.

Seanca e parë për marrjen në pyetje të Stefano Boerit mbi dosjen “BEIC”, është caktuar ditën e mërkurë 4 shkurt 2025.

Stefano Boeri është President i Institutit milanez Trienale di Milano, që përmes arkitekturës, dizajnerit, artit viziv harton e promovon në Milano projekte ndaj sfidave bashkëkohore.

Etiketa: ItaliKryesore1ndertimeStefano Boeri

Lajme të lidhura

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare
Aktualitet

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime
Aktualitet

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

17:18 - 06/04/26
Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë
Aktualitet

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26
Para
Financial Times: Loja gjeopolitike pas investimit në Sazan

Financial Times: Loja gjeopolitike pas investimit në Sazan

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve
Breaking Views

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka cilësuar si të shkëlqyer dhe historik operacionin për shpëtimin e dy pilotëve amerikanë...

Lexo më shumë
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

18:53 - 06/04/26
VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

18:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com