GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Abuzimet e Ermal Dredhës lënë Orikumin pa pastrim, anulohet tenderi 236 milionë lekë pas denoncimit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Abuzimet e Ermal Dredhës lënë Orikumin pa pastrim, anulohet tenderi 236 milionë lekë pas denoncimit

Abuzimet e Ermal Dredhës lënë Orikumin pa pastrim, anulohet tenderi 236 milionë lekë pas denoncimit

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Anulohet tenderi i firmosur nga Kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha për pastrimin e qytetit të Orikumit. Jo vetëm që kryetari e la pa e pastruar qytetin gjatë sezonit turistik, plehrat janë bërë mal në hyrje të Orikumit duke krijuar erë të padurueshme për banorët, por tenderi manipulohet dhe zvarritet.

Bashkia Vlorë e ka hapur tender në muajin shtator 2024 me objekt “Shërbimi i pastrimit të njësisë administrative Orikum”, që parashikohej të mbahej më datë 23 shtator 2024, por procedura ka ngecur për shkak të një denoncimi.

Përpara se të analizojmë ankesën e bërë në KPP dhe vendimin e marrë për tenderin, duhet të përmendim disa absurditete që përmban formulimi i tenderit.

Në preventiv thuhet se pastrimi do të bëhet për vitin 2024, ashtu sikur është emërtuar edhe objekti i tij, mirëpo Dredha është kujtuar në gusht të hapë prokurimin.

Kështu muajt e tjerë, madje ato më kryesorët gjatë sezonit të plazhit, Orikumi vazhdoi me situatën e rënduar të pastrimit.

Gjithashtu thuhet se kontratat vlen për 365 ditë, mirëpo në tabelë është shënuar 12 muaj me nga 31 ditë secili, çka i bie mbi 370 ditë. Këto mund të jenë lapsuse, pasi dihet që në komisione qëndrojnë persona të pakualifikuar për prokurimet.

Por fakti që viti po mbyllet dhe tenderi ende nuk është mbyllur, tregon shumë për abuzimin që bën Dredha me buxhetin e bashkisë.

Prandaj në tetor firma “Silver” SHPK ka denoncuar pranë Komisionit të Prokurimeve Publike këtë tender, me argumentin se ka gabime në përllogaritjet e kostove për disa zëra, si dhe janë vendosur kritere që diskriminojnë operatorët dhe favorizojnë një operator që mund të jetë pikasur si fitues.

Në datë 15.10.2024, Komisioni i Prokurimit Publik mori vendimin Nr. 1443/2024, ku vendosur të pranojë pjesërisht ankesën e “Silver” SHPK dhe i kërkoi Dredhës të bëjë disa modifikime  në tender që janë në kundërshtim me ligjin. Më datë 30 tetor, Bashkia ka siguruar komisionin se ka vënë në zbatim rekomandimet dhe ka bërë ndryshimet e nevojshme.

Por në fakt nuk ka ndodhur ashtu!

“Referuar sistemit të prokurimit elektronik rezulton se shtojca për modifikimin e dokumenteve e tenderit është publikuar në sistemin e prokurimit elektronik por ajo nuk është tërësisht në përputhje me vendimin nr.1443/2024, datë 15.10.2024 të KPP-së”, shprehet KPP ne vendimin e saj.

 

 

Prandaj edhe njëherë në këtë vendim të fundit theksohet se Autoriteti Kontraktor nuk ka respektuar ligjin në pikën ku është bërë analiza e kostos për zërin ngarkim dhe transportim i mbeturinave.

Një zë i rëndësishëm ky dhe që gjë përfshinë një vlerë të konsiderueshme në shpenzime.

“Duke e analizuar në këtë këndvështrim dhe pas njohjes me zërat e preventivit dhe analizën e kostos të dërguar nga autoriteti kontraktor për procedurën konkrete të prokurimit dhe ku njësitë e vetëqeverisjes vendore janë të ngarkuara për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi, KPP vëren se analiza e kostos për zërin ngarkim transport mbeturina i cili hyn në fushën e përgjegjësisë së këtij akti nënligjor nuk është hartuar në përputhje me parashikimet e tij. Për sa kohë që llogaritja e kostos për zërat që lidhen me menaxhimin e mbetjeve gjejnë rregullim të posaçëm përmes aktit më sipër, autoriteti kontraktor si njësi e vetëqeverisjes vendore duhet të marrë masa që t’i qëndrojë strikt këtij rregullimi dhe të hartojë preventivin për zërat që lidhen me menaxhimin e mbetjeve siç parashikon akti nënligjor me sipër”.

 

Bashkia Vlorë nuk i ka respektuar këto rekomandime po vazhdon të mbajë dokumentet me gabime në përllogaritjen e zërave. Kështu që më datë 4 nëntor 2024 është vendosur të anulohet tenderi. Komisioni i bën thirrje Dredhës të mos vazhdojë në asnjë mënyrë me procedurat. Kështu Orikumi do ta mbyll këtë vit me mbeturina nëpër rrugë!

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimanulimenderermal dredhaKPPorikumpastrimrenoncimSkandalvendimVlore

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Dosja “Çyrbja”/ Ish-deputeti i PS abuzoi të paktën 5 herë me ligjin, ja zyrtarët e tjerë të akuzuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com